, - TopicsExpress



          

, Koshienca mbi vetveten..., ndryshe kur mbetemi pre’ e filozofisë së robërisë Kur dimё se tradita, nё shoqёritё e vёrteta demokratike, vlerёsohet si hipotezё pune nё tё cilёn natyra e vendos njeriun apo popujt para tё gjitha gjёrave, sikurse Autoritetin e konsideron si hipoteza e leximit tё realitetit, ndryshe si mundёsi e verifikimit dhe e prosperimit konstruktiv me kёmbё mbi tokё, tek ne shqiptarёt ku, siç do tё shprehej Prof.Arshi Pipa, politikanёt tanё s’arritёn asnjёherё ”zёvёndёsimin, nga ana e tyre, tё pushtetarit provincial me atё tё ideologut kombёtar”, ndodh krejt ndryshe: Ne i fshihemi Traditёs, sikur vazhdojmё t’i servilosemi Autoritetit dhe me tragjikomicitetin tonё, si hipokritё tё epokёs postmoderne, s’ka asnjё gjasё t’i shpёtojmё atij identiteti kamaleon, nёn trysninё e frikёs apo mbijetesёs si përshtatje tё rregullit apo të drejtave tona zakonore, të trashëguara së brendshmi, me qeverisjet e ndryshme, tё imponuara sё jashtmi, në mungesë të një përvoje evoluimimi apo shtetformimi nën rebelimin “e turmave”, për ndryshim shoqëror, tё cilin na e diktoi ndёr breza tё tёrё statukuoja e “mё tё dobёtit” pёrballё tё tё Mёdhenjёve, si pushtues , ndёr shekuj. Kёshtu, duke hedhur vallen e tjetёrsimit postmodern, vazhdojmё tё jetojmё kohёn e njё absurdi gjithnjё “origjinal”, jo thjesht, pre’ e njё mentaliteti patriarkal qindra vjeçar apo totalitar, gjysmё shekullor, por ajo, mё bafasuesja nё mrekullinё e saj “origjinale”, vijon tё gjallojё vizioni tragjikomik i “Kohёs Zero”, filozofia e tё cilit lexohet rregullisht, filluar me fatin e Sheshit”Skёnderbej”nё kryeqendrёn tonё, sa herё alternohet qeverisja nё kёtё vend: Si shkatёrruam ç’gjetёm përpara tё investimit totalitar nё arsim, kulturё, ekonomi, etj. me fantazinё e sёmurё tragjikomike tё “Çekut tё Bardhё”, po aq s’po lёmё moment serioz pa hedhur baltё mbi të apo shpёrfillur deri institucionalisht, pёrfshirё edhe historinё tonё moderne, nёn trysninё anakronike tё antikomunizmit si dogmё Rrjedhimisht, të dehur nga entuziazmi modern, duke mos qenë të aftë, as në ditët tona, të duam si duhet vetveten, apo të vendosim bashkarisht, mjerimi sa psikologjik, sa politik, sa filozofik, ёshtё ulur kёmbёkryq mes nesh: Ndryshe”problemi ёshtё se masёs sё shqiptarёve, sikurse pjesёs dёrmuese tё popullsisё sё globit po i ndodh diçka paradoksale: Ka lirinё pёr tё menduar, por nuk ka kushtet pёr tё menduar si duhet arsyeshёm, sepse shoqёria e sotme nuk zhvillohet nga vetvetja, ndryshe shqiptari ёshtё qenie e rrahur paq, edhe pse ka pasur njё kohё aty nga vitet 70-tё apo 80-tё, kur tё flisje pёr “shqiptarin si tё besёs, ose tё pabesё, gjakmarrёs, ose gjakfalёs, gjaknxehtё apo gjakftohtё, kanunor apo institucional, mikpritёs apo vёllavrasёs, pra sipas njё koncepti antropologjik me natyrё holiste, tёrёsore, ishte njё emancipim, sepse ky kёndvёshtrim ngrihej kundёr stalinizmit qё shqiptarin e shihte vetёm si produkt i luftёs sё klasave. Pra, ishte njё formё disidence , edhe pse, mjerisht, pasi u bё hapja demokratizuese, mua mё duket se po kthehet nё njё metodё dhe ideologji paksa konservatore” (Prof. Doktor Artan Fuga, sociolog ,”Homos albanicus...”, Gazeta shqiptare, mё 22.01.2012 ). Jemi, ndoshta, i vetmi komb në postkomunizëm, që akoma nuk po arrin të kuptojë se Fitorja mbi Nazifashizmin në Luftën II Botërore do të ishte mamia që shoqëroi lindjen e Evropës së Re, të vlerave iluministe, ku dëshirojmë të jemi edhe ne. Me shumë vend media, kohët e fundit, ka tërhequr vemendjen: ”Komunizmi, si sistem, vërtet ishte një eksperiencë totalitare, qё në Kosovë mori ngjyrat e pushtetit serb, por, kjo nuk u lejon kurrsesi shqiptarëve të krahinës të vendosin si emra rrugësh Xhaferr Devën dhe Rexhep Mitrovicën. Këta kuislingë, përpara se të ishin nacionalistë dhe vrasës të serbëve, ishin vrasës të shqiptarëve. Atëhere ekstremi ynë i majtë s’ka pse të mos kërkojë vendosjen e emrave të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në rrugët shqiptare. Fundja, këta të fundit, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesin nazifashist.” (Dritan Hila, ”Milosao”, më 1.04.2012). Ne nuk do tё hynim nё Hartёn e Botёs pa kontributin e shkёlqyer tё popullit tonё, veçanarisht tё partizanёve dhe nacionalistёve tё ndershёm, pa ndihmën direkte të asnjё ushtrie tё huaj, në Luftёn Antifashiste Nacionalçlirimtare, nёn udhёheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare, kur “të gjitha Fuqitë e Mëdha: Gjermania hitleriane, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik, 2 Franca, të pasuara nga shtete të dorës së dytë e të dorës së tretë, përfshirë edhe shtetet fqinje, me përjashtim të Egjiptit dhe Turqisë, dikush defakto, dikush de juro, do të njihnin pushtimin fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939, çka do tё sillte që shqiptarët ta ndjenë veten të braktisur, kur panë se Fuqitë e Mëdha të Kampit Antifashist s’po i trajtonin as si viktimёn tjetёr, Çekosllavakinё, e pushtuar nga fashistët më 15.03.1939. Madje ato s’pranuan as të njohin asnjë institucion që ta përfaqësonte Shqipërinë në mërgim si shtet i pavarur dhe sovran çka do të thoshte se Shqipëria s’ekzistonte më as si subjekt i të drejtës ndërkombëtare, sepse fati i saj u la në mëshirë të Italisë fashiste”. Dhe, megjithatë, pёr paradoks, para Luftёs Antifashiste Nacionalçlirimtare, njërёs nga faqet më të ndritura të historisë sonë moderne, nё epokёn e Shqipёrisё sё Hapur para të tjerëve, ne, vazhdojmё tё jemi të Mbyllur para Vetvetes duke injoruar vlerësimin e merituar, ngaqё nё krye tё kёsaj ngjarje të madhe, pёr hir tё sё vёrtetёs historike, duhet artikuluar emri i organizatorit kryesor tё saj, gjeneral-kolonel Enver Hoxhёs: ”Njё figurё interesante, njё personalitet qё tё imponohesh me intransigjencёn, por edhe me intelegjencёn e kulturёn, qё njihte shumё mirё gjuhёn, kulturёn dhe historinё e Francёs, njё njohje qё do ta dёshironte e do ta kishte zili edhe francezi mё i kulturuar. Ai ishte padyshim ndёr udhёheqёsit mё tё aftё e mё tё ditur, por, fatkeqёsisht, ishte komunist dhe ideologjia nga e cila ai udhёhiqej, nuk kish tё ardhme” do tё shkruante pas Luftёs... shefi i misionit ushtarak, aleat, anglez Palmer. “Politika e tij qe kombёtare, nacionaliste, nё interes e nё dobi tё vendit tё vet”, nёnvizonte oficeri i Shёrbimit tё fshehtё Informativ, Reginald Hibert, i misionit anglez nё Shqipёri gjatё Luftёs II Botёrore. Pёr shqiptarёt, njё nga popujt mё tё vjetёr tё Evropёs, shteti i tyre, njё nga mё tё rinjtё e saj, ishte njё farё fati i keq. Ekzistencёn e vendit tё tyre e fshiu Italia mё 1939. Pika e kthesёs ndodhi nё vitet 1943 dhe 1944, kur lufta partizane dhe interesimi pёr tё nga ana e Britanisё sё Madhe dhe e SHBA e bёnё tё sigurtё se vendi do tё ringjallej brenda kufinjve tё para vitit 1939...Shqetёsimi i parё i udhёheqёsve komunistё shqiptarё nё vitet e para tё pas Luftёs, ose tё paktёn shqetёsimi i kryesorit ndёrmjet tyre, i Enver Hoxhёs, ishte qё tё shmangte pёrqafimin dhe gёlltitjen