netisveizi/ - MIRE SE BUJTNI MIQ - :DDD "ANALFABETIZMI I RUTINES - TopicsExpress



          

netisveizi/ - MIRE SE BUJTNI MIQ - :DDD "ANALFABETIZMI I RUTINES ÇDODITESE" - A / L - A Dragonjtë para e pas apokaliptikë-princër kauzës së fé’moralit, Arratirë na janë legjendave lavdungjillura mikeshëza ime, Besomë pra shkulmagimë si dritën mohuar fatit, Tashmë mes unazës së amfiteatrit të kohës, Ku fantazmat e së ardhmes rikonstruktojnë historinë, Një lule ndjellpaemër xhelozie lig po na i gjakërin rrënjazi sytë, Dora që do t’a presë ndoshta është herët paracaktuar, Dhe profetiket shëmbëllima të gladiatorëve, Kurrë s’do t’a mësojnë shijen e tehputhjes klithnajfundme, Pse ngjyrat a s’lindin veç për t’u ridegraduar cirkuidave të erës, Po dielli a s’vjen të rimbytet prej thonj terrtirash, Dhe idetë gërmojnë ëndërrenjash llogore, Monumentet përkushtimtare në varrnaja t’i shndërrojnë, Lotët e velafjalëve pikëllenjash ngazëllyera, Qark nesh rish i formojnë liqenin shteranik trishtimit përqafim’ri, Ku rastësisht do t’i gurqafim zotat ngushëllenjës, Gjithsesi shiut aromkuq të duartrokitjeve, T’i shpëtojmë s’mund-dhe në strukemi skuta heshtjesh, Apo dhe brenda palcës së mollës ev’adamike ende farpapjekur, Oh, shenjtorë të mëkateve tona pasmëpa jemi, Predikues parajspërjashtuar prej gjyqit suprem të etërve, Që nën kazmën sa zellbujare të faljes, Milingonazi himnizojnë shembjen e idhujtarive, E krejt stepash kujtese mbjellim hije dafindjegura hakmarrinash, Po ku jep shpirt të rishpirtërihet ngadhnja, Ndonëse sot fort shpesh kthehemi ndër kreni përrallash, Pjalmin arpluhurt për t’ia shkundur ndërgjegjes, E me kostumet korbtare të virtytit lodhur shpejt ballove ikjetëse, Brejtur prej tenorimit të molës së hipokrizisë, Mercenarazi ritmojmë marshimin orgjiadave flirtore, Ku hyut të egoizmës na pëlqen t’i adhurojmë millim origjin, Dhe pse shpatën rrufetirë-ia shitëm, po’po! Fill sapo toku-dashurimëza ime-ia vetvramë dragonjimin moralit... B Tek e fundit-fatin virgjëras po e rilindim në perandorinë e parasë, Ku egërsisht prej leshrash ngërthehen interesat, Krejt si grarenja xheloze për perënditë adhuripërbuztare, E-flirtguxuarazi japmarrim fajde me jetën, Dhe pse ky ritëm tundonjzi erëzvarrirmi na grisht veç humnerash, Eh sa bukur e dallgëzon këtu valleharenjën Edeni, Gjarpërinjtë shtegyjëzuar të arsyetimit pol’pa, Mjaltërisht helmojnë sho’shokun në festën vegimpacak, Petalet e zjarrit nënshtrimrebeluar e burguar dyshekëve orgjiakë, Thundrisht rikthehen po ndër sythe himenërie, -Energji që lyp të shohë ç’ka para fjalës, Zallishtja e instiktit të trimërisë diamantëzohet frikëtirës, Vjetranja dëborë flakbie akullnajash vesi-bardhri e kaltri e gjelbri, Hm, trokth kahut të errnajës edhe ca, Sa t’ia kapërcejmë alpet atlasit të shpresës, Pa kreno si po na ylberon tejmi fushëtira bujaripremtore, Marshet që gazit do na presin shurdhtunxheve-bëjnë ende prova, Dhe boja e diellit s’iu ka tharë banderolave, Qoftë edhe nëse atje kurrë kujt nuk i mbërriti as mirazhi, Bistakët flladnervorë të gishtërinjve, Lejomë të t’i shtrydh pikëlotaz hënshëm zhurbuzëve sa psallttare, Kur dheun e frymëmarrjes dëshiroj të t’a plug fort thellë, E të m’a ngulësh deri në antropologji eshtrash dua, Qysqinë ndryshkjelashtë të egoizmit, Pse-kam nevojë të bindem për tërçka që qenka e pa evitueshme, Për kreshtën e një mali mungese që s’më rritet zemrës, E për alpinizimin edhe kur syrit vërtetë s’të kam, Bile edhe për euforizmin e pushtues’ujit, Kur rastkush nuk më rrëfen se ç’quhet mirenjë por ç’genon gabim, Kur s’paska ardhmë në s’di si t’ia klandestinësh kufijtë, Kur as të shkuar s’ka pa adn amanetesh, Kur gjithshka shembet-kur ende ngritur s’është, Oh, karvanim gabimesh jemi zile memece qafmushkës verboshe, Teksa dashurojmë zotat e padobishëm e njerëzit pa zota, E ja si na vetprivon e drejta të respektojmë qiejt, Pse s’po dijmë si jetohet thjesht për vete, E, të dhurojmë