Walter Mazzarri perpara ndeshjes Inter vs Verona : Cfare mendimi - TopicsExpress



          

Walter Mazzarri perpara ndeshjes Inter vs Verona : Cfare mendimi keni mbi kampionatin qe po zhvillon Verona ? Gjej rastin ti bej komplimente Mandorlinit qe po ben gjera te jashtezakonshme . Skuadra tij luan bukur dhe eshte e mire- organizuar . Ne sulme kane nje veteran si Luca Toni , dhe pas tij disa djem vertet te talentuar. Verona meriton pozicionin ku ndodhet ! 3 ndeshjet e fundit ? Le ta perjashtojm ndeshjen me Romen , qe per mua ishte ndeshje anormale. Un them qe te gjithve i shpeton fakti qe Interi me Cagliarin dhe Torinon ka luajtur mire. Dhe kjo per mua eshte e rendesishme . Per lojen e zhvilluar kam marre komplimente dhe nga Erick Thohir. Meqe ra fjala , si jane raportet tuaja me presidentin e ri ? Sigurisht kam patur mundesin ta takoje , por ate qe eshte thene e mbaj per vete. Si eshte Icardi ? Icardi nuk ka akoma ne kembet e tij 90 minuta te luajtura dhe nuk eshte mire fizikisht. Ndersa Belfodil duhet te pershtatet me mire me skemat e skuadres tone. Do luaje Kovacevic ? Ndeshjen e fundit me Torinon vendosa qe ai te luante , vetem sepse nuk kisha mundesi zgjedhjeje dhe ai e di kete. Nje nga gjerat qe duhet akoma te vendos per ndeshjen e neserme eshte aktivizimi i tij . Nqs do e perdor titullare kjo do te thote qe do jet i nevojshem per mua. Kur do rikthehet Campagnaro ? Kjo eshte nje pyetje koti , un nuk jam kirurg. Kte gje e vendosin mjeket e skuadres. Nqs ai eshte mire , do stervitet dhe do te luaje por nuk kemi akoma nje date fikse. Dua ta kem ne formen optimale dhe jo te luaje sic luajti per kombetaren e Argjentines.
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 16:38:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015