ZOTI PUTIN, KOSOVA NUK ESHTE ABHAZIA 1. Ambasadori i Federats - TopicsExpress



          

ZOTI PUTIN, KOSOVA NUK ESHTE ABHAZIA 1. Ambasadori i Federats Ruse në OKB, Vitali Kurkin, kur, para 5 muajsh, në Këshillin e Sigurimit, e krahasoi rastin e Kosovs me atë të Abhazisë, u përballë me kundershtimin e hapur dhe të prerë të homologut të tij, ambasadorit të SHBA, Zalmai Kalilzad. Ndersa tani së fundit, kur Trojka SHBA-BE-Rusi po merret me negociatat shtesë për Statusin e Kosovës, Presidenti Rus, Putin, del në skenë me një qendrim më të ashpër e kërcenues duke deklaruar se në rast njohjeje të Pavarsisë së Kosovës nga qeveritë e shteteve perëndimore, atëhere Federata Ruse do të njohin Pavarsinë e Abhazisë… Në fakt, në mes të Kosovës e Abhazisë, historianë, analistë, diplomatë e politikanë të niveleve të ndryshme, mund të heqin paralele të ngjashme, por nuk mund të gjejnë askund pika të perbashkëta takimi të tyre për t’i njësuar si rast i ngjashëm, pasi Kosova përben një rast të veçantë në rrjedhat e ecuritë e Rendit të Ri Botëror edhe në këto dekadat e fundit. Përkundrazi, Kosova, doli vetw në skenwn e historisë moderne, si produkt e atribut i kohës, me të gjithë elementët e parametrat si një rast i veçantë, (sui generis), sidomos pas shpërbërjes së Jugosllavisë (ish-Bashkimit Sovjetik të Vogël), ndersa strategjia e vjeter dhe e re ruse don ta krijojnë në këto stade e starte , artificialisht apo forcërisht , si “mundësi apo risi”, Abhazinë e ndonjë tjeter provincë të ish- Bashkimit të madh Sovjetik. Përpjekjet e sforcuara ruse, në këtë linjë diplomatike, jo vetëm ia nxjerrin botërisht më në dritë të diellit Kosovës risitë e saj si një rast i veçantë, por ia shtojnë edhe një tjeter risi asaj, që ka të bëjnë me faktin se “ngricat polare ruse” nuk mund ta “ngrijnë” si Abhazinë e ndonjw tjeter. Nuk mund të “shkrihen” disa “konflikte të ngrira” si Abhazia duke u stermunduar për ta “ngrirë” Statusin e Kosovës dhe, tjetra, nuk mund të nderkombëtarizohen raste të tilla si Abhazia duke u përpjekur për ta minimizuar apo frenuar Pavarsinë e pandalshme e të panegociueshme të Kosovës,qoftw me forcen e “Kartonit të Vetos” në Këshillin e Sigurimit, me kërcenime për konflikte në rajonin e Ballkanit e më gjerë, me përqasje rastesh të pakrahasueshme si Abhazia, etj. 2. Një nga elementët themelorë krahasues është territori gjeopolitik, çka Kosova ka 10.887 km2, ndersa Abhazia 8.600 km2, ku Kosova, jo vetëm është më e madhe nw sipwrfaqe dhe nuk ka dalje në det si Abhazia,por ka edhe një veçanti tjeter: Kosova, në të katër anët e kufirit të saj, si Protektoriat Nderkombëtar i OKB, është e rrethuar me Treva Shqiptare: me Republikën e Shqipërisë, me Malin e Zi, me Maqedoninë, me Republikën e Serbisë (Kosova Lindore e Sanxhaku). Abhazia, njëren anë e ka vij bregdetare, ndersa në anët e tjera kufizohet me Gjeorgjinë e me Federatën Ruse. 3. Kosova, në vitin 2007, (sipas ISK),e ka popullsinë e saj mbi 2.1 milionë banorë, ndersa Abhazia numëron rreth 250 mijë banorë, çka i takon rreth 9 herë më shumë banorë. Nisur nga përbërja etnike e popullsisë, në vitin 2007, Kosova, nacionalitetin e saj kryesor,( shqiptarë ), e ka 92 për qind tw popullsisë, ndersa Abhazia ka vetëm 46 për qind të popullsisë abhazanë. Në vitin 2007, përbërja etnike e Kosovës, ( sipas ISK), është me 92 për qind shqiptarë, 5.3 për qind serbë dhe 2.7 për qind grupe etnike të tjera etnike. Abhazia, në vitin 2003, nga 216 mijë banorët e saj, vetëm 95 mijë i kishte abhezanë, 46 mijë gjeorgjianë, 45 mijë armenianë, 24 mijë rusë, etj., çka e pwrcakton si një shoqëri multietnike, që ka më pak banorë etnikë tw nacionalitetit tw saj kryesor se sa shuma e