veçse të tashme-tani! e kurrgjë jo më tepër se kaq, Nektar plazme e kryq bese e pishtar lutjeje, Por, penduar paqja ngjiztë në ty e mua-punëmadhja ime, Sa herë na dënon vetgjykueshmërie t’a rilexojmë, Kuran’in madhërimurdhërues qiellsisë dritnajvirgjine të parasë... C Në dymbëdhjetë fiks-kulla hënore e sahatit mjegullnajorientues, Nga pesha flladimtare e kumurive të pritjes, Si një ulli datlindjeharruar krejt do të trishttet kërrusur, Palca i vajshteret në kandil nostalgjie, Bile dhe bredhat stoikë do t’ia shkulin flokët rrënjëve hareqiellta, Harku i ylberit të gazmendit-kurrë ndezur, S’do të dijë ku t’i shënjojë kufij kaprollit të emocionit, Me shigjetën plagëndërrt të padurimit, Balerinuar në sy ujqish ballsamosur vitrinash, Gurët, lashtësisht do t’i arratisen valshkëndijave të kalldrëmeve, Për t’u shkelur-kudo ku trokthërijnë-prej hapave të tu, Klithërimëmbëlthta mbi kudhrën e janarit, Trumpetat ritëmshirokta të shesheve, Do të zbrazen nga çadrat lulezafiruar të këngëve, Meqë as përqafimi ekstazngujuar i horizontit tash nuk e nxe më, Heshtjen e harmonisë që ti fsheh stuhirazi, Si të ish një lepurushth gëzofblertë strofkgjimallit, Nën pranveroren pulovër të dëborbuzqeshjes, Ku ia mëkon me yje pangjizur cicërnajat panjohtirave tej, Ja dhe ravijzimet rruginahumbse të kalasë, Zhubravitur do kallen në koshin e vegimave ngadhnjsarkofagura, Tok me arkitekturën e historisë rëndësipluhurt arkivash, Majat do të zbresin malet-për të të adhuruar, Detet do t’i kapërcejnë brigjet-të të gjunjrohen në lojra tajfunesh, Engjëjt do të zvarren ndër korijet e vlagqerpikëve, Kur prej portikësh të librave frymshenjttë, Djajtë penduar do t’i këputin zinxhirët e vetmohimnive të qenies, Bile kitara kordshkrumbtë e Lorkës do gjakzhvarret, E do shpërvidhet Rembrandi prej autoportretit pleqëror, Janis Joplin do t’a rihimenizojë lavdfatin, E Kolombin s’do t’a perëndijnë fshehttirash-ameriknajat, Oh, mbi gjilpërat e takave të dritës do të bujtësh, E unë qëndismës merakartë të syrit kurrsesi s’do të jem më unë, Ndoshta dhe do hareshë me morrnica alurenjash, Ndër mishin përcëllor të fjalëve ende eshtrapakrijuara, Kur as me shenja epokëgurta pishtarësh, S’do mund të arrij të t’a shpërfaq përkushtesën, Flamurin zjarrimtar të nevojës për të të mbështjellë trupshpirtazi, E jet’tej të të fsheh në guvëzën e pasthirrmës “të dua”, Teksa do më erëzohesh vetëtimazi duarsh, O fluturzë kundërshtie-herë etervjollcë e herë flurkaltërme, Po-po, kur minareja kometvallzonjtare e orëbekimit, Pa dyermbyllje për paradën e qirinjve të premtesave tortdhéruara, Krejt të m’i ngrejë trillesh-re Deep Purple’ore, Murlangugatjet e dënesave metaforike, Oh, fiks kur sip mbi sip ligmi t’i dënojë akrepat mëkati, Në jehonën gjuhëshkulur të këmbanares dëshpërenjdymbëdhjetë... Ç Përgjëratë! mos tremb nëse pasqyrat e retinave më shformohen, Kur u kridhesh thellazi shpirtit zell’lakuriqthi, Ja që edhe vetë hëna qëllon që shëndoshet verbëronjave, Prej gostisë së picave të vet’adhurimit, Dieta më e këshillueshme mbetet shtimi i flakës së përqafimeve, Ndër magmëfurrat ritual’lashtta të dashurisë, Velat oqeanimtrazovaçe të yndyrnave-mbyti pra, Mes dallgëtira stuhishë-përkëdhelës luzmpaprapsshme, Deri në fildish eshtre duhet shijuar palcazi, Duhma e fark’emocionit që furie epshin na e oksigjenon ritmesh, Sa herë i dhuron kuptim shpatës së kënaqësisë, Kur gabuarazi do të ndodhë të luftojmë ç’ka ndjejmë, Pa u shpërgjakur nga loti i pse’shpagive, Dhe në kulla e trishtit do na zvarrë qiejsh-fundi kafke perceptimi, Ura’duart e të gjithë marinarëve rremayjtë, Të betohem! do t’i thyej lisash rrënjazi e pa pendimni, Shkrepash do i burgos-zjarreardhmës, Nëse vërtet po guxojnë të t’a mbërrijnë ishullin, Lakoret nishaneshkëndijues të brigjeputhjeve grishtpërmbytëse, Me thonj ekstaze lermë të t’i tatuazhoj, Oh, më bëj zogth rubinëtirës së puhisë-veçse një çast, E fort akulltisht më ngroh në çerdhëz