nga Jugosllavia. Ata qё do tё dёshironin tё kuptonin fenomenin shqiptar...feniksi u ringjall nga flakёt mё 1944” (Libri “Fitorja e Hidhur – Lufta Nacionalçlirimtare Shqiptare”, fq.11-13). Gjatё kёsaj lufte, siç thekson nё kujtimet e veta Gjeneral Rrahman Pёrllaku, ish-ushtarak madhor, i dёnuar nga regjimi i diktatorit tonё, ”askush nuk dёnohej pa vendim dhe pa u bindur se ishte kundёr luftёs dhe nё shёrbim tё okupatorit nazifashist. Lufta nuk ishte terror, tё vrasim kёtё e tё vrasim atё”. Tё jesh korrekt, objektiv, nё këtë kontekst, nuk do tё thotё se po injoron faktin qё diktatori ynё (diktaturë e proletariatit thirrej ai sistem) pёrfundoi si prototipi i njeriut tё shpёrfytyruar aq mizorisht sa për jo pak shqiptarë, pre’e luftës së klasave, atdheu i tyre u kthye në varr, ndryshe nё formatin e “njё diktatori nacionalist ksenofob, jo komunist, i ngjashёm me Stalinin, Maon dhe Kimёt e Koresё sё Veriut, por jo me Gierekun, Dubçekun apo Kadarin, tё gjithё ish-komunistё reformatorё... Megjithatё E.Hoxha, nё kontekstin e njohur tё Luftёs II Botёrore si lideri kryesor i LANÇ-it, e njohur nga aleatët, pavarësisht lëkundjeve të ndryshme, do të mbështeste dhe vlerësonte kontributin e tyre në këtë rast:”Pa luftën që bën aleatët e mëdhenj, - do të deklaronte ai -, dhe pa ndihmën e tyre, lufta jonë s’do të merrte përmasat që mori, nuk do tё mund të arrinte objektivat dhe synimet që kishte. Sikurse nuk mund tё injorohet zhvillimi i dyshimit metodik ndaj aleatёve, si veprim serioz, nga ana e E.Hoxhës, si komandant i këtij fronti, kur, siç dihet, bie fjala, ” misionarёt anglezё, nё funksion tё planeve tё veta strategjike dhe operative, erdhёn, sigurisht, pёr tё inkurajuar rezistencёn nё prapavijat gjermane, por po aq edhe pёr tё pёrgatitur ardhjen nё pushtet tё njё klase politike, tё shitur e tё korruptuar, e cila, - siç shprehet akademiku ynё i shquar, Profesor Doktor Pёllumb Xhufi, - ishte nё gjendje, qё pas luftёs tё nёnshkruante çdo projekt tё hartuar nga Ҫurçilli pёr rregullimin e Ballkanit tё pas luftёs, sigurisht, nё dёm tё Shqipёrisё…”(Gazeta “Shqip”, mё 8.07.2012). Prandaj, në këto rrethana decizive për fatin e së ardhmes sonë, si komb, duhet pohuar se qëndrimi dhe 3 roli historik i E.Hoxhёs qe krejt e kundёrta e Ahmet Zogut: “figurё historike, mё pak e rёndёsishme, njё monark i pailuminuar dhe jonacionalist, i cili iu shmang historisё sonё kombёtare nё njё moment vendimtar pёr popullin shqiptar, kur si mbret i vetshpallur, duhej ta udhёhiqte popullin e tij nё luftёn kundёr pushtuesit fashist dhe jo ta grabiste e ta braktiste atё (Prof.Dr. F.Tarifa, sociolog, Sekretar i Akademisё sё Shkencave dhe Arteve tё Shqipёrisё, “Milosao”, mё 22.01.2012) “duke marrë me vete edhe 150 baule dhe valixhe”me sende personale” si dhe 7 arka me flori.Qarkullonin zëra, se veç arkave me flori, një qypi të madh gurësh me vlerë, kishte edhe depozita në banka amerikane dhe angleze, në 10 milionë dollarë e 4 milionë stërlina. Burime të shumta tregojnë se mori me vete gjithë pasuritë e vendit dhe thesarin”(Profesor Arben Puto”Shkurorëzimi i mbretit Zog në mërgim”fq.20). Kështu që qëndrimi i mbretit shqiptar si kryetar shteti “kur ishte i detyruar të mos i shmangej detyrës, të përballej me rrezikun, të mbrojë vendin e vet; sepse për këtë ishte betuar para flamurit dhe shkelja e betimit përbënte në atë kohë, sikur përbën edhe sot, krim ndaj Atdheut dhe shtetit shqiptar. Po, ikën edhe mbretërit e tjerë?; po, po, por ata rezistuan deri nё falimentim kundёr okupatorit fashist, kujtojmё rastin grek dhe serb nё prill 1941, ku mbretёrit e tyre, pasi rezistuan 2-3 javё nё ballё tё luftёs antifashiste nё vendet e tyre, tё pushtuara, u larguan vetёm pasi lanë në këmbë një rezistencë me strukturat përkatëse, pra gjithsesi, pavarësisht lëkundjeve e problemeve, vazhduan të mbeten faktorë rezistence deri në përfundim të luftës, kurse mbreti ynë nuk do të denjonte të rezistonte as 5 ditë qoftë edhe i tërhequr, diku në male, ҫka do t’i shpëtonte nderin atij vetë dhe vendit të tij” siҫ do ta qortonte Zogun, asokohe, Presidenti turk, Inionu. A mund të injorohet fakti historik që në Marrëveshjen e Zogut me kryeministrin serb Nikolla Pashiq, në dhjetor 1924, njëri nga kushtet serbe për rikthimin e Zogut në pushtet do të ishte shkatërrimi i komitetit ”Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, ndryshe vrasja nga Zogu e dy bashkëpunëtorëve dhe e miqve të tij: Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit? A mund të mohohet fakti që në Konferencën e Paqes të 1946-tës Shqipërisë nuk do t’i jepej statusi i bashkëluftëtarit me aleatët Antifashistë në Luftën II Botërore si dhe statusi i vendit që do t‘i paguheshin dëmet e luftës, ndryshe Reparacionet e Luftës, sepse mbreti ynë kishte qenë i vetmi mbret që me politikën e tij të jashtme, që kishte ndjekur, kishte investuar për pushtimin fashist të Shqipërisë në prill 1939?!? Kështu delegacionin tonë, të kryesuar nga kryeministri Enver Hoxha, do të tentohej që ta kryqëzonin, ndryshe ta kthenin në llogaridhënës, ҁka u hodh poshtë me provën e gjakut të derdhur nga populli ynë, ndryshe me “28000 dëshmorët e rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalҁlirimtare, jo vetëm sipas Enverit, por po aq edhe sipas gazetës kuislinge”Balli i Kombit”, tetor 1944?!? Ky është ndryshimi , kjo qe arsyeja “pse mbretërit e vendeve fqinje u pranuan në Londër jo si Ahmet Zogu, por me të gjitha të drejtat e uzurpuara nga okupatorët, kurse mbreti ynë vetёm si qytetar i thjeshtë, të cilit iu ndalua të merrej me politikë përsa kohë do të qëndronte aty.”(Prof.Dr.Xh.Gjeçovi ”Pavarësia, mbretëria dhe lufta”, fq.12). Franca moderne do ta nderonte mareshallin dhe politikanin e famshёm Filip Peten, i njohur pёr rolin e tij nё mbrojtje tё Verdunit (1916), ndryshe si shpёtimtarin e Saj nga pushtimi gjatё Luftёs I Botёrore, por kurrsesi nuk do t’ia falte bashkёpunimin me gjermanёt, si kryetar i qeverisё kuislinge tё Vishisё gjatё Luftёs II Botёrore duke e dёnuar me vdekje nё moshёn 90-vjeçare dhe, mё pas, me burgim tё pёrjetshёm, ku edhe vdiq“. “Jepini Çezarit atё qё i takon!”,- porositte Krishti. Epoka e pёrjashtimit, ndryshe e vlerёsimit vetёm Bardhё e Zi, mbaroi! Çka do të thotë se në epokën e pragmatizmit, pra të posthumanizmit, epoka e monumenteve, si epoka e idealistëve të mëdhenj, përjeton tharjen maksimale, jo vetëm në gjirin e një klase politike si kjo e jona, që në tërë jetën e saj shquhet vetëm për histori frontesh, por, mjerisht, edhe në nivel global. Sipas studiuesit gjermano-amerikan, tё historisё sonё moderne, Bernd Fisher “Zogu dhe Enveri qenё dy nga diktatorёt e Ballkanit”.Nëse në vitin e Pavarësisë Zogu nuk kishte mbushur akoma 17 vjeç, nuk mund tё injorohet kontributi i tij si shtetar, së bashku me mjaft atdhetarë të tjerë, në organizimin e Kongresit të Lushnjes(1920) duke rivendosur një autoritet shtetëror kundrejt përpjekjeve që bëheshin 4 për të ricopëtuar Shqipërinë, sikur duhet vlerёsuar themelimi i shtetit shqiptar dhe profili