botaBota që ne njohim mund të marrë fund në vitin 2032. - TopicsExpress



          

botaBota që ne njohim mund të marrë fund në vitin 2032. Astronomët ukrainas kanë zbuluar një asteroid gjigand që mund të godasë tokën me fuqinë e 2 500 bombave nukleare. Observatori Astrofizik zbuloi fundjavën e kaluar se një asteroid me diametër 400 metr që e quajtën me emrin 2013 TV135. Ky asteroid konsiderohet i dyti më i rrezikshmi për jetën në Tokë. Shkencëtarët kanë konsideruar gjithmonë se shanset për të goditur Tokën janë të vogla. Shanci që të godasë Tokën në vitin 2032 është 1 me 63 mijë dhe kjo do të thotë se ka ende 99.99 % shance që jeta në Tokë të vijojë normalisht. Por nëse ndodh, dëmi do të jetë tepër i madh. 100 mijë milje katrorë do shkatërrohen dhe klima do të ndryshojë për vite e vite në vijim. Por nëse jo, asteroidi do të kalojë pranë orbitës së Tokës, bën me dije agjencia e lajmeve ruse, RIA NOVOSTI. NASA ndërkohë e ka cilësuar si një objekt potencialisht të rrezikshëm. Pasi shkencëtarët ukrainas dalluan objektin fundjavën e kaluar, astronomët në observatorët e Spanjës, Italisë, Siberisë dhe Rusisë e konfirmuan ekzistencën e TV135 2013. Vendi ku mund te godase asteroidibota1 Asteoridi për herë të parë do i afrohet Tokës në vitin 2024, ndërsa shanci për goditjen mund të jetë viti 2032. Por para pak ditësh, shkencëtarët e NASA kanë zbuluar një tjetër asteroid që parashikohet se do të godasë Tokën, këtë herë më 16 Mars, 2880. Asteroidi është një shkëmb i madh që udhëton aktualisht me 15 km në sekondë në drejtim të Tokës. Përplasja me Tokën do të ishte i fuqisë së barabartë me 44 800 megatonë tritol. Risku që ky asteroid të godasë Tokën është me një propabilitet prej 50% të besueshëm krahasuar me asteroidë të tjerë që janë në hapësirën qiellore. Në historinë e Tokës, asteroidë të ndryshëm e kanë kërcënuar gjthmonë planetin tonë, por sipas shkencëtarëve, ka qenë një i tillë i quajtur, K/T që i dha fund epokës së dinosaurëve, rreth 65 milionë vite më parë...........hahaha veq revista Kosovarja e shkrun kete rren :PP
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 16:30:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015