ërmes të cilave kalon politika e jashtme e Kosovës tek arena - TopicsExpress



          

ërmes të cilave kalon politika e jashtme e Kosovës tek arena ndërkombëtare dhe tek aktorët udhëheqës ndërkombëtar dhe roli i liderit të saj si aktor shtetëror në të gjitha proceset.Fillimsht duhet të kemi të qarta termet në mënyrë që gjithqka të jetë e qartë edhe për ata të cilët nuk studiojnë politikën. Çka janë marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat ndërkombëtare dhe politika e jashtme? Marrëdhëniet ndërkombëtare janë marrëdhënie të cilat egzistojnë ndërmjet palëve apo grupeve të aktorëve global. Ndërsa politikat ndërkombëtare janë studimi i mënyrës se si aktivitetet e aktorëve global imponojnë ushtrimin e influencës për arritjen, mbrojtjen e qëllimeve dhe idealeve të tyre, dhe sesi kjo ndikon në të gjithë botën. Ndërsa vendimet të cilat i ndërmarrin qeveritë e shteteve për të realizuar qëllimet ndërkombëtare janë politikë e jashtme e shtetit. Cili është impakti i politikës së jashtme të Kosovës në proceset ndërkombëtare? Të gjithë faktorët e brendshëm shtetëror të Kosovës ndikojnë në politikat ndërkombëtare të saj edhe pse me dallime të mëdha nga vendet e tjera por me qëndrime të njejta të përcaktuara ndaj proceseve ndërkombëtare. Një nga rastet kur politika e jashtme e Kosovës ndikon në arenën dhe proceset ndërkombëtare është për shembull prononcimi i liderëve për mediat në lidhje me qëndrimet e caktuara për çështje të brendshme shtetërore siq janë demokracia apo paqja dhe stabiliteti por që kjo deklaratë e politikës së jashtme të Kosovës përfaqëson qëndrimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kuptohet që mënyra e të parit të botës është vëzhgimi i politikave ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në të. Duhet të jemi të vetëdijshëm që të gjithë jemi individ ku, në një pikë të caktuar jemi një nga këta pjesëmarrës ndërkombëtarë të lirë për të zgjedhur dhe duke kontribuuar në mënyra të ndryshme në politikat ndërkombëtare.Secili prej nesh është i rëndësishëm për shoqërinë sepse ndryshimi i shoqërisë fillon nga individi. Pastaj edhe kontributi jonë për shtetin mund të krijojë impakt jo të vogël në politikën e jashtme dhe proceset e vendit tonë. Cili duhet të jetë roli i liderit të Kosovës në të gjitha këto procese? Eshtë gabim i madh të mendohet se politikberja e politikës së jashtme është produkt i zgjedhjeve të bëra nga liderët që në momente të caktuara si drejtues të momentit kanë përgjegjësi ekzekutimin e kësaj politike. Përkundër faktit se një lider mund te mendojë ose të veprojë ndryshe, është e patolerueshme sepse është shumë e dëmshme për vendin të lejohet që liderët të veprojnë të vetëm. Mendimi që liderët të veprojnë të vetëm është i papranueshëm dhe jofunksional në vendet e tjera dhe duhet të jetë edhe në Kosovë, sepse as në shtetet me sistemin më diktatorial lideri nuk mund të veprojë i vetëm në aspektin e ekzekutimit të politikave kapricioze apo të paraqesë fantazitë e tij në procese të tilla vendimmarrëse me rëndësi të madhe për një vend të tërë.Liderët duhet të kenë grupet e tyre të ekspertëve dhe nuk duhet asesi të kenë mundësi të zgjedhjes së lirë. Por padyshim se një lider përfaqëson popullin e tij. Karakteristikat e liderit në marrjen e vendimeve janë të rëndësishme, pastaj, vlerat e tyre individuale, personaliteti, reflektimi i besimit tek populli, përvoja, dhe inteligjenca sepse supozohet që përcakton atë se cfarë llojë njerëzish janë njerëzit e atij vendi dhe cfarë casje do të ketë nga ata në mbajtjen e qëndrimeve të caktuara për cështje globale. Përgjegjësit e politikës së jashtme duhet të kenë plan të punës se cfarë duan të arrijnë, pra të rangojnë cështjet prioritare dhe ato më pak të rëndësishme. Dhe përfundimisht pritshmëritë e sukseseve dhe humbjeve të mundshme të secilit veprim. Natyrishtë që pavarësisht nga popullariteti i liderëve duhet të jemi të kujdesshëm që të mos kontribuojmë në rëndësi esenciale për individët lider. Henry Kissinger thoshte se egziston një tundim i thellë për të besuar që politika e jashtme është një nënndarje e psikiatrisë dhe që marrëdhëniet ndërmjet kombeve janë si marrëdhëniet midis njerëzve”. Pra, e rëndësishme është që, të mos lejojmë liderët si individ të reagojnë ndaj sfidave të jashtme sepse janë të pamjaftueshëm për të qenë arsyeja e ndryshimeve në politikën e jashtme të vendit. Autorja është politologe dhe studiuese e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 16:19:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015