Zemra, trupi ynë dhe ushtrimi fizik. Njeriu i ngjet pak a shumë - TopicsExpress



          

Zemra, trupi ynë dhe ushtrimi fizik. Njeriu i ngjet pak a shumë një makine te zakonshme që ka: motor, shasi dhe timon. 1.Motori: Zemra, mushkëritë dhe enët e gjakut janë motori i njeriut dhe pa u ndezur ato, që do të thotë pa punën e tyre, njeriu nuk mund të prodhojë energji. Në gjumë ky motor nuk pushon, se ndryshe njeriu do të vdiste, por fle me të zotin duke punuar me ngadalë. Pra, është një ambjentim midis punës së motorit të njeriut dhe vetë punës që kërkohet të bëhet. Meqenëse muskuli i zemrës është i ndërtuar nga muskuj të ngjashem me ato të skeletit, pavarësisht që janë të pavullnetshme pësojnë të njëjtat ndryshime. Ato mund të zmadhohen, duke formuar zemrën e “madhe”, brenda kufijve fiziologjike. Kështu, zemra mban më shumë gjak, hedh më shumë gjak, ushqen më mirë muskujt dhe e bën njeriun më të suksesshëm në lëvizjet e sforcuara. Shpejtësia zemërore, ose siç mund t’i themi thjesht pulsi, tek një sportist është i ulet në krahasim me një tjeter, që s’merret me sport. Nëse pulsi i një njeriu të zakonshëm, në qetësi, mund të jetë 75 rrahje në 1 minutë, ai i një sportisti mund të shkojë në 36-401 minutë. Zemra pompon gjatë 24 orëve 10 tonë gjak. Atë e ndihmojnë shumë muskujt e skeletit, të cilët gjatë punës së tyre tkurren dhe lehtësojnë kthimin e gjakut. Ato quhen edhe pompa e dytë e organizmit, pas zemrës. Kjo shpjegon rëndësinë e lëvizjes për të sëmurët nga zemra. Tkurrja e muskujve gjatë ecjes lehtëson zemrën e sëmurë dhe e bën atë të punojë më mirë. Gjatë ngarkesave fizike zemra rreh më shpejt për të furnizuar me gjak organet, në veçanti muskujt. Po kështu ngjet edhe me pedalin e gazit, që shtyp shoferi, kur do të shtojë shpejtësinë. Pas ngarkesës, zemra gradualisht rikthehet në normë dhe, sa më të përgatitur fizikisht të jemi, aq më e vogël do të jetë koha e normalizimit të zemrës. Ecjet, ecje-rendjet, vrapimi, çiklizmi, noti, lojërat, etj., e fryjnë muskulin e zemrës, ulin pulsin në qetësi dhe e normalizojnë atë më shpejt, pas ngarkesës. Duhet të zhvillohet një stërvitje e rregullt për të përfituar sa më shumë prej saj. Në këtë rast motori njerëzor punon mirë dhe ruhet mirë. Të ushtruarit fizik duhet të jepet me doza si ilaçet: dozë e vogël- efekt kurues i vogël, dozë e duhur- efekt i dëshiruar dhe dozë e madhe- dëmtim i shëndetit. A.Dal Monde fiziolog sportiv i shquar italian. 2.Shasia: Shasia njerëzore përbehet nga muskujt, kockat, kyçet, ligamentet, tendinët. Me rritjen e njeriut rriten edhe organet e tij. Pra, ndryshimet në shasi shkaktojnë ndryshime edhe në motor e kjo duhet të jetë në ekuilibër. Një biçiklete nuk mund t’i vihet motori i një kamioni dhe një zemër e madhe nuk mund të punojë shpejt dhe me efikasitet, për të furnizuar një trup të madh. Njeriu peshon 70 kg dhe ku një zemër që rreh 60-70 në 1 minutë. Elefanti peshon 3000 kg, kurse zemra i rreh 25 në 1 minutë. Miu peshon 25 gr dhe zemra i rreh 700 në 1 minutë. Përgatitja e shasisë njerëzore ka lidhje me përgatitjen e muskujve në programet e forcës dhe të veprimtarisë lëvizore. Krahas muskujve forcohen edhe tendinat, ligamentet, madje edhe vetë kockat. Sa më shumë muskuj vihen në veprim, aq më efektive bëhet lëvizja sportive. 