gjoksi, Pse paskam kaq nevojë të më mbrosh-tek shtegtij teje panjohjes, Prej uraganëve marranë të vlagëtirës së përdëllimit, E prej ndjellës krokodiluar dëshirenjash, Por edhe prej vetvetes ku mbytem çisterna verëxhelozisë, E-ca e ca dua të t’i mpak të ulërenjave ujvara, E, krejt të t’a trokthëroj në çdo pore etjeje zhurimën verbërzuese, E kur të më bujttësh pa ia thyer qashtrinë iluzioneve, Ndër portat himerike të mallprushtirës së syrit, Veso meteoritazi si një fillth dritëze bari, E balerino rrufenjëzimë-mes lëndinës shkrumbore të agshtratit... D Pylli harlisje’entuziazmur i dyshimave-qenkërka sa kurthbukur, Sepse shtigjeve me erën vallëzon flak’gaz’lirë egërsia, Hierarkia parabiblikisht ja që nis tek zogjtë, E boll trishtohem ankthnajës kur mendoj që mbaron me hienat, Askundti s’i gjej gjurmët e fatit që duhet të ndjek, Kur s’di ku buroi-kushedi ku rikondensohet, Ndaj ekzistencialisht kohës shthurantare i dej’urithem, Herë gërmoj ndër kometzemra lamtumire nën dëbornaja lotësh, Herë aorta vetëtimash sajoj në shpirt dheu, Ku të furijë ngadhnjenjash drita sa kahmohimtare, Për kauzën që po ndjek busullën e shenjttit stoik të vogëlsirave, Por, në arën e idesë s’kam si ende plugëzoj riskvetëm, Farë qëllimi pa i gjetur stinëzimit ritual, Ngut toku do mbërrijmë në lëmin e mirësive, Ku hëna orbitpremtirë shin shpresën si pelë dënuar lumturenje, Në daç edhe mund të mos m’a ndjekësh viciozitetit, Rrethlajthitmës së haresë-thrash’in e këngës, Apo edhe të m’i shembtishë mund-tunelet e besimit haluçinant, Përvojash të ardhmëtirës pa arkitektuar, Ku e fshehëm lashtti-e tash di pse-drithin devotshmëtar, Veçmas ama nderoma tempullin e instiktit yjor, Bota ime rrufenjëzon errërisë aq sa verb edhe përkëdhela jote, Teksa droja akumulon energji rish bekimpanjohura, Për t’i mbrujtur oaz’agut diellin paqmëri, Sa bile dhe engjëjt pa genëzuar-bujtin gostisë së fjalës që pjek, Po-po, këtu ku dekompozon festtare përjetësia, Ku shpesh varret i bindim të përqafojnë malli’mallin, E ku thesaret profetike dhe na braktisin, E pas-revankotthi pendohen për moskthimin në brigje amshimi, Nëse dikurë krye ngremë ç’nguruar lart sa perënditë, Kjo thjesht sa për të kqyrur bashkndëshkorët, Si polzvarren ligjeve të rëndesës kurrë pa e njohur njutonizmin, E as predhën e mollës kryeshënjur pa leje, Vetmohimit për të na i mbërritur tejmi jehonat, Thellë kubesë këmbanore të hyjnive klançpushtetuar, Kur apostujt e zjarrnajave po më rifarkëtojnë kthetra guximreja, Vegim për të princëruar vargparit pyll shtriganimi, Ku luanëzimi i së vërtetës pagëzohet diktat, Oh, mbase për ty shtojzovallkë-arratipërrallash fort gjarpëroshe... DH Origjinarë dënuar lindëm pikqendrës së perimetrit mallkimfattar, Si profetër të së mirës iluzive udhnajpatjetërsueshme, Foleja klithparë e mëshirës na blatoi qiejt, Duke na mohuar fort bujarisht tempullin e tokës, Dhurijmë gjithshkatirën e na shpagtijnë kurrharrimthi-asgjëtirën, Shpesh me ikonakë prej verbërie na ngatërrojnë, E heras universi na shëmbëllen me një velëzimë mirazhi, Ngecur aisbergpolesh vjedhuar krejt drite, Por, dikund na thërret një far triumfate prej majë ndjellshpresës, Ku rishmi kahzhvendosja të na e mbërrijë realitetin, Ndër raportethyesat e matematikës natëzore, Tek shumfishimi i vetvetes apo tek kloni i sa galaktikuar, Ende endemi portave kohmbyllura të shpirtërimit marshfundëm, Ku tej nën veladonira feshë blasfemijnë arsyet, Pas lenteve infektuar me sindrom arratije, Pse lartive zenitpa duhet t’i artërijmë monument besimit, Teksa alpesh dëborpangjizura qark po badiguardët e injorancës, Korrupnajash morali hartgrisura blejnë miniera, E metalet e hipokrizisë simbolpa reklamojnë ankandesh, Thjesht për t’i stimuluar autobursizmit pikë, Eh, epoka e falimentit hyjnor nuk kursen as idhujnitë e murgimit, Pa shih: hajnat tokthi shtegut ministror po paradojnë, Borbardhat orgjijnë me shtatmijë xhuxhër, Vdekja me uverturën