Z. Dhimitër Orgocka sjell emocione teatrale në Universitetin - TopicsExpress



          

Z. Dhimitër Orgocka sjell emocione teatrale në Universitetin "Vitrina" Kampusi “Vitrina” priti sot në ambjentet e tij Artistin e Merituar Z. Dhimitër Orgocka. Në pritje të tij ishin Rektori i Universitetit Prof.Dr. Mario Kedhi, Zv.Rektori, Dr.Teki Kurti, Prof. Dr. Piro Cipo, Përgjegjësja e Zyrës së Marëdhënieve me Publikun MSc. Alma Malaj. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike Z.Teki Kurti, ai prezantoi për të pranishmit e shumtë një kurikulum të shkurtër të të ftuarit të nderit Z. Orgocka, i cila ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin shqiptar dhe numëron 82 role si interpretues i skenës shqiptare dhe asaj të huaj, ku është nderuar me cmime të shumta. Gjithashtu e njohu të ftuarin me Institucionin tonë dhe aktivitetet e shumta të zhvilluara në Kampusin Vitrina. I ftuari i nderit u shpreh se u ndje tepër i nderuar dhe i respektuar që ishte i pranishëm në një audiencë të pasur me studentë dhe staf pedagogjik, të cilën e quajti mrekulli. Ai foli gjerësisht për historinë e jetës së tij si aktor, si bashkëshort i një aktoreje të madhe si Znj. Dhorkë Orgocka, gjithashtu si regjizor i mirënjohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Këshillat e vyera për studentët që ishin të pranishëm ishin të panumërta dhe buronin nga eksperienca shumëvjeçare e artistit të madh në çdo fushë të jetës. Z. Orgocka foli me zemër të hapur, i dha një pjesë të shpirtit publikut që e adhuroi dhe e duartrokiti pafund. Roli im më i mirë: ai që do të luaj në të ardhmen u shpreh aktori i madh. Artisti i Merituar premtoi se do të vijë të interpretojë një pjesë teatrale vetëm për studentët e Universitetit Vitrina, të cilëve u ofroi ndihmën dhe mbështetjen e tij në çdo rast që ata do të kishin nevojë. Në mbyllje të bashkëbisedimit, pasi pyetjet e studentëve nuk kishin të mbaruar, Artisti i Merituar Z. Orgocka interpretoi tri poezi të poetëve të mirënjohur Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Lasgush Poradeci. Në fund të takimit, sipas traditës të ftuarit iu dhurua paketa “77 Energji”.
Posted on: Sat, 25 May 2013 09:04:58 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015