evropian i institucioneve qё u ngritёn nga regjimi i Zogut. Megjithatë mbretëria demokratike parlamentare e tij, ndonëse si formë qeverisëse qe mbretëri konstitucionale, sipas statutit të saj nuk lejonte krijimin e partive të reja politike, ashtu si edhe regjimi i tij u karakterizua nga një pushtet i pakufizuar i mbretit. Kёshtu qё formati i saj qe ai i njё regjimi jodemokratik, autokratik, obskurantist. Vërtet “Zogu përktheu ligjet e Perëndimit, por kryetar të nëpunësisë shqiptare vuri Lalë Krosin, se psikoza e tij mbeti ajo e një çifligari, që vendin e vet e shikonte si pronën që mund ta përdorte si garanci hipotekore, apo ta shiste me copa, ngaqë mbreti vetëm emrin e kishte të tillë, pasi edukatën e kishte kokë e këmbë orientale. E vetmja kulturë që kishte mbreti, ishte blerja e kundërshtarit, në vend të respektimit dhe bashkëjetesës, sikur vrasja, në vend të konkurrencës apo garës”. Mjafton të kujtojmё vrasjet e kundёrshtarёve të tij politikё, figura elitare tё kombit tonë, si: Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe Avni Rrustemin pa u ndaluar tek pёrndjekjet si: emigrimi i Fishtës, “izolimi i detyruar” në Kukël i Mjedës, ndryshe largimi i imponuar i opozitës, sikur censurimi i “Vargjeve të lira”tё Migjenit etj. Nga ana tjetër s’ka pse të injorohet “fakti i marrëveshjes së Zogut me Nikolla Pashiqin nё gusht1924, babain e nacionalizmi agresiv serb dhe antishqiptarin e madh, pa autorizimin e askujt, njësoj si Esat pashë Toptani më 17.09.1914 në Nish, si njё vijimësi nip-dajë në tradhëtinë ndaj kombit, në marrëveshjet me Pashiqin. Madje “gjatё njё interviste, dhёnё njё miku tё tij tё vjetёr, pёr tё pёrditshmen greke ”Elliniqi” tё Athinёs me titullin: ”Me mbretin Zog” dhe mbititullin: ”Greqia dhe fqinjtё e saj”, ndёrsa rastisi qё nё shkurt tё vitit 1931 tё udhёtonin sё bashku drejt Vjenёs, Zogu do tё deklaronte: ”realisht mbretёria e shqiptarёve ka pjesё greke si: Korça, Himara, Dhrovjani dhe Gjirokastra, por kufijtё tanё nё fillim tё shekullit janё vendosur nga ndёrkombtarёt kёshtu qё…”(Gazeta”Elliniqi”, nr.2176, mё 15.03.1931). Megjithatё intervista e Ahmet Zogut, me deklaratёn e saj antishqiptare, s’u sfidua nga askush: “ 1.Nuk u pёrgёnjeshtrua as nga vetё Zogu, nuk u kundёrshtua as nga Qeveria e atёhershme e Tiranёs, por as nga ambasada shqiptare nё Athinё. 2.Nuk shkaktoi protesta as kundёrshti brenda, as jashtё vendit, madje as nga armiqtё e tij, tё cilёt ishin tё shumtё..... duke e pranuar, kёshtu, qё shteti shqiptar ka nёn zotёrim territore greke”, - shkruan, gazetari grek, Kosta Maris !?! Jo rastësisht, pasi u prit si mik i shtetit grek, mё 7 prill 1939, dhe u akomodua në një hotel, në Vorlo, me 97 persona, përfshirë familjen, trashëgimtarin e vetёm tё tij, eskortën kryeministrore, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Punëve të Brendshme, Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Finanacave, ikja si dhe shpenzimet e tjera të Zogut u paguan nga Athina zyrtare”. Sikurse “vërtet Ahmet Zogu, as Shqipëria, sipas Prof.Dr.Paskal Milos, s’e ndalnin dot pushtimin fashist të Shqipërisë, por ama s’duhet injoruar fakti që ishte politika e Zogut në favor të Italisë fashiste, në shkëmbim të parave që i jipte Musolini, pararendëse e këtij pushtimi”(Gazeta“Mapo”, më 23.07.2012). O zot, a ka përmasa hipokrizie civile më brutale sesa të vendosësh në Piedestalin e Nderit të Kombit, në 100-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisё, krahas Ismail Qemalit, Babait të Kombit Shqiptar,”Hero i Popullit”, Hasan Prishtinës”Hero i Popullit”, vigan i kombit tonë, njëri nga diplomatët më të shquar të kohës, Ahmet Zogun, vrasësin e Tij, duke shmangur Luigj Gurakuqin”Hero i Popullit”, njërin nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, vrarë po nga Zogu, dhe të heshtësh, kaq brutalisht, për kontributin e shkëlqyer kombëtar të poliedrit-gjigand Fan Noli?!? Nuk mund të deshifrohet ndryshe loja me historinё nga ndonjë politikan, mjerisht i ri, që në emër tё pragmatizmit elektoral, kur s’ёshtё “fronti” i tij, por i historianёve, ikjen mjerane të mbretit tonë, të përçudnuar botërisht nga ky akt, guxon ta quajë njё akt që duhet vlerësuar, kur “Profesor Abaz Ermenji, ish-kryetari i Ballit Kombëtar, pra politikan, historian, personazh i njohur në vitet e Luftës Antifashiste , ikjen e Ahmet Zogut e cilësonte akt pabesie dhe tradhëtie kombëtare”. “Nuk e teproj tё them, -vijon akademiku ynë Prof.Dr.Xhelal Gjeçovi -, vёrtet shteti i E.Hoxhёs qe diktaturё, ku s’u kursye askush nën ethet e pushtetit vetiak, por askush s’mund tё mohojё se “nё disa drejtime tё 5 rёndёsishme tё jetёs shoqёrore u kapёrcyen shekujt: u realizua njё emancipim i madh shoqёror e kulturor i vendit dhe i popullit”. “Shqipёria nga njё vend agrar-zejtar i prapambetur nё 1938-tёn, nё 1990-tёn ishte transformuar totalisht nё njё vend industrialo-agrar i pёrparuar”, - thekson Prof.Dr.K.Frashёri(Analiza-4, mё 22.09.2012). Askush s’mund tё injorojё karrshillёkun “demokratik”, qё Kanuni i Lekё Dukagjinit i bёn, sot, shtetit tonё ligjor, demokratik, kur kujtojmё se, nё diktaturё, njё realitet i tillё qe krejtёsisht i kapёrcyer”.Progresi ynë kombëtar i kohës së Zogut ndryshon si nata me ditën me atë të kohës së E.Hoxhës”,- nënvizon në “Shqip”, nëntor 2012, Prof.Dr. P.Milo. Atëhere si duhet vlerёsuar A.Zogu? Patjetёr qё as Enveri, as Zogu nuk mund tё pёrjashtohen nga historia jonё kombёtare, edhe pse “rruga e tyre drejt pushtetit kaloi pёrmes kufomave tё kundёrshtarёve politikё deri edhe ish-miq, shokё e bashkёpunёtorё nga mё tё afёrt” “Shtrohet pyetja: A e meriton Zogu një monument në mes të Tiranës? Të duash lirinë sot, çka do të thotë të jesh demokrat, të jesh kundër autoritarizmit, kundër korrupsionit, kundër injorancës, do të thotë të jesh antizogist. Pse, shtrohet pyetja, sepse ai nuk qe nga ata politikanë idealistë, që meritojnë këtë nderim, sikur nuk qe një figurё përbashkuese: Antizogistë qenë jo vetëm komunistët, por edhe Fishta, simboli i katolikëve shqiptarë, i cili arriti t’u bëjë thirrje italianëve ta hiqnin qafe, edhe Mithat Frashëri, njëri nga figurat më të ndritura, të brezit të dytë të rilindasve shqiptarë, por edhe Balli Kombëtar. “ Dhe, nëse shtrojmë pyetjen pse komunizmi tek ne gjeti aq përkrahje dhe aq pak rezistencë, sikur, edhe pse qe aq i egër dhe me aq pasoja tragjike? Nuk ka dyshim se shumë nga shkaqet duhet t’i kerkojmë tek urrejtja që kishte ngjallur tek rinia regjimi i Zogut, po ashtu edhe tek injoranca që la ai regjim. Nëse E.Hoxha ishte një tiran dhe vrasës, kjo nuk do të thotë që t’i ngrejmë një monument Zogut, se ky paska vrarë më pak se Enveri. Atëhere me ç’mend në kokë mund t’i ngrihet monument Zogut në kohën tonë?!?.Për të frymëzuar çfarë?”