e ngadhnjes sa indiferente, Hidhnajpaparashikueshme as trillive-po ringjallet vampiriadash, Kur, durimcakur predikohen altarësh ndëshkimi, Me pamjen engjëllimore të fajeve të falura, Normat kanunike të premtonjësve libra madhërueshëm, Oh, bashkjetesa parajsore propozuar fundpaqazi drerit dhe tigrit, Kokainës e miliarderit, coca’colas e pepsi’colas, Nga kryqi i së keqes kurrë s’do na ç’gozhdë, Përderisa si ne as u kurorgjemb kush në trarë sakrifice, Në emër të një orbitëzimi zot’hakërror-oj shenjttshejtankza ime... E Rremat kanserogjene të entuziaztëve krahë të varfërizmit, Hipur vetë pari valës së zhvendosjes nga aktualiteti, Ku e shkuara s’harron të kthehet në të ardhme, S’mund të na e shkulin dot prej kënetës së thëllim’ëndërrenjave, Barkën patkonjndryshkur thëthiruar krejt baltnajë jetës, E meqë debilka hënë e fatit-vetshpirtmbytet, Duke përgënjeshtruar ligjet historike të gravitetit, Në pasqyrën trisht’thyer të kallamishtes teji zvarranikur irisyjesh, Ku kurrë nuk do mbërrijnë t’ia përzenë etjen vlaguar, Prej refrenit të peshqve pa origjinë fluturimi, Majthembrash e qafqafazi rish po zbarkemi brigjesh braktisqare, Ku zjarret e psherëtimave të ngushëllesës, Do kenë harruar arrative ndonjë thëngjillth përshpirtjeje, Sa për t’a rimbjellë mes kurthesh të shkretëtizmit, Çmenduraken pemë egoizmi kacavjerrë horoskopit të fantazisë, Në asnjë qiell çasti për mos të qenë kurrë më ne-Ne, Oh, as aq sa për t’i rindezur zemrën e farkës, Ushtave vetvrastare të hakmarrimit që ende kalitet instiktnajave, Në gjolin lotvalor të sfidës kalvarçshenjttë, Ku thellësia caktohet me rrokdiejsinë matëse të kafkave, Hm, për mos t’i mbetur më gladiatorë përgjëratash, Perëndive të përtacisë stoike që prej epshtempujve psalltërojnë, Pjatanca bosh e realitetit na bind: qenkemi hyjpaafttë, Zhgabonjishëm t’i kapërcejmë mallkimnirat, Ndaj s’po na hapen as vegimnajash dyert e dallgëtive të besimit, Kur, të shpërngulemi-guxojmë-prej rrënjësh ndyrnie, Drejt një tjetër libri të pa përgënjeshtror prej ungjilltarëve, Ku bile dhe vetë ngujesvarret refugjaten, Në valkundërtitë e vërshimit brishtëthor të acarshpatullave tona, Që, penduaras i ledhatojnë busulltreguesen pol’re flirtit, Sapo i shpalosim velshpresës kahun e frikstuhisë, Për t’iu përgjigjur-Jo! aventurës së dëshirës filozofike urithnjare, Sa herë banderola e pasurimit na e ç’ngjyron krejt kobin, Teksa na e mbështjell përqafimin trill’lakuriqthi, Me fantazmat e uraganëve të hakërresës, Që s’paqtojnë kompromis arenkohës mes klithës e brohorimave, Në vërtetë nuk do rekrutemi në gardën e shpagës, Tok me flamujt thasësh të nejlonit ringjallor, Për pamundësitë e sirenëzimit të ideve tona-sa fort drittore... Ë Atje ku verbuarazi flamurojnë kredhmhorizontesh shumë pemë, Një oqean pylli bëhet që e lodh boll erën, Ninullëmbëlthas për t’ia përgjumur oshëtimën tejkah, Pse kur zanat gurrkaprollnjtare të zbresin harlisjedritta në lumë, Për të peshkuar me rrjeta symiklimash engjëjt, A për të krehur në pasqyra flladesh leshrat e gazmit, Asnjë grepth cicërimëze mos t’ua trembë të ëndërrirave pikiada, E as kur rrezëllimash t’i lajnë në krelëtira qeshjesh, Smeraldët trillekuq të sythethithave, E fortzilitarët rubinë mirazhkaltëruar të irisëve karatpaçmushëm, Zotat, turpur-të kenë ku t’i fshihen tundonjës, Pas zhbirenjash gjarpërore kaçubash ndjellkureshtije, Nga rrezatimi cakpa terrpushtues i kobskllavërimës së ndjenjës, A ndoshta prej rebelimit ngurenjdrojtës, Ndaj sot ende hedh hije vegimash rish trishtvetëm, Ku as gonxhet potereyjëta të orgjizmave frerkafshuara alienore, Kund nuk i gjejnë më pikë loti zhurimës së etjes, Bile as deve oguri-të kapërcejnë vetveten, E kujdes bëj tradhëtirave asnjë mallkonjfarë zeusiane njerëzore, Mos të mbillet në tokën e parbetimit, E mos shkabpërdridhet meteoritazi gjelbërenjnatës, Derisa të m’a ribindësh në çdo metaforë të indiferencës nevojë, Që, ti nuk je epshatriçe ndërtuar