nacionaliteteve të tjera në vend. 4. Në vitin 1993 në Abhazi, gjatë një konflikti të ashpër me Gjeorgjinë, abhazianët bënë një spastrim etnik të madh e tw rrallw, duke e ndryshuar harten e përbërjes etnike të popullsisë së saj. Nga 537 mijë banorë, që kishte Abhazia më 1994, kur u vendos armëpushimi i këtij konflikti të përgjakshwm e genocidi të madh, nga ky vend u larguan mbi 200 mijë banorë, shumica e të cilëve ishin gjeorgjianë. Në vitin 1989 gjeorgjianët përbënin 45 për qind të popullsisë,(240 mijë banorë), aq sa sot janë abhazianë, tw cilwt, nw kwtw vit, ishin vetëm 18 për qind e popullsisë apo 94 mijë banorë, kurse sot, më 2007, kanë arritur në mbi 100 mijë vetë. Po kështu, krahasuar më vitin 1989, nw Abhazi, janë pakësuar edhe armenianët, të cilët ishin 15 për qind apo 77 mijë banorë dhe rusët, që ishin 14 për qind apo 75 mijë banorë. Kjo nuk ka ndodhur në Kosovë asnjëherë gjatë historisë së saj, që shqiptarët, si nacionaliteti kryesor në vend, të përzejnë grupet e tjera etnike dhe të ndryshojnë kaq radikalisht harten demografike të etnive në terrritorin e saj. Kjo ështw strategji hegjemoniste e genocidi vetëm e Sllavëve të Jugut, në ish-Bashkimin Sovjetik të madh apo në Bashkimin Sovjetik të vogël (ish- RSF të Jugosllavisë) tw praktikuar gjatë dy shekujve të fundit, çka e përdoren egërsisht edhe në vitet 1998-1999 në Kosovë. 5. Gjatë dy dekadave të fundit, organizma të ndryshme nderkombëtare nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së ( me disa rezoluta të veçanta) e nga OSBE, etj. janë cilësuar të papranueshme ndryshimet demografike në Abhazi, të kryera nga nacionaliteti abhazianë, sipas strategjisë e nxitjes së heshtur e të hapur nga Moska, gjatë konfliktit Abhazi-Gjeorgji më 1993. Kërkesat e përseritura të Komunitetit Nderkombëtar për kthimin në Abhazi të të shperngulurwve të nacionaliteteve gjeorgjianë, armenë, etj. nuk janë marrë në konsideratë reflektuese nga Qeveria e Suhumit dhe rezultatet, pwrsa i pwrket numrit tw tw rikthyerwve, kanë qënë tepër modeste. Përkundrazi, në Kosovë, të larguarit e etnive të tjera, jo vetëm janë rikthyer dhe ky proces po vazhdon sot e kësaj dite dhe përseri Komuniteti Nderkombëtar ka 8 vjet që flet e vepron për standarte të një bashkëjetese paqësore në mes etnive, pamvarësisht se ato nuk përbejnë as 10 përqind të popullsisë tw kwtij vendi. 6. Në Kosovë, mbi 90 për qind e popullsisë së saj, duke përfshirë edhe disa grupe etnike në vend, kërkojnë Pavarësinë. Në Abhazi grupet etnike , që flasin e punojnë për të ardhmen e këtij vendi, kanë qëndrime të ndryshme. Edhe vet abhazianët janë të ndarë në dy “rryma”, një pjesë kërkojnë Pavarësi dhe pjesa tjeter duan një antarësim të asocuar apo një “Protektoriat Rus” të plotë. Grupet etnike armene e ruse preferojnë integrimin në Federatën Ruse . Gjeorgjianët etnikë (kryesisht në rajonin e Galit) të ardhmen e vet nuk e shohin jashtë Gjeorgjisë. 7. Abhazia, si republikë “de juro” e Gjeorgjisë, përdorin si gjuhë zyrtare atë abhaziane dhe atë ruse, ndersa Kosova, si Protektoriat Nderkombëtar i OKB-së, përdorën gjuhë zyrtare shqipen, serbishten e anglishten. Po ka një ndryshim të ndjeshëm: Shqipen e kanë gjuhë të nënës mbi 90 për qind e popullsisë shqiptare të Kosovës, por e flasin edhe etni të tjera, ndersa serbishtja është gjuhë e njw grupi etnik, që përbwn rreth 6 për qind të popullsisë, por e flasin një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e etnive të tjera si gjuhë të dytë. Anglishten e perdoren Administrata Nderkombëtare në Kosovë dhe një pjesë e madhe e popullsisë. Pamvarwsisht se Abhazia (“de juro”) është pjesë e Gjeorgjisë, nuk e ka gjuhë zyrtare atë gjeorgjiane, por e përdoren zyrtarisht gjuhen ruse si gjuhë të dytë, ndersa Kosova e ka gjuhë zyrtare të dytë edhe atë të Republikës së Serbisë,nga e cila është shkëputur “de facto” që më 1999. 