Çfarë tip femre je, zbuloje nga karakteristikat që mbart - TopicsExpress



          

Çfarë tip femre je, zbuloje nga karakteristikat që mbart Shpesh kur flitet për femrat ato, të gjitha, trajtohen sikur kanë të njëjtën strukturë psikike. Ato përfytyrohen, të gjitha, të prera njësoj. Por kjo nuk është e vërtetë. Këtë madje e kundërshton fuqishëm Toni Uolf një psikoanalist, i cili shprehet se çdo diskutim, që nuk merr parasysh veçoritë karakteristike të psikikës femërore, do të jetë, padyshim, i mangët dhe jo i plotë. Pas analizave të hollësishme të tipave dhe karaktereve femërore ai doli në përfundim se femrat mund të ndahen 4 tipa. Femrat Amazonë, Femrat Nënë, Femrat Hetaira (ose Kurtizane) Femrat Mediale ose Madonë, Femra Amazonë – Është shumë ambicioze, kërkuese, e orientuar nga qëllimi dhe e vetëkënaqur. Ajo, sillet me burrat si me shokët, si me bashkëpunëtorët dhe gjithmonë është në garë me ta. Femra Nene – Është shumë e kujdesshme. Një grua që bën gjithçka për të tjerët. Ajo kujdeset jo vetëm fëmijët e saj, por edhe për të afërmit dhe të mikeshat e saj. Ajo është e tillë edhe për burrat. Femra Hataira – Sot, shumë studiues e quajnë këtë tip gruaje Kurtizane. Të tjerë e quajnë lozonjare. Por asnjëra nga këto fjalë, nuk i shkon, tamam, kuptimit të vërtetë të termit grek Hetaira. Kjo grua, në marrëdhëniet e saj personale me burrat vepron në nivel intelektual, emocional dhe seksual. Kurtizane do të ishte emërtimi më i mirë për të. Kurtizania, vërtet, këndon një këngë të bukur e plot harmoni për burrin, por ajo, kurrsesi, nuk është shërbyese e tij. Kurtizania, është tipi i gruas që burrat e pëlqejnë më shumë dhe që e kanë vlerësuar më shumë, gjatë gjithë kohërave. Gruaja Mediale – Sot, këtë tip gruaje, shumë studiues kanë tendencën ta quajnë Madonë. Kjo është tipi i gruas me natyrë inspiruese, që mbart standarde, vlera dhe ideale. Gruaja Madonë është refleksive. Ajo mishëron virtytet femërore : durimin, heshtjen dhe besimin. Ajo mishëron gruan që është e mbyllur në natyrën dhe shpirtin e saj. Kjo grua nuk e kërkon madhështinë për veten, por , inspiron burrin drejt madhështisë dhe e mbështet atë në kërkesat e tij për arritje dhe kënaqësi.
Posted on: Fri, 11 Oct 2013 18:10:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015