prej argjili e zjarri, Por kurth grishmhontë shtojzovallesh zelli, E patjetër fundmi të duhet shtigjedëshirimash-aq sa të mungon, Përqafja orbitgalaktikore e një lisnaje shpirti, Për t’ia grisur trokthuar vullnet’tok stuhiflamurimin pra, Puthëtirës pendimpambërrirë qiejve instiktazi sterilizuar fatesh... F Shtegu hart’humbës për në kroin ndjellmistertë të kafesë, Përrenjazi shkurt rrjedh po të nxitojmë nëpër monopat buzëgazi, Nën hije pjergullash ku këng’egrat bletë dehin puhizat, Ku zanat shvirgjërojnë drerët e fluturat ylberët, Kur qark zhurmon ritmi i rritjes së blertirës, Apo ç’harmonizohen filarmoniadat e psherëtimave, Për mijëra insekte ditësh që çerdhesh po i ngordhkan fatalizmit, Por, ngushëlloret çarqe s’duhet të na friken, Blegërima e fjalës arave të opiumit vrapon të bëhet pre, Për harlisjen e pasthirrmës fundngushëllonjëse, Përderisa guxon e bujt në rrethin zjarrimtar të valles kunadhuar, Ku festat e naivitetit purpurlojnë reshë, Me fishekzjarre skaduar rrufeshë e manaferra qeshjesh, Ndërsa i pjekin zi’në mallkonjre akordit kënaqësor, Briri përgjakimstërkalës i himnit së ekspresit, Slitën ia shtyn kamarierit tej hendekut joshmëtar të falenderimit, E ky bar’jazz breg qepallës së dyshimës, A nuk përngjanka me një shishe epok’arratirë Martini, Gjunjuar po lutet t’ia thyejmë zvergun pritmë’ri, Për t’i lexuar meridianëve të letrës zhubruar të shpirtit ngujimtar, Mesazhin pse u thellkall qerthullirash harrese, Pa imagjinuar të takojë oqeanfatit delfin mrekullor, Por jo-s’ka velëtira kahpenduara kthimi, Drejt ishullit të profecirës tapheqëse të postaladinizmit, Autosugjestioni i alkoolit ia ç’thurr mullirin energjisë së magjisë, Pra, pse t’ia humbim gjurmët vetëtuese emocionit, Kupën arkallpe të një gjysmëhënëze rrëfe, E rrëfehu për shijen e keqtirës që si vallë s’ka përsëritë, Dhe në vërtet ndër atlase brengash vjedhur prej konvencionesh, Dritdëborëtijnë majlamtumirat yjnajsasythura, Rish-oazi Illy Caffè do llavëzohet në kërthizë loti, E mbi liqen filxhani prapë do na er’ren lejlekë cigaresh, Pas dritareve ende qelqpapjekura të syzeve, Shiu do transkripttë epitafizmit kushedi ç’poemth kurrie shkruar, Kur vlagtokthi ekstazëtirës, buzët-krejt do t’i ç’ajsbergim... G Drithërat e dritës, i mbollkorrëm krahërorë përqafimesh së toku, Por zellvjeshtazi tash seicili e peshon të ardhërisë miell, Me kandarin kozmik të fatit të vet shtegpatëdytë, Gazimtar t’ia bukëvalë kalendarin besimit, E shpejtas lehonat fushnaja, fargjakut-po bashku ia riplugojmë, Për t’a rindarë-kurrsesi jo! jo barabar-premtimën, Ani pse anasjelltazi begata yte është dhe imja bekimni, Pra, kështu qenka paracaktuar krijimisht, Kanunimave vlerimçshenjttëruara absurdit limitpa të drejtësisë, Kush ngujishë ka trashëgim genshthurjes veçse lumin, Rremakundrazi i entuziazmet oqean’uraganit, Kush shin kuajt-rimbars tokë’amshimin, Kush krenishë ka malin-hyjnizon ëndrrashkëmbenjve shtatoret, Kush pari rend busullës verbuar të haluçinacionizmit, Erashkspektrale ia hap gishtat përkëdhelmës, Kush farkëton mëshirë-drapëron falje, Kush dëshpërenjash ka moçalin-pagëzohet dirigjent korbëzimi, Kush heshtjes ka erën-muzika e qiejve pushtet i bëhet, Kush shkretmës ka lotët-mozaikon koshiencën, Kush idhuj skalit irisësh-varrmihësohet, E kush trishtdrojesh ka hiçin-djersës lyp t’ia dhurë gjithçkatirën, Zotshembjes e pagëzon-proletar-interevolucioni, Pra, kurrtirave nuk paska nxermë të flitet për humbtarë, Tek kjo poemë ritmesh betejpafundme, Bile as për kazma vetrrëhmihëse mallkimnaje fajpafajmëtare-jo, As për tempuj ku bestytnori ar bështyn sytë, Oh! gjilpërzat e ekuilibreve i mprehim kaq majthjeshtazi, Fundmi kur djerrnaja të vërshojë-qofshim njësh, Si tok të ishim fatalizmës po vetëm-dhe në duelin me dreqaninë, E gjithsesi sot çdostinazi lëmenjve të harbimit, Ku as sqepë këngshprese s’mëkojmë dot, Borxhlashttave që ende na e bëjnë jetën festë çdokuji, Sinqertazi t’u