8. Abhazia e përdoren për monedhë zyrtare ”rublen ruse”,( atë të Federatës Ruse), siç vepron edhe Osetia e Jugut,( republikë e varur “de juro” nga Gjeorgjia ). Kosova e përdorën si monedhë zyrtare atë të Bashkimit Europian “EURO” dhe është i vetmi vend në Botë, që ende pa u bërë Shtet i Pavarur e Sovran, përfshihet në “EURO-ZONE”, biles para disa shteteve antare në këtë organizëm nderkombëtar të fuqishëm të Globit. 9. Kosova, nder të gjitha njësitë federative të ish- Jugosllvisë, më 2 korrik 1990, e shpalli Pavarsinë e saj, si Shtet i Pavarur e Sovran dhe deri më sot ka arritur të jetë Protektoriat Nderkombëtar i OKB, nderkohë që Statusi i saj për një Pavarësi të Mbikëqyrur është drejt finalizimit në dhjetor të vitit 2007. Ndersa Abhazia e ka shpallur Pavarsinë e saj, dy vjet më vonë se Kosova, më 23 korrik 1992, dhe ende nuk është njohur nderkombëtarisht as nga vet Federata Ruse. Përkundrazi ka mbetur një “konflikt i ngrirë” dhe vatër e vazhdueshme tensionesh politike e me sanksione ekonomike,etj. në mes Rusisë e Gjeorgjisë... 10. Abhazia “de juro” është e Republikës së Gjeorgjisë, ndersa “de facto” është “Protektoriat Rus”, i mirëfilltë, por në mënyrë të “heshtur”, pasi shumica e popullsisë së këtij vendi ka pashaporta ruse, një pjesë e madhe e popullsisë marrin pensione nga Federata Ruse dhe, të gjitha shkëmbimet ekonomiko-tregtare të saj kanë vetëm një kahje: me Rusinë. Për më tepër, Federata Ruse, ka në Abhazi dy baza ushtarake të mëdha si në Ahallkallak dhe në Batumi dhe nuk e ka ndermend tw largohet nga ky vend edhe pas pakwsimit tw trupave ushtarake mw 2007 e 2008. Kosova është e hapur për shkëmbime ekonomiko-tregtare me të gjithë fqinjët e saj, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, biles volumi i këtyre shkëmbimeve me Kosovën i kapën Republikës së Serbisë mbi 200 milionë Euro në vit. Kosova është i vetmi vend në Botë si Protektoriat Nderkombëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 11. Në rastin kur Moska e Putinit nisën të flasin për Abhazinë, e për më keq, kur don ta krahasojnë si rast të ngjashëm me Kosovën, ka parasysh edhe një fakt tjeter: Don që Abhazia të bëhet “Cështje Euro-Atlantike” si Kosova dhe të nderkombëtarizohet në opinionin botëror dhe në organizmat nderkombëtare, siç ka ndodhur me Kosovwn. Jo vetëm kaq, por është edhe një tjeter arsye e papwrmbajtur e Moskws: don të largojnë NATO-n nga Gjeorgjia e përndryshe: Gjeorgjinë nga NATO, për të mos u antarësuar në këtë organizëm të fuqishëm të Globit, prandaj ndaj saj përdoren sanksione e ndaj vendeve perëndimore euro-atlantike po lëshon kërcenime të hapura... Moska e don Abhazinë si një “konflikt të ngrirë”,(siç ka mbetur realisht), si një “Protektoriat Rus”,(siç e ka praktikisht), si një “vatër” tensioni e presioni ndaj Gjeorgjisë,(siç e pwrdoren vazhdimisht), dhe nuk i intereson ta ketë pjesë territoriale të saj nga ana gjeopolitike, biles edhe e ka refuzuar kur Abhazia ka kërkuar zyrtarisht që të bashkohet me Federatën Ruse. Moska e Putini duan të “luajnë” me rastin e veçantw Kosovë “kartat”e tyre me SHBA e BE, siç e përdoren Abhazinë ndaj Gjeorgjisë, prandaj Kosovën e don të mbetet “konflikt i ngrirë” dhe një “vatër” konfliktesh të mundshme ose të pritshme dhe me emrin e në territorin e Kosovës don me praktikue skenarë destabilizimi në rajonin e Ballkanit e në Europë.. Ramiz Lushaj Tiranë, shtator, 2007
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 16:28:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015