(F.Lubonja “Panorama”, më 3.10.2012). Natyrisht, pёrmes referencave, nuk pretendojmё tё bёjmё analizёn e asnjё sistemi , çka u takon vetëm historianёve, por patjetёr tё dёnojmё pёrjashtimin e kujtdo qoftё, si kriter antidemokratik, antishkencor dhe antievropian, nga e drejta e njohjes apo e rinjohjes publike, nё frymёn e analizës serioze, komplekse, tё kontributit pёrkatёs të secilit si personalitet, aq mё tepёr, para kombit tё vet, pёr njё periudhё lavdie dhe sakrifice shembullore si ajo e Luftёs Antifashiste Nacionalçlirimtare, nё njё vit jubilar shekullor, si i sivjetmi, ndryshe nё 100-Vjetorin e Shtetit të Parë Shqiptar, kur mes shumë avantazhesh si komb, kjo Epope heroike na ktheu Pavarësinë e Humbur më 7 prill1939, parandaloi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë, vuri në rend dite Zgjidhjen e Çështjes së Kosovës. Dhe ironia e sjelljes partitokratike, nё pёrmasat e njё karikature, arrin kulmin kur pёr Leka Zogun, njё pretendent mbretёror“anonim”, nё epokёn e postmbretёrive, organizator i hedhjes nё erё, natёn e 1976-tës, tё katit I dhe gjysmёs sё katit II tё Ambasadёs Shqiptare nё Francё, “nё shenjё hakmarrjeje ndaj prishjes sё varrit tё tё atit nga agjentё tё regjimit tё Enver Hoxhёs”(Skënder Zogu,“Panorama”, mё 9.12.2011), person ish- i shpallur nongrata nga Spanja, i refuzuar nga shteti ynё nё vitin 1994 apo i dёnuar me 3 vite burg nё vitin 1997, kur si president ishte pikёrisht kryeministri ynë qё sot ligjёron ditёvdekjen, ditëshuarjen e tij normale nga jeta: Ditё Zije kombёtare. E gjithё kjo njё sjellje hipokrite, nё emёr tё njё pёrfitimi elektoral dhe aspak nё emёr tё rritjes sё pristigjit tё shtetit tonё ligjor, demokratik, institucional. Madje arrihet deri në atë shkallë abuzimi, sa që të përdoret nga politika jonё zyrtare deri edhe identiteti ynë kombëtar për përfitim partiak, ndryshe sa të konfirmohet nga kryeministri shqiptar teza e serbëve të Millosheviçit, atij që dogji të gjallë mijëra kosovarë në fund të shekullit XX se ne qenkemi vëllezër, të një gjaku, me turqit...!?! Filozofi që i vjen për shtat vizionit neootomanist që shpall si marrëdhënie vëllazërore gjaku atë mes popujve të islamizuar nën Perandorinë Osmane, kur një vëllazëri të tillë nuk e shpallin popuj si: spanjollët, portogezët, francezët e italianët që realisht kanë të njëjtën preardhje kulturore dhe etnike si popuj latinë, sikur gjuhët e tyre kanë të njëjtën rrënjë, latinishten, siç janë të të njëjtit besim, atij kristian. Po kështu kemi rastin e popujve anglo-saksonë: gjermanët dhe anglezët, sikurse rastin e 6 popujve sllavë të Perëndimit, vëllezër të të njëjtit gjak, secili nga këto grupime. Kjo, edhe pse historikisht kanë qenë në luftëra nga më të përgjakshmet si pushtues dhe ndërluftues me njëri-tjetrin, por kurrë qeveritë e vendeve të tyre: latine, anglo-saksone apo sllave s’denjuan t’ua ofrojnë si hipokrizi zyrtare, poshtëruese, vëllazërinë mes tyre. Krejt e kundërta, fatkeqësisht, po ngjet me vëllazërimin tonë fals, të diktuar nga pozicioni kulltukofag dhe partitokratik, me “vëllain” turk, me të cilin s’na lidhte asgjë tjetër vetëm historia e “vëllait”si pushtuesi ynë për afro 5 shekuj...!?!? Skandal politik pёr njё vend tё tё ashtuquajtur civil, kur dihet se ne që nuk jemi vëllezër me fqinjët tanë, si mund të jemi vëllezër me të ardhurit nga Azia Qendrore në vitin1050, ndryshe“ vëllezër” me nomadët mongolë, kur dëshmohet se shqiptarët, sipas studiuesit italian Giuseppe Catapano: “Perëndia egjiptiane, krijuesi i shkencës antike dhe i shkrimit egjiptian Thoti, fliste shqip”, ide që gjen vetvehten edhe në veprat”Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” të Spiro Kondës dhe atë të historianes Nermin bej Vlora”Lashtësia e gjuhës shqipe”. Argumenti i Catapanos në veprën e tij “Thoti parlava albanese” mbështetet në Gurin e Lemnosit, ndryshe në “Le stelle di Lemnos”, epigramin mbi një gur varri, që ruhet në Muzeun Arkeologjik të Athinës, i cili dëshmon se shqipja është folur 12000 vjet para Krishtit nga Thoti dhe dijetarët e tjerë. Nuk është pa domethënie fakti që ne jemi njëri nga 193 kombet e globit, që arritën të mbijetojnë ?!? Megjithatë, me sjelljen tonë, jemi duke i thënë ndal demokracisё sё ёndёrruar, e lexuar si demokraci e porositur, nё kёmbim tё pangjashёm, nё llojin e vet, me nëpërmbkëmbjen e dinjitetit tonë kombëtar nën kultin e demokracisë elektorale. Kur pritej denigrimi i çdo forme pёrjashtimi ndaj vlerave intelektuale, qytetare, kulturore dhe historike mes nesh, pёrkundrazi, po ngjet e kundёrta: Filozofia jonё politike e kohёs sё kafazit, ndryshe filozofia e nёnshtrimit të njeriut, si sistem antivlerash, mes nesh, po konsolidon dita-ditёs vetvehten, tё ardhmen e saj “shqiptare”, si gjithnjё,”origjinale”...Konstatohet kjo sjellje pёrjashtuese, deri nga ”studiues”, si shprehje e stilit sui-generis, tё gatshёm deri nё paturpёsi qё tё mohojnё çdo vlerё tё krijuar, deri dje, nё fushёn e historisё, kulturёs, arteve etj.etj. sikur, po aq tё gatshёm tё denigrojnё identitetin shqiptar duke injoruar apo hedhur baltë mbi vlerat emblematike tё kombit si: Gjergj Kastrioti - Skёnderbeu, Heroi ynё Kombёtar, Ismail Qemali, Migjeni, Noli, Agolli, Kadare, Qose, etj.etj.mjafton të jetë konsideruar gjatë totalitarizmit vepra e tyre. Vlerёsimi shkencor i cilido personalitet, apo sistem politik, qoftё ky edhe nga mё diktatorialёt, sipas kodit tё historianit “bazohet nё dy kritere themelore: Trashёgiminё materiale dhe trashёgiminё intelektuale, qё ai personalitet apo ai sistem i ka lёnё sistemit pasardhёs”(Prof.Dr.K.Frashëri, vep.cit.po aty). Ndryshe ne do tё mohonim vlerat universale artistike dhe materiale tё Akropolit nё Athinё, Piramidёs sё Keopsit, si njёra nga 7 mrekullitё e botёs etj.etj., nё epokёn postmoderne, ngaqё nё themelet e tyre qёndrojnё sakrifica tё pashembullta, prej qindra-mijёra jetёsh njerёzore. Historia i njeh dhe i dёnon kёto sakrifica, megjithatё, duke u treguar e ftohtё ndaj tyre, ajo nё themel tё balancёs sё saj vlerёsuese mban vetёm dy kriteret e lartpёrmendura. Në respekt të kontratës së heshtur, me lexuesin tim, mendova tё ndalem nё disa nga shtigjet e dhimbshme tё rrugёtimit tonё, nё fatin tragjik tё njё populli tё vogёl si yni, ndryshe si pranimi i koshiencёs apo i vetёdijёsimit brenda vetvetes: Ne s’mund ta vulgarizojmё kurrsesi, me kaq mendjelehtёsi, nёn trysninё e euforisё postmoderne, sjelljen diplomatike evropiane antishqiptare tё fillimshekullit XX, sipas tё cilёs: ”Shqipёria nuk mund tё qitet shtet mё vehte, sepse shqiptarёt janё: a)barbarё, b)nuk janё tё zotёt me pёrparue dhe me u qytetnue vetё dhe se c)eksperienca ka tregue se nё kohёn e Princ Vidit, Shqipnia nuk mundi tё mbahet shtet mё vete dhe krejt e pamvarun...kur tё drejtёn pёr tё patur shtetin e tyre do t’ua njihte serbёve qё, gjatё Luftёs Ballkanike, me shpata u çanin nanave shqiptare barkun, dhe foshnjet e nxjerruna nga trupi i tyne, i ndeznin flakada, porsi pisha, me shndritё natёn me to. Dhe Konferenca, serbёve ua ka trefishua madhёsinё e shtetit tё tyne, sikur grekёve qё kanё kryqёzue gjinden shqiptare nё shek.XX ka menden me u dhanё mandatin pёr me i shtrue dhe me i “qytetnue” disa kombe tjera, kupto Shqipninё”(Fishta“Fjalimi i mbajtur nё Konferencёn e Paqes”, Paris 1919). 