lutemi; brishtërirë t’u falemi; naivisht t’u gëzohemi... GJ Rrezes marramendëse të radarit fort përkushtimtar, Ngazëllimoren zhurputhje ende guximit pa dhuruar dëshpërenjash, Mund të m’ia bësh pendimpa qendër, Me kompastin vjedhur Blake’t m’a rikufijzo adhurenjën, E me flatra joshmëdritta syshë të m’a pushtosh, Krejtazi horizontin ku më everest’niagaret grafiku habimadh i jetës, Reaktivi laps makthkuq i amplitudave, Eksplorim amazonë bibliotekës që kurrë s’ish pyll, Ravijëzon monopatet ku nuk u dashka pse’ve të erëzoj, Thëngjijtë e simplitudave po më telgjemben anrreth kështjellideve, Por meteorisht ngjitem sepse përsëri do dua të zbres, E do plakem veç për t’u rifëmijëruar, E në varrthe diamantesh kridhem vetes thellë, Pse më duhet dhe pa terrimnaja qark çadrës së cirkfjalës të yllëroj, I lig’etur jam të m’i rrezëllijnë me sa kurora bekimtirash, Fushgrunjërat e qëllimeve që tash kahtëri mbjell, Me farën përzgjedhë nga djalli i tradhtimit, Ndaj kaq shpesh s’po më hënërin qiejsh vjedhërirë të dëshirenjave, Oh jo! fantazmankthit tash mos ia ndiz patkonjtë, Shtegut ku pishtaren harbimvetëtimazi brirpikëllimat, Ndër stacionet ndërkozmosike të kahmallit, Ndoshta dhe mund të jem brenda një qelize që ja-ri’ngjizon verbim, Apo dhe në një pikiadë përplasjekryqëzore kumtimi, Që prapë harron pse arsyesh dikur nuk e nxorri prej millit, Flijinë me engjëjt e mohimnive premtuar, E kthehet ngadhnjenjzvarrë kujtimesh të kurrë pa agimuara-tejtive, Ku po ti hidhuras ia heretikëzon trillesh fatin, E bile në pentagon strategjie padytazi si e shpall viktimë, Kështu pra, më-të lutem mos më akuzo paranojash, Pse qenkam bërë kryebari i nxirmëtirës që na ka uzurpuar nevojat, E që na tjetërson në bujq nënshtrimi në ara mallkonjash, Por thjesht-ndizi një qiri shpresri përqafimit, Sapo t’ia kapërcesh katakombin e trishtit dyshimës, Atje do jem epshshëm trëndafiluar në harengjyrën e mungesëtirës, Thyeja pra shkëmbin ajsbergian largësive polhumbta, E zjarrmërisht të të rrëzohem prej fron’olimpit, Si një topth kometik shkrumbsuferinuar, Nëpër luginën joshmekstazore të lojëgolfit mbi gjirin dallgshfrimtar, Ku di të t’i bëhem veç pre-përgjërimit përkujdesës... H Shpesh pikqendra e guvës së mallëngjimit-na fsheh një zemrekth, Kalitur me çelik durimi nga duar zellpanjohura, Përçastazi për t’ia rikurdisur trishtas ritmin, E ngut i duhen shpikur arsye meridianreja orientimit, Guxuar të kalërojmë përmes zjarrëtirës së ditëve largmi shtegtira, Ku togjet e mbeturinave të realitetit tymtojnë, Me mijra pyje fjalësh t’ia mëkojmë shpresnajës hidhmën, Hobit mos t’a konservojë hiri i kujtesës, A mos në furrat e pendimnive e pjekim picë lotin, E kjo dëshmon domosdoshmëritë e një limani rikthimi ndër vegim, Të pasurit sa fort uri për frutet shijeshenjtta të nevojës, Pse jo-altarëzimin biologjik të shtratit, Bile dhe rrënjëzimin e një mesie bekimpazbritur, Ku vallëzojnë fantazmat granitpaeshtrura dëshirenjash sa sythtira, Mbi piedestal çudie harruar pa u hën’fat’eklipsuar, Në vjeshtën serenatlashtë të zemrës, Dimër ideshë letargjike a verë vreshtash hajnur, E në pranverë shpirti që ende s’e ka gozhduar profecinë, Pra-punishtja e instikteve a s’na farkëtoi filozofë që në paralindje, Ndoshta për t’u ndjerë sa yjet pranë tej’jetësirës, Por, ne prapë nën hije nderimi të mollës hipnozbiblike, Shpesh kërpudhuar, gjarpëruar, arinjëzuar, E për hire lavdshtatoresh histori’thyera të ligjësive pa gravitacion, Që s’dënjojnë shkulim mauzoleshë iluzionizmi, E pse mos t’i qëndrojmë veçse sipër ëndrra/ëndrrës, Pse mos jemi njësh si tehu me panikun shpat’adhurimit, Pse mos t’a riprodhojmë fajin dhe faljen, Pse mos mëshirpredikojmë mes arena irisësh: flirtin e flirtmëtarin, E pse vallë mos jemi idhujzhgënjeshtërt po ne-Ne, Litari herezik e pamundësia e varjekëputjes, Ritualazi të tik’taket jehonë thellsyrit sahati agpangjizur, Oh! engjëjt mëkatarttë na duhet të imitojmë-në çdo presje