Zgjate kohen e ecjes, zgjate jeten! Ecja eshte pjese e cdo - TopicsExpress



          

Zgjate kohen e ecjes, zgjate jeten! Ecja eshte pjese e cdo programi te ushtrimeve, dhe per kete ka mjaft arsye – njerezit qe ecin rregullisht kane tension me te ulet te gjakut, me pak kilograme, gjendje me te mire shendetesore ne pergjithesi dhe jetojne me gjate se ata qe kudo shkojne me automobil. Yahoo Health eshte munduar te mbledhe te gjitha dobite qe njerezit i kane nga ecja dhe t’i rrumbullakoje ne dhjete urdheresa per jete te shendetshme permes ecjes: 1. Ecja zgjat jeten – ka treguar hulumtimi i publikuar ne vitin 2011, i kryer ne gati 28 mije njerez ne mes moshes 40 dhe 79 vjecare dhe i cili ka zgjatur 13 vjet. 2. Ecja redukton rrezikun nga diabeti – mjafton gjysme ore ne dite per parandalimin e shfaqjes se diabetit 2, ka treguar hulumtimi nga viti 2002. 3. Me ecje ushtroni trurin – 14 kilometra ne jave ndihmojne ne rritjen e materies gri ne tru, cka redukton rrezikun nga demtimet kogniteve dhe problemet me koncentrim, kujtese dhe te menduar. Tete kilometra ne dite mbrojne kujtesen dhe pjeset e trurit pergjegjese per mesim tek personat me semundjen e Alzheimerit. 4. Ecja redukton tensionin – gjysme ore ne dite, tri deri pese dite ne jave jane te mjaftueshme per ndryshimet e ndjeshme te tensionit per mire, madje edhe kur ecja nuk eshte ne vazhdimesi. 5. Ecja eshte e shkelqyeshme per eshtrat – nje kilometer e gjysme ecje ne dite forcon eshtrat ne menopauze, ka treguar hulumtimi nga viti 1994, ndersa eshtrat e atyre qe ecin perndryshe humbin forcen kater deri shtate vjet me vone se tek ata qe nuk ecin. 6. Ecja redukton rrezikun nga sulmi ne zemer – 20 ose me shume kilometra ne jave reduktojne rrezikun nga sulmi ne zemer pergjysme, eshte rezultati i hulumtimit ne 11 mije njerez. 7. Ecja permireson disponimin – vetem gjysme ore ne shiritin per ecje redukton tensionin dhe largon depresionin me shpejt se antidepresivet, thote hulumtimi i publikuar ne “Journal of Sports Medicine”. 8. Me ecje shpenzohen kalorite – njezete minuta ecje ne dite heqin me shume se tre kilograme ne vit. 9. Ecja zgjidh problemin e pagjumesise – gjate mengjesit shetisni 45 minuta dhe do te flini si bebe, derisa shetitjet e nates kane efekt te kundert, thone hulumtuesit ne qendren “Fred Hutchinson” ne Seattle. 10. Ecja eshte e mire per zemer – tri apo me shume ore ecje ne jave redukton rrezikun nga semundjet e zemres te femrat, ka treguar hulumtimit ne 72 mije te testuar, ndersa hulumtimit paralel ne meshkuj ka treguar reduktimin e rrezikut per madje 50 per qind.
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 14:42:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015