- Sa më do? - e pyeti ajo. - Vërtet dëshiron ta dish? - ia - TopicsExpress



          

- Sa më do? - e pyeti ajo. - Vërtet dëshiron ta dish? - ia ktheu ai. - Patjetër që dua! - tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët. Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj. U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien. Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të. U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim. - Ma thuaj, - këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet. - Mbylli sytë, - i tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. -Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, - vijoi ai dhe pastaj e puthi lehtë në faqe. Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë. - Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, - i foli lehtë në vesh, - dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi... dhe shumë më tepër se kaq...
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 07:09:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015