epshi... I Brenda thesit të erës ku burgosen krejt horizontet, Rënduar në shpatullat e kohës sonë superman’as fort gërmuqare, Simfonitë e miliarda klithave ende pangjizur, Fort bethovenianshëm po çirren thonjve të njera’tjetrës, Si hiena që iu imponojnë energjive territoret e zisë pa limit vullneti, Teksa paqmas-katapulta e së djeshmes, E vërtit gurin e dhembjes drejt pse’ve të së nesërmes, Larg, sa më largu gjeometrisë teoremiluzive perceptimit zhdrejtar, Duke thundruar ligsht mbi ne-korbërimsotmit, Eh, majë katedraleve të krejt fajeve, lutjeve e faljeve, Dyerve të pyllit grishmakurthur të botës kurrherë mos/mirënjohëse, T’i shpagzbutë-i përgjërohem-të egërsirnajave hordhi, Apo me predikatën e gjelbërisë-t’i helmojë, A ëmbëlthim t’i vrasë me kamat tehdritta të etjes së zhurimkrojeve, Apo me dëshpërinë e romancbilbilimave t’i zinxhirë, Apo t’i izolojë në çerdhëzat ngujore të qiellit, Varur lisharsshëm ndër degët palcthara shkreptimave trillparritura, Por befas qenkemi fatdënuar verbërisht të rizhbiremi, Nën breshkoret bunkeriada të arsyes, Prej shiut ngazëllestar të trishtrrezatimit atomik-gjithmallkimnajash, Pa urreji ca si hakërresflakazi dejve dynden, Fushëtirës së besimit mbjellë me grunjëra psalltesh, Sa as nipi i nipit të nipit tonë nuk do t’i fshijë dot prej dhé’kujtesës, As hijet kobrërimkometzvarra të barbarive, Lakuriqëzuar nën magmën e dushit të ideve harikiriste, Oh, marangoz për tribuna alurimreja drejtësie sa ngut do t’u bëhet, E kryeposhtazi t’i gozhdë në gjyq përjetësizmi kryqur, Shërbestarët kamzhikbindur të satanës, Hm, do t’a mësojmë të ekstazojë në dashuri-njëqind herë çdo ditë, Vakt të mos i gjejë hakmarrja t’i farkëtojë shpatë rish, Të mos na ia presë shatërvanin e laringut, Grykës së thesit të ulërenjave vetëtimgjakyjëzuara-sa tejprofetike, Që, tash-po e kallim honit të erërave inekzistentte... J Dritshpejtë James Dean motorrikja fuqi e meditimit pa ndalesë, Flutur imazhi vrapuar ritmit të merimangmirazhit, Thjesht të t’a postojë falazi jetën në Eden, Me zarfin e Porsch’it që u pendua pse vallë u mbyll, Nga duart mrekullisajuese të konstruktorit të hiçnajës tokësore, Tradhëtirë pa limit alternativash ky garim, Me dhuratat pa kushte zbritur qiejsh përmbystarë, Edhe pse karburanti kozmik i muzave s’përmban frikëri plumbi, Edhe pse hënazi limonëzohen meridianët e gomave, Për t’i blatuar shije gurrloti ngushëlltirës, Dhe pse të frenave thonjt ABC të erës-stopuar në puthje yjesh, Regjistruar si korda kondrabasi festnajvirgjër janë, Në rrokopujën e rockshow’t të qyqeve, Pas çdo kthese-një kryq jehonpadukshëm psallton memecazi, Qarkur shenjttucësh ç’burrëruar fatparacaktimit, Qiri e temjan gazpërshpirtjeje bëjnë habinë, Teksa lodron në klavinçebalin ndryshkur të hidhmës Pa pyetur kurrë sa karat na artërohet Mercedes’i dëshirenjuar, Por, s’duhet të ngur t’a legjendoj çdo çast, Alfa Romeo’n e pasionit me 16 rafineri valvolash, Gtv-ja aerodinamike m’i rëron syzet e ty t’i djeg dallgpërqafjet, E fort na vegëtin marria pas gjurmës kryevargtë, Pa pranuar t’i jemi kurrë airbag ferrajsës, Kur pari-u katapultuam kurth ekstazëtire me Lamborgin epshi, E fundi-me Rolls Royce korbi do lavdëzojmë, As me gjol erotikor Ferrari e as me kurorë Jaguar’i, Bile, pa kortezhe Cadillac’u e-pa telenovela mediokre Lotus’i, Pa teleferikim Maserati e jo-pa uzurpnaja Chrysler’i, Përderisa veç një ndërplanetarik Bugati, Nuk qerajmë dot në duam e imitojmë skëterrën, Përjetës, të jemi qoftë veç një herë po Ne-ëndrra vetvrastare... K Mbi çdo trëndafil arvesuar nga thërrmijza ende lotpangjizura yjesh, Ku atomet veç energjisë kurrgjë s’dijnë për perceptimat, Kërpudhza e hundës m’ia kënaq dehmëtisë shijen, E-rreth çdo femre gështenjëzuar kurorë, Vorbulloj miliona kopjesh gjithkahtej lugingazmit fort dihat’thëthirës, Sëpata e vështrimit m’i skalit shtrat ekstazimit, Spatullat e thonjve m’i japin formë pyllit të epshnajtirave, Teksa stinmarramendja rradhën po m’i ngatërron ritmikës dritësore, Dimri m’i ekzotikëzon pinguinët e drojës, Pranvera patinazh m’i bën buzëve ndër akullnaja gjinjsh, Vjeshta me perla dielli m’a vesh zbathëtirën tej, Vera me dëborë trishtme krejt më ngjethërin vlagës, Hyjnitë m’i akuzojnë gjakrat për plagjiaturë-shenjttirës së ndjenjës, Parzmoret e enumeracioneve më fluturzohen, Prej goditjes së heshtës së mendimit flijmëtirpërlutës, E pse tash mos t’a lëndëzoj duarsh mohimnije, Mirazhin verbtar të ofshit thirrmdherëzor flakgrunjërash pambjellë, Pse jo me kashtën e neuroneve zhegskërrmittare, E me sqepë shpage-zhgabonjat ballsamosur flamurësh, Mos të m’i thurin çerdhe ëndërrenjave shkrephumbura vesit, Për çdo dilemë gruaje brofur në trajtën cicërnajore të fatit dhuruar, Pse kapronjtë e gishtave nuk po më thyhen, Ndër bredha përqafimesh djegur qarkjetazi heshtur, Kur kaq shpesh qëllonkërka të mos më shkrumbin rrufetë, Mos ndoshta kjo vegimnajë idhujsh bekimi dëshmon fetradhëtuari, Pse ende vërtet s’e kam gjetur qiellin premtuar, Oh, bile dhe kur shtojzovallet m’a përçundnojnë muzën, Nuk jam as kufijve të përrallës së besimit, Kaq lignjarë lugetërit e heroizmit një e pas një m’i ç’virtyt aventura, E thelli meje nuk violinon më perëndeshza e dashurisë, Nuk reciton më stuhia çmendurake e emocionit, Brenda meje apokalipset i korigjojnë vizion, Në çdo pus syri-adhuroj hënën tek korbtirave mbytet, Majë çdo honkrateri etjeje-llavnajën që më pikëfundet puthjezhurit, Përposhtë urës së manizmit-ujërat e kohës lakuriqmëzuar, Oh, jam ku isha e ku do të jem: rremë mëkati, Lis i krasitur nga sëpata pleqërie mprehur mllef’urisë hiendjeshme, A s’po më mëshir pra tek ritit ha insekte instiktesh, Fshehur nën hijen e lulimtirave dëshpërenjash herbaruar, Sepse ti-më mungon, pse ti në mua-nuk je, Zemrës sime ti s’gjakërin, ngujtshpirtit tim kurrë-si vallë s’më vetëtin... L Në vërtëtë ngulmasi ende kultivohen mentaliteteve dhera acide, Të pa trajtuara nga botanika e idhujve kauzshpëtuar, Bile as nga fizioterapistët e shenjttimit paralitik, Ku po me ritmin valsëruar të menstruacioneve të hënës, Fatalitetit qarkëzohet luledielli i gazmendit, Me zjarrvjedhurat krye nëpërkimkallinjëse-braktisur shtegyjesh, Ndër orbita përgënjështrore kalendarësh pa gravitacion, Ku pelat e arsyes kanë frikë të shtatzanen, Me dragonjtë e qëllimit që i farkëtojnë plore pritjes, Aherë-s’ka si mos të ketë dhe ngastra fytyrash, Shpirtshterira nga plehu thinjimpërzgjedhë i kujtesës e harresës, Zbrazur nga humusi i mirësisë që bleron trillet, Neveria thelli kredhërin tek pasqyrat mplakur të seicilës, Ku, eja hetojmë rrënjët e kohëve shkulur, Në çdo kandilth faruar syri-një varr etjepambyllur, Tek çdo jargavan parvazi gjokspashvirgjëruar mermerputhjesh, -Thërrrmijëzat e pjalmit të ëndrrës herazi arratirë, Fëshfërimat e obeliskëve të krenarisë, Që sot kërrkushi nuk dënjonka t’i lavdë nekrologjizmës, -Mbi papirusin gdhendmë’artë të çdo veshi, Eh, mjerëzima ka mësuar të këndojë veç himne baritonthjeshta, Për qingjin dynënësh e për thikën paqmëluftëse, Për qiririn edenpërzënë e ferrzbuarat ditë, Për jahtin timonlodhur të seksit molhumbës stuhirash, E risitë e dallgëzimave kontraceptive, Për gjakpatradhtueshmërinë dhe në ogurlig ngujt zemre mëkati, Për interbursat e satanizmit e bastet blasfemike, Për opiumin çmimpa të flirtit e për flamujt e dezertimit, E, kurrë lamtumiruar-për triumfin e gjunjjes, Sa bile edhe kosa dhëmbmprehjelashtë e letërsisë, Sipërfaqësisht lëndinat medituese ua qeth oh sa e sa fort shkurt, Hm, gozhdët e ideve nuk do mund t’i ngulim lirisë dot, Sado qofshin mprehur fërkimgurëve irisadhurorë, Çekanuar dhe nga grushtet hienshendtare të shpagave, Granidit papërpunuar të krenzhgabnorizmit, Ku, deri tej plazhit të pendimtive baticet zbrazimnaja mendore...
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 13:49:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015