3.Timoni: Timoni i njeriut është truri. Vënia në veprim e tij ka rëndësi emblematike në përfitimin e vlerave fizike të dëshiruara. Lojrat e zhvillojnë mjaft trurin e si rrjedhojë, nxisin zhvillimin fizik. Truri është çdo gjë; muskujt, copa gome. Gjithçka që arrita e që jam, vjen nga truri. Një mësues i edukimit fizik dhe i fitnesit, duhet të ketë parasysh se, të ushtruarit fizik zhvillon të tre sistemet: motorin (zemer, mushkri-ene gjaku), shasinë (muskuj, kocka-tendina, legamente) dhe timonin (tru-nerva). Çdo aktivitet fizik, që nuk vë në veprim këto 3 sisteme është abuziv, ndoshta edhe komercial, pavarësisht nga emri i madh që ka. Cilat janë burimet energjitike të njeriut? Si një makinë e ndaluar, që do të lëvizë nga vendi me anën e një çelësi, i cili vë në veprim një energji të gatshme (bateria), ashtu edhe njeriu ka brenda në muskul një substancë energjitike të gatshme, që quhet ATP (adenozintrifosfat). Kjo energji jep një shpërthim të rrufeshëm dhe nga zbërthimi, mban të gjallë një lëvizje, që zgjat 8- 10 sekonda. Pas kësaj energjie, vepron një tjetër, e cila kthehet nga CP (keratin fosfat) në ATP. Kjo lloj energjie mban edhe pak sekonda. Nëse puna do të vazhdojë, duhet të ndodhë zbërthimi i sheqernave në muskuj, pa ndihmën e oksigjenit. Kjo ndodh kështu, e detyruar nga koha e pamjaftueshme për të vënë në veprim organet përgjegjëse për thithjen dhe transportin e oksigjenit. E gjithë kjo veprimtari, kryhet pa pjesëmarrjen e oksigjenit dhe quhet anaerobe. Kjo punë e shpejtë zgjat për një kohë të shkurtër dhe nuk rekomandohet për fillestarët, njerëzit e papërgatitur, të moshuarit dhe fëmijët. Kjo cilësi fizike e trashëguar është cilësore, por zgjat për një kohë të shkurtër. Ai që përsoset nga njeriu me kalimin e kohës, është aktiviteti aerobik, mjaft i shëndetshëm për të gjithë. Në këtë aktivitet bëhet zbërthimi i sheqernave dhe yndyrnave me pjesëmarrjen e oksigjenit. Kjo ndihmon gjithashtu edhe në rënien nga pesha. Aktiviteti fizik aerobik, ndryshe nga çdo aktivitet tjetër, i sjell shumë të mira organizmit, meqenësë shërben në përvetësimin më të mirë të oksigjenit. Kështu, kur ne ushtrohemi në mënyrë aerobike, marrim më shumë O2 dhe e çojmë atë thellë, në trupin tonë. Kjo është e rëndësishme dhe na bën të ndihemi mirë. Trupi thotë:“Oh, oksigjen, unë jam shumë i gëzuar që t`i je këtu me mua dhe tani e di unë se çfarë duhet bërë me ty — një gosti per shëndetin” Kjo ndjeshmëri për të mirë nuk është vetëm gjatë punës fizike të perditshme, por edhe në qetësi. Dy shembuj që flasin në favor të ushtrimeve aerobike. 1- Mbyllni hundën dhe gojën. Vetëm pas pak sekondash do të kërkoni të merrni ajër. Si do ta ndieni veten pas marrjes frymë? Kështu ndiehet organizmi kur merreni me aerobi. 2- Vendosni një peshë 6-10 kg në bel. Ecni. Pas një fare kohe hiqeni, sigurisht që do të ndieheni të lehtësuar. Kështu ndodh me organizmin, kur heq dhjamërat e tepërta pas ushtrimeve aerobike. Fitnesi quhet i lartë kur përvetësojmë mbi 45 ml O2, ne 1 minutë, i mesëm 35-44 dhe i ulët nën 35. Këta të fundit jane kandidatë per çdo të papritur nga zemra. Ka shumë teste, madje edhe të thjeshtë, që e përcaktojne këtë nivel aerobik. Nëse në punën pa oksigjen pulsi shkon deri në maksimum, madje edhe mbi 200, në punë me pjesëmarrjen e oksigjenit, ai është nga 100-140 në 1 minutë, për një kohë të zgjatur. Atë që dëshirojnë të dobësohen, duhet ta kenë parasysh se kryesisht me një regjim pune aerobike vihen në konsum dhjamërat (yndyrnat), të cilat zbërthehen për energji. Kohët e fundit edhe aktivitetet anaerobe sjellin ulje të peshës. Kjo mund të krahasohet me tërheqjen e telit të violinçelit, i cili vazhdon të vibrojë edhe pas një farë kohe.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 16:07:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015