7 Vёrtet komunizmi si kudo, edhe tek ne, qe njё eksperiment tragjikomik, me pasoja negative, tё pallogaritshme, ndryshe qe njё barrierё serioze ndaj progresit tё natyrshëm të njё vendi, si yni, por, ne po aq duhet tё kemi vetёdijen se në fund të fundit komunizmi, me nofkёn e idealitetit, nuk qe një fatkeqësi, as produkt thjesht shqiptar, pa injoruar precedentin e aplikimit-karikaturë tё komunizmit tonё“origjinal”... Po ashtu, nëse shembja “së jashtmi” e komunizmit qe derivat i koniunkturës globale, kurrsesi nuk duhet harruar se shembja “së brendshmi” e tij është kryefjala e aksionit tonë total, ku aleanca e qeveritarëve, qofshin të djathtë, qofshin të majtë, me intelektualёt kёrkohet si domosdoshmëri jetike. Ndryshe demokracia jonë vazhdon të jetë e kompromentuar nga raportet “frontale” brenda vehtes, nё postdiktaturё, rrjedhojë e kurthit që ngre në mes nesh edhe për shumë kohë gravatacioni psiko-filozofik i së kaluarës, ndryshe nostalgjia ndaj “dorës së partisë”, apo ndaj “Armikut tё Çlirimit”, siç do të shprehej Konica, si shprehje e shpirtit prej skllavi, nёn ethe pushteti partiak. Si u mirёkuptuam për domosdoshmërinë e aksionit ”së brëndshmi”, aq më tepër kur aktualisht as që shihet në horizont aleanca e lartpërmendur, le t’u hedhim një shikim retrospektiv “së jashtmi” dhe ”së brëndshmi”, në vijim, zhvillimeve tona politike gjatё shekullit që lamë pas, nëse duam të jemi pjesë e sinqertë, e kontributit intelektual, larg idolatrive postmoderne, që na ushqen “Utopia totale”, si deri dje, brenda vetes: “Në vitet 30-të N.Buharini, Sekretar i Përgjithshëm i Kominternit, përmes grupit komunist shqiptar të Bashkimit Sovjetik, ngarkon Lazar Fundon(Zai Fundon), një intelektual i pajisur me kulturë të gjërë marksiste dhe jomarksiste, pёr disa kohë punoi nё sekretarinë e Kominternit nën drejtimin e Buharinit, të kryente një studim për Shqipërinë, thelbi i të cilit ishte: Problemet e ndërlikuara të Shqipërisë si: varfëria, pabarazia, brutaliteti, padituria, shkeljet e ligjeve, shkurt, gjendja e mjeruar e popullsisë në të gjitha drejtimet nuk mund të zgjidhej me një revolucion socialist, por me një revolucion popullor, pra jo duke vendosur diktaturën e proletariatit, por duke mëkëmbur një demokraci popullore…, ku pronësia private mbi mjetet e prodhimit duhej respektuar, veçse shteti duhej ta kishte atë nën kontroll për të mos lejuar abuzimet. Sipas programit të Fundos Shqipëria do të bëhej një vend modern”, por dënimi me vdekje nga gjyqet staliniste, si tradhëtar i marksizmit, i Buharinit do të ishte edhe dënimi i vetë doktrinës socialdemokrate të Fundos si ndjekës i Buharinit…Kështu PKSH-ja do të lindte si parti e stilit bolshevik, e pajisur me një program jobolshevik, por socialdemokrat, siç ishte demokracia popullore”, sipas historianit K.Frashёri. Kurse pas Çlirimit të Shqipërisë, në vitet 1944-1945 kur “Jalta” po bëhej gati të na vinte kufirin tek thana (ekonomi e centralizuar apo e komanduar), do të ngrihej, brenda nesh, një zë alternativ interesant për fatin tonë të pafat, varianti i “ekonomisë së përzier”, si rruga III, ndryshe siç sugjerohej edhe nga jashtё: “zhvillimi i dy ekonomive paralele, socialiste dhe kapitaliste, në përputhje të plotë me tezën e Marksit: ”ekonomia socialiste duhet të ndërtohej vetëm kur kapitalizmi ta kishte kryer ciklin e zhvillimit dhe të kishte hyrë në fazën e degradimit. Madje, sipas porosisë së Kominternit, në fillim të Luftës II Botërore, zgjidhja më e përshtatshme për Shqipërinë, një vend shumë i prapambetur , do të ishte jo regjimi komunist, në trajtën e diktaturës së proletariatit, por regjimi i demokracisë popullore, ngaqë Shqipërisë i mungonin parametrat e domosdoshëm për një regjim komunist.Gjykuar nga kjo situatё Stalini do t’i sugjeronte Enver Hoxhёs dhe Koci Xoxes gjatё vizitёs sё tyre nё 1947-tёn nё Moskё: Tё mos nguteshin nё zbatimin e reformave radikale socialiste nё industri dhe bujqёsi, t’i ndryshohej emёrtimi Partisё Komuniste Shqiptare nё Parti e Punёs e Shqipёrisё, sikur iu sugjerua edhe Koresё sё Veriut, pra dy vendeve mё tё prapambetura nё planetin socialist, çka do tё thoshte qё Shqipёria tё mos i futej aventurёs sё regjimit komunist, por t’i pёrmbahej platformёs sё demokracisё popullore, njё platforme tё pёrafёrt me atё tё socialdemokracisё, qoftё edhe radikale. Stalini nuk e konsideronte komuniste partinё e Hoxhёs, prandaj PKSH nuk u pёrfshi nё Informbyronё, sikur nuk ftohej në asnjë rast. Megjithatё PKSH, me insistimin e Enver Hoxhёs, vazhdonte me kokёfortёsi, diktaturёn staliniste tё proletariatit, pikё pёr pikё,... . 8 Nё kёtё situatё reagimi as Bashkimi Sovjetik, as Informbyroja s’e shpunё punёn mёtej, lanё mёnjanё rezervat ndaj politikёs socialiste tё PPSH. Duket arsyeja shtetёrore mbisundoi arsyen ideologjike. Besnikёria e PPSH ndaj Bashkimit Sovjetik e detyroi Moskёn qё pёr hir tё interesave tё politikёs sё saj globale, nё gjirin e Vlorёs, ta trajtonte Shqipёrinё si kёshtjellё e komunizmt nё Evropёn Juglindore” (Prof.Dr. Kristo Frashëri, Gazeta Shqiptare: Analizat I-III, 19-21.09.2012).Ndёrsa zëri nga brenda nesh ishte zёri i një udhëheqësi komunist liberal, anёtar i Komitetit Qёndror tё PPSH, i njohur mirё nga Perёndimi, me karizmë të kompletuar brenda dhe jashtë vendit, që do të refuzohej menjëherë nga Franca dhe Anglia, ishte zëri i Lunaçarskit shqiptar, Sejfulla Malëshovës, ish-sekretarit dhe dishepullit të njёrit prej kryeministrave shqiptarё dhe evropianё më të kulturuar të shekullit XX, Fan Stilian Nolit . Megjithatë…nuk i doli në krah një zë i dytë… Gjithçka ishte paravendosur kuintave të krimit gjeopolitik antishqiptar: Shqipёria po rikthehej pёrsёri dhunshёm dhe tinёzisht nёn kontrollin ortodokse rus, ku 171 vite mё parё, e kishte venduar Traktati i Paqes, Ruso-Turke, Kuçuk-Kajnarxhi në vitin 1774. Kёsaj radhe sipas Marrёveshjes sё Jaltёs, ndryshe Ruzvelt-Stalin-Ҫurçill, krerёt e Koalicionit Antifashist tё Luftёs II Botёrore, edhe pse gjatё kёsaj lufte ne kishim dhuruar sakrifica dhe gjak pёr km.katrorё sa asnjё popull tjetёr nё Evropё. Edhe atёhere, kur Gjergj Dimitrov (Sekretar i Pёrgjithshёm i Kominternit, i mirënjohur pёr fitoren nё Gjyqin e Lajpcigut kundёr Geringut, mareshall dhe burrё shteti i kohёs sё Hitlerit) do tё propozonte krijimin e njё Federate Socialiste Ballkanike “Titoja ia mbushi mendjen Stalinit qё tё mos pranohej kjo ide e Dimitrovit, sipas sё cilёs, aty ku flitej serbishtja, tё ishte Republika Serbe, aty ku flitej shqipja, tё quhej Republika Shqiptare, sikur aty ku flitej bullgarishtja tё quhej Republika Bullgare e kёshtu me radhё pёr tё gjithё popujt e Ballkanit, qё jetuan afro 500 vjet nёn sundimin osman, me tё njёjtat kanune e zakone. Kёshtu, kёte ide, nuk e pёlqeu Mareshalli Tito, madje as Stalini, se, po tё bёhej Ballkani njё federatё socialiste, do t’ia kalonte shumё Bashkimit Sovjetik tё prapambetur. Kjo, ngaqё Stalini s’donte tё ishte despot i njё populli tё prapambetur.Edhe anglo-amerikanёt s’e pёrkrahёn kёtё mendim tё Dimitrovit duke ngritur lart, gjatё Luftёs II Botёrore, dy figura: Nё Perёndim De Golin dhe nё Lindje Mareshallin Tito, sipas dёshirёs sё Çurçillit, djali i tё cilit kishte qёndruar gjatё Luftёs Dytё Botёrore pranё Titos. E vёrteta ёshtё se Stalini i kishte thёnё Titos qё ta inkuadronte edhe Shqipёrinё si republikё e shtatё, por Tito, (qё nё 1943-in deklaronte se Kosova, pas Luftёs, duhet t’i kthehej Shqipёrisё) i zgjuar, nuk e pranoi duke thёnё se shqiptarёt s’janё sllavё dhe se ...janё xhelozё pёr Pavarёsinё e tyre. Kёtё e tha, sepse, po tё respektohej kriteri ”ku flitej shqip”, nga bashkimi i Shqipёrisё me Kosovёn si republikё e shtatё do tё krijohej republika mё e madhe, mё e pasur dhe mё e fortё”, nënvizonte Petro Marko (”Intervistё me vetveten”, fq.445). E hidhur, si njё mallkim fati, por askush s’mund ta mohojё se shteti shqiptar s’erdhi nё jetё si apiratё e shqiptarёve, por realisht dhe kryesisht, si aspiratё e interesave gjeopolitike tё Austro-Hungarisё dhe tё Italisё, në veçanti insistimit të Kontit L.Bertold, Ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë, ideator i shtetit shqiptar si dhe të princit Franc Ferdinandi të Saj, i cili , “më 21 nëntor 1912, si arriti të marrë garancinë nga Kajzeri se Gjermania do ta mbështeste Austrinë “në të gjitha rrethanat” duke marrë parasysh edhe rrezikun e luftës me Britaninë e Madhe, Francën dhe Rusinë, arriti ta kthejë rrotën e historisë në dobi të shqiptarëve. Serbët, si mësuan se cili njeri i dëboi nga Adriatiku e dënuan me vdekje”, vendim terrorist që u zbatua me 28.11.1914 në Sarajevë. Austro-Hungaria daljen e Serbisë në Durrës e konsideronte si dalje të Rusisë. Konti Bertold, arkitekti i kësaj pavarësie, kur siҁ dihet as vetë Ismail Qemali s’po e artikulonte ende qartë, këtë objektiv, brenda vetes, do t’i thoshte I.Qemalit: Jo autonomi, por pavarësi për Shqipërinë! Në këtë kontekst 21 Nëntori 1912 konsiderohet me të drejtë siҁ është pohuar në media :“Dita vendimtare diplomatike për krijimin e shtetit të parë shqiptar”. Kështu kur aleanca Austro-Hungari dhe Itali pranonte ekzistencën e një Shqipërie 44000 km.katrorë(4000 km. katrorë më shumë se Shqipëria 9 me Kosovën), por po kaq kjo aleancë ishte e gatshme të pranonte ҁdo lloj matrapazllëku me kufinjtë tanë, në funksion të kontrollit të plotё mbi Ballkanin, pёrballё synimeve serbo-greke, ku fshihej Rusia qё, sado e ftohtë për shkak të sllavëve, më në fund nuk do ta mohonte Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Kështu duke përkrahur ndarjen e Shqipërisë nga Turqia krahas Fuqive të Mëdha, sidomos nga Austria dhe Italia, Rusia do të pranonte ekzistencën e njё Shqipёrie prej 10-11.000 km.katrorёsh. Konkluzioni është i qartë: si dje, si sot, si nesër, ne kemi emergjente nevojёn e shpёtimit nga filozofia e robёrisё, nga idolatria në postmodernitet, me vetёdijen se na duhet shumë punë, përpjekje dhe mend për të gjetur vetveten në koniunkturat globale.Të mos harrojmë thënien lapidare të diplomatit dhe burrit të shtetit, ish-guvernator nё Varnё, Galipoli dhe Bejrut, Sekretar i Pёrgjithshёm i Ministrisё sё Punёve tё Jashtme, kandidat pёr Ministёr i Punёve tё Brendshme dhe Kryetar Parlamenti (mexhonturqit) gjatё Perandorisё Osmane, Ismail Qemalit: ”Fatet e popujve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive te mëdha”. Ndryshe kemi tepër nevojë për vetveten, apo të plotësohemi brenda vetvetes kundër cilitdo kështjellëzimi modern, në dobi të një ekuilibri progresist duke e pasuruar dhe konsoliduar më tej identitetin tonë, si pjesë e identitetit kulturor e qytetar”evropian”, në brendinë e tij reale: si “kulturë popullore, si trashёgimi historike, si gjuhë, si mënyrë jetese, si gjeografi, si traditë, si mentalitet kundër “krisjeve” nën ethet e “brucelozës”së kompleksit të moderacionit si farsë koniunkturale... Ndonёse jetojmё epokёn e analizave holiste, tёrёsore, komplekse, mjerisht, vazhdon konsideracioni:“Bardhё e Zi”. Dihet se, “Ernest Koliqi, hierarku mё i lartё shqiptar fashist, kryetar i Kёshillit tё Epёrm Fashist Korporativ, pjesё aktive e grupit tё veçantё sё bashku me dhёndrrin e Musolinit, Konti Çianon, nё pёrgatitjen e pushtimit fashist tё “39-tёs, i shpёrblyer pёr kёtё kontribut nga vetё Ҫiano me titullin “Profesor” i Universitetit tё Romёs (Bernd Fisher”Shqipёria gjatё luftёs 1939-1945”, fq.70), Ministër Arsimi dhe Zv.ministёr i Punёve tё Jashtme në Qeverinё “Vёrlaci” të 1939-ës, do ta quante fashizmin “njё rend i ri, njё rend i gjithmbarshёm, qё nuk i pёrket vetёm Shqipёrisё: Mjerё ato shtete, - thoshte ai - , qё s’do tё kenё kёtё vegim tё kthjellёt historik”, sikurse Gj.Fishta, ky shqiptar i madh, do tё kishte “njё moment thyerjeje: do t’i dёrgonte njё mesazh tё gjatё mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit, me pёrgёzime pёr 40- vjetorin e mbretёrimit tё tij. Krejt ndryshe, Noli, bashkёkohёsi i tyre, pёrmes “Zёrit tё Amerikёs”do tё bёnte thirrje ”qё tё mos kishte asnjё iluzion pёr pushtuesit nazifashistё, sepse gjermanёt janё armiqtё tuaj. Ky ёshtё rreziku mё i madh qё keni pёrballuar ndonjёherё”. Gjithashtu“nuk është për t’u çuditur që kisha katolike dhe shumё katolikё e mbёshteten pushtimin fashist, ngaqё Italia u solli atyre priftёrinj dhe u çoi fёmijёt nё seminare…Fundja edhe u hoq qafe Zogun”(Bernd Fisher “Shqipёria gjatё luftёs 1939-1945”, fq.90) kur kёtё mbёshtetje, këtë akt të turpit botëror, ndaj fashizmit nuk do ta kursenin as figura të tilla të kombit tonë si Faik Konica dhe Gjergj Fishta. Madje, ndryshe nga Konica qё do tё zhgёnjehej shpejt nga fashizmi, Fishta do ta shoqëronte me dy shkrime radhazi: “Drejtësia ndërkombëtare” dhe “Prosperiteti i popullit shqiptar nën Perandorinë Romake”. Po ashtu Fishta, i vetmi kandidat shqiptar i propozuar deri atëhere për “Nobel”, më 6.6.1939 do të emërohej anëtar i Akademisë Fashiste Italiane (Prof.V.Bala “Fishta,vepra dhe jeta”fq.22-23). Megjithatë, s’ka njeri normal në Shqipërinë Natyrore të vërë në dyshim vlerat e kësaj tresheje, në thelb jofashiste, të panteonit shqiptar (krahas De Radёs, Naimit, Mjedës, Migjenit, Nolit, Poradecit, P.Markos deri te Kadare, Agolli e Qose etj.). Aktualisht, në hapësirat e mendimit të lirë postmodern, kur korifenjtë jetojnë shpalosjen në tërë kompleksitetin e tyre, pohojmë me bindje të plotë: Lëvizja në politikë e kësaj tresheje brilante, që e kuptonte aq mirë politikën moderne në amoralitetin e saj postmoral dhe postkonvencional, e çliruar totalisht nga kultet, idolat dhe idolatria, ngërthente në vetvete aspiratёn pёr zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, kur dy Fuqitë e Mëdha pushtuese, Italia dhe Gjermania, me “vendimin e tyre të datёs 26 prill 1941, pasi ishte shembur Jugosllavia mbretërore, vendosën bashkimin e krahinës së 10 Kosovës ( pa rrethin e Mitrovicës dhe të Kaçanikut) me Shqipërinë, po luanin aq fort me kartën e “Shqipërisë së Madhe”.“Fakti është i qartë se Italia kërkon të arrijë qëllimet e veta duke zgjeruar kufinjtë e Shqipërisë..., sepse rastis që interesat e saj përputhen me një akt të vonuar drejtësie kundrejt Shqipërisë, shprehej kritiku i shquar letrar dhe eruditi Faik Konica (“Vepra”.fq.526). Për hir të së vërtetës, Shefqet Vërlaci, diktatori kuisling, qe i vetmi kryeministër shqiptar i “Shqipërisë sё Madhe”, kёsaj krijese mashtruese tё nazifashizmit, qё “do tё pёrdorej si njёri ndёr argumentet kryesorё tё diplomacisё greke pёr tё realizuar synimet e veta duke e quajtur Shqipёrinё vend aleat i Fuqive tё Boshtit, shtet i mundur nё luftё dhe si i tillё duhej tё paguante haraçin e vet duke i dhёnё Greqisё, Korçёn dhe Gjirokastrёn”(Prof. A.Puto ”Lufta italo-greke, Diktatorё dhe Kuislingё”, fq.21). Nёse si kryeministri i Shqipёrisё Natyrore, ndryshe i Shqipёrisё sё Vёrtetё, nga Presheva nё Prevezё, veri-jug, dhe nga Shkupi nё Durrёs, lindje-perёndim, edhe pse qeverisja e tij mbulonte plotësisht vetëm Vlorën, Fierin, Beratin, njihet Ismail Qemali,“Shqipёria e Madhe” e qeverisё “Vёrlaci” nuk do tё ishte tjetёr veçse një zgjidhje koniunkturale duke rriskuar humbjen e së tërës, kur kujtojmё se kolaboracionizmi shqiptar, pasi i shpallte luftё Greqisё, me firmosjen nga Shefqet Vёrlaci pёrbri Viktor Emanuelit nё favor të agresioni fashist, po i shpallte kёshtu luftё edhe Koalicionit Progresist Antifashist Botёror, SHBA, BRSS, Anglisё dhe Francёs. Shtoji kёsaj edhe faktin e pamohueshёm historik qё “kryeministrat anglezё, Looyd George dhe Uinston Ҫurçill, i pari pas Luftёs I Botёrore, ishe gati ta kompozonte Ballkanin sipas hartave qё i vinte tinёzisht mbi tryezё miku i tij grek, Venizellos, kurse i dyti e kishte ndarё mendjen qё nё vitin 1941, t’ia falte Shqipёrinё e Jugut Greqisё, krejt e kundërta e kryeministrit anglez, paraardhës, lordit Beaconsflied dhe ambasadorit të tij në Stamboll, Goschen, që e mbrojtën Shqipërinë nga copëtimi i parë në vitin 1878, në Kongresin e Berlinit” apo e pasaardhësit tё tyre, të ditëve tona, kryeministrit Toni Bler, mik i përjetshëm i shqiptarëve. Po kështu, më 23 dhjetor 1942, 6 ditë pasi Amerika, Anglia dhe Bashkimi Sovjetik, treshja e Koalicionit Antifashist Botëror deklaronin publikisht njohjen zyrtare të Luftës Antifashiste Nacionalҁlirimtare si pjesë përbërëse e rezistencës së popujve kundër nazifashizmit, Ernest Koliqi dhe Mustafa Kruja, plot lavde dhe lajka pro Musolinit dhe Hitlerit, do të ngrinin në protesta tërë lukuninë e turmave profashiste gjithë helm dhe vrer kundër këtyre tri Fuqive të Mëdha deri në atë shkallë sa deklaratën e tyre ta quanin si fyerje të sovranitetit të Shqipërisë duke pohuar se ”populli shqiptar dhe populli italian janë vëllezër prej nëne e prej babe”. Sikur tё mos mjaftonin tё gjitha kёto... “ nё vitin 1946, nё Konferencёn e Paqes nё Paris, duke shfrytёzuar tё gjitha qёndrimet e kryeministrave shqiptarë si: Sh.Vërlaci, M.Kruja etj. fashistё - kuislingё, dhe veçmas qёndrimet e një pjese tё panteonit tonё kombёtar, me shpresёn e shpёtimit nga Zogu siç propogandonin fashistёt italianё, apo për shpëtim nga fashizmi italian siç mashtronin nazistёt gjermanё, kryeministri grek Caldaris, do tё sillte me vete njё botim me dokumente nё mbёshtetje tё tezёs sё tij pёr Shqipёrinё si aleate e Boshtit... Megjithatё, pёrballё delegacionit shqiptar, qё kryesohej nga kryeministri Enver Hoxha me argument “dokumentin mё tё fortё - rezistencёn e popullit shqiptar kundёr okupacionit italian dhe gjerman, qendra e sё cilёs ёshtё Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, do tё bёnte tё hidhej poshtё kёrkesa greke pёr Vorioepirin”(Profesor Arben Puto, vep.cit. po aty). Kёshtu, megjithёse ne, shqiptarёt, kishim dhёnё aq shumё gjak nё emёr tё lirisё, madje edhe pёr lirinё e fqinjёve tanё grekё e serbё tё cilёt gjatё Luftёs Ballkanike “kishin vra e pre fёmijё, gra, pleq e tё mbetun tue ba me vdekun prej gazepit me mijёra shqiptarё tё pafat nё ditё, sikur kishin djegun e rrenue, jo vetёm katunde e qytete, por mbarё krahina nё emёr tё “qytetnisё” tue thye çdo tё drejtё ndёrkombёtare, e megjithatё... kёta fqinj munden me qenё shtete tё lira, kurse Shqipnia ku nuk gjindet njё vorr i njё tё vdekuri urie, ku ndorja dhe besa edhe ndaj armikut ishin tё pathyeshme”(Gjergj Fishta, “Fjala në Konferenca e Paqes”- Paris 1919) nuk do tё lejohej tё kishte shtetin e vet. 11 Madje, sipas Kadaresë, edhe sot ”ka një doktrinë në Ballkan, një draft tё vitit 1938, shkruar prej akademikut serb, me emrin Vasa Çubrilloviç, qё titullohet:”Dëbimi i shqiptarëve”, i cili kërkon dëbimin e shqiptarëve prej gadishullit. Një projekt kriminal që nuk di të jetë dënuar ndonjëherë në Jugosllavi, as në ish-Jugosllavi, vënien e të cilit në jetë 60 vite më pas, në vitin 1999, e pa e gjithë bota”(Vep.cit.po aty.). Nga ana tjetёr e medaljes totalitare, pas atij gjaku të derdhur kundër nazifashizmit, na priste diktati, gjeopolitik, stalinist, humbja përfundimtare e gjysmës sonë, nën ethet e “Jaltës”, për të “normalizuar” prenë e vet, fatin e popujve të vegjël, si yni. Shkurt, të gjitha rrugët e ndjekura prej nesh, filluar me politikën liberale të Ismail Qemalit, i detyruar të dorëhiqet, nën trysninë e e interesave koniunktuarale të Fuqive të Mëdha duke neglizhuar kështu çdo qeverisje proshqiptare, pra edhe Qeverinë e Vlorës: Mjafton të kujtojmë se në funksion të kësaj strategjie Komisioni Ndërkombtar i Kontrollit asnjëherë kёtё qeveri nuk do ta njihte si qeveri e të gjithë shqiptarëve, pra kombëtare, por si qeverisje lokale, njëlloj si atë të Esat Toptanit në Shqipërinë e Mesme, d.m.th si atë të tradhtarit i cili ua kishte dorëzuar Shkodrën malazezëve në prill 1913, siç duhet theksuar se “njohja e Shqipërisë, si një shtet i vogël, me afro 1 milion banorë, më 27 korrik 1913 nga Konferenca e Londrës erdhi, ngaqë s’ishte në interes të Austro-Hungarisë e Italisë të shihnin bregdetin Adriatik, nga Tivari deri në Sarandë, në duart e serbëve dhe të grekëve”(Morton F.Eden,”Shqipëria”, fq.11)… pasuar nga politika pa dyer e A.Zogut, “ardhur nё pushtet, nёn garancinё ushtarake të një kontigjenti bjellorusësh prej 8000 trupash që u përgatitën me ndihmën e qeverisë jugosllave për agresion kundër Shqipërisë”(Prof.A.Pipa,”Stalinizmi shqiptar”, fq.24). Akt qё dёshmohet nё ditёt tona nga vetë Princ Leka II, kёshilltar diplomatik i kryeministrit tonё, fanolist deri nё 1994-ёn, i cili nё qershor tё kёtij viti, do tё uronte Rusinё, moskovin, siç e anatemonte Fishta, simbolin tradicional tё sё keqes sё shqiptarёve, pёr ndihmёn qё i dhanё gjyshit tё tij, Ahmet Zogut, pёr tё ardhur nё pushtet mё 24 dhjetor të vitit 1924),...vazhduar nga politika sa staliniste, sa me dyer të mbyllura gjatë dekadës së fundit të qeverisjes, e E.Hoxhёs, do tё na çonin në të njëjtin shteg: atё totalitar, pavarësisht nga ngjyra: i djathtë apo i majtë. E, nёse nё dekadat e para tё shekullit XX, nё Shqipёrinё gjysmёfeudale-një jetë mizerabël, kur njerëzit ende jetonin nën të njëjtën strehë me kafshët, me afro 90% analfabetё, Migjeni nёnvizonte me shumё tё drejtё: ”askush s’mund tё thotё se kёtu rron njё popull qё ndёrton diçka tё re”, paradoksalisht edhe nё dekadat e para tё shekullit XXI ne, çuditёrisht, vazhdojmё tё mbetemi nё fatin e vendeve tё nёmura, edhe pse jetojmë nё epokёn e postUtopisë: Mesazh qё pёrcjell me aq shumё dinjitet sa civil, sa estetiko-filozofik romani brilant ”Shqipёria”i Ben Blushit. Kjo ngjet, sepse ”prijёsit tanё synojnё utopinё totale: utopinё sociale, politike, ekonomike, fetare, kulturore, etike, estetike gjё qё nё fund tё fundit i çon drejt ”fundit tё utopisё”,- do të shprehej H.Marcuse, ndryshe drejt njё utopie tё binjakёzuar me filozofinё e shkatёrrimit total tё asaj Rilindjeje kombёtare jetike pёr ne, larg folklorizmit politik, tё aspiruar nga idealet demokratike tё Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Ёshtë e dhimbshme, por njeriu shqiptar, i paçliruar akoma, as nё postmodernitet, nga kompleksi i dogmës së Zotit që ai vetë krijoi: ”Ku të futem, s’gjej vend tjetër, Ku të qesh e ku të qaj ? Majtas më dalin dreqër, Djathtas vijnë e presin djaj... Dritёro Agolli “Majtas dreqёr, djathtas djaj,,”, po humbet po kaq dhimbshëm orientimin real të vetvetes, si pasojë e metamorfozave të kësaj dogme në universin absurd të Utopisë totale, në epokën e postutopive dhe tё posthumanizmit... Në dritën e analizёs tёrёsore, holiste, të panteonit tonë le të zhbirojmë akoma më tej, nё funksion tё vetёdijёsimit, në rrjedhat e Vetvetes, si vet fati tragjik i kombit, që i përkisnin: Jo rastësisht ata, përballë kërkesës për një shtet shqiptar të tipit evropian, duke lexuar brerjet mes vedi dhe synimet 12 historike grabitqare, veçmas nga fqinjtё, kanë përjetuar dilema nga më tragjiket brenda vetes: “ Zoti Konica, a duhet të kopjojmë në Shqipëri sistemet e qeverimit me anë dy partish, një konservatore dhe tjetra liberale”, - i drejtohet Noli -, ndërsa pinin një kafe si shokë dhe miq, në prill të 1915-ës, në një lokal të Vjenës. Jo, - i përgjigjet Konica-, s’është punë që bëhet. Nuk mund të kemi një parti konservatore në Shqipëri, se konservator do të thotë ay që konservon një trashigimi të vyer politike. Po, ne shqiptarët, - vijon Faiku -, çfarë do të konservojmë: Feudalizmin e bajraktarëve, patriarkalizmin e malësorëve apo banditizmin e fshatarëve? Jo, or jo konkludon Konica. Nuk duhet të kemi ne as parti konservatore, as parti liberale sipas mënyrës angleze, sepse gjersa ne të bëjmë reformat na piu morri, greku e serbi dhe italiani. Neve nuk na duhen dy parti, por Një-njëzë--njëckë: Parti Revulocionare. Shqipëria është si një shtëpi e vjetër, ajo duhet ndërtuar nga themelet...” Madje, Faiku kishte studiuar me pasion në rini Karl Marksin, e dinte atë në maje të gishtave, fliste me respekt për të, edhe pse nuk i besonte të gjitha ç’thoshte filozofi gjerman, por, po ta gricje pak Faikun ai ishte një revulocionar i vërtetë,- thotë Noli-, (“Dielli”, mё 28.12.1945) për emblemën e mendimit intelektual modern, Volterin shqiptar, “evrocentrizmi i të cilit ishte më i theksuar sesa i evropianëve më të përbetuar”(Akademik Rexhep Qose, vep.cit. fq.198). Kurse vet Noli, si kish bërë realitet aventurën e ëndrrës së tij, nën vetëdehjen prej gjeniu përkthyes të veprёs sё Shekspirit dhe “Don Kishotit” tё Servantesit”, në Qershor 1924, jo vetёm që do të pësonte goditjen e parë politike, nën pushtetin e kësaj vetëdehje, me gjyqin politik të 12 dhjetorit, duke dënuar me vdekje Zogun dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, si “ autorë principialë të vëllavrasjes”, përpara diplomacisë perëndimore që këtë gjyq do ta vlerësonte hakmarrje politike, por goditja do të rëndohej më tej me pritjen nga ana e Tij, në prag të agresionit zogist, të diplomatit sovjetik A.Krakovecki. Tragjikja e këtij qëndrimi do të kishte të vetmen amë: Noli politikan, falë hapësirës së jashtëzakonshme hermesiane të Nolit artist, do të mposhtej përpara humanizmit të Tij prej gjeniu brenda vehtes në të cilën gjenialiteti i artistit gjithnjë do të fitonte mbi atë të politikanit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që, ndërsa Zogu me 8000 trupa ushtarake po i drejtohej kryeqytetit, Tiranës, kryeministri Fan Noli, vazhdonte, krejt i qetë, sikur s’po ndodhte asgjë, t’i binte violinës në zyrën e tij. Po kështu, gjatë largimit nga Tirana, i detyruar pas fitores së forcave zogiste, më 24 dhjetor 1924, si kujton se ka harruar mbi tavolinë kopjen e përkthimit të “Rubairave” të Omer Khajamit, do të kthehej enkas në Tiranë, nëse këtë problem nuk do ta zgjidhte sekretari i tij, i cili, pasi kthehet në zyrën kryeministrore, pak ҫaste pa rënë në dorë të A.Zogut, ia dorëzon në Durrës. Jo rastësisht, ky poliedër brilant me një bonsens të pashoq, jo vetëm do të pranonte që ta shoqëronte, si përkthyes, tek Ruzvelti, gjëmatarin e tij, të cilin e kishte përmbysur me dhunë nga pushteti, por do të insistone pranë diplomacisë amerikane dhe asaj ndërkombëtare që mbreti shqiptar duhet të jetë shqiptar, qoftë ky edhe Zogu. Madje habisë së Faik Konicës përpara këtij insistimi të Fan Nolit, ky i fundit do t’i jipte këtë përgjigje: “Vetëm kështu thesarin që Zogu mori me vete, kur iku, mund ta përdorë edhe për Shqipërinë”. Nё vijim tё goditjeve nga interesat e Fuqive tё Mёdha dhe ato tё fqinjёve tanё, në qershor 1946, Noli do të arrinte të neutralizonte planin e tretë për copëtimin e Shqipërisë, rezolutën ogurzezë të senatorit amerikan Claude Pepër, ku kërkohej kthimi i Shqipërisë së Jugut Greqisë, pranuar njëzëri (Kosta Çekrezi “Plani III për copëtimin e Shqipërisë”}. Ky ishte Noli “një farë Moisiu modern, që do të bëjë revolucione shoqërore, politike, sociale e morale duke mos derdhur pikë gjaku”(Prof.Dr. Rexhep Qose, vep.cit.fq.260). Mjafton tё kujtojmё faktin se pёrballё tri kёrkesave radhazi tё Mehmet Shehut, ish-Kryeministrit shqiptar, nё OKB pёr t’u kthyer nё Shqipёri, madje duke i garantuar edhe statusin material, trajtimin ekonomik nё rangun e njё kryeministri, Noli, jo thjesht, do t’i pёrgjigjej me heshtje, heshtje, vetёm heshtje, por, siç nёnvizon Petro Marko: “Mё 28 Nёntor 1952, nё 40-Vjetorin e Pavarёsisё, e kam dёgjuar vetё Nolin, me veshёt e . 13 mi, tё fliste nё radio nga Amerika, pak a shumё kёshtu:”... O ti qё je nё fuqi, me hanxhar nё dorё pёr tё prerё kokat e patriotёve, thuamё ç’po bёn...Shqipёria pret njё Shёn Konstandin pёr tё shpёtuar nga kjo kasaphanё...”(Vep.cit. fq. 457) Dhe sot, thuajse, pas një shekulli nga debati Konica-Noli jemi kombi që ende, sipas akademikut Rexhep Qosja, nuk i kemi zgjidhur akoma tri ҁështjet madhore si komb: Ҁështjen kombëtare, ҁështjen demokratike dhe as ҫështjen shoqërore. Historia është e pamëshirshme, ajo ka logjikën e saj që duhet njohur, ndryshe vazhdojmë ironizimin me vetveten edhe në posthistori: Byrlekemi se demokracinë e sollëm ne, madje menaxherët apo liderët e saj na paskanë qenë të ashtuquajturat shtresa antikomuniste, të shtjetërsuara deri në ekstrem brenda vetes?!? .Nuk dua të lëndoj as injoroj asnjeri, por si intelektual dua të jem korrekt në denoncimin e atij entuziazmi të rremë prej mbi dy dekadash, si instrument manipulimi faqezi, në kurriz të atyre, që vërtet aspiruan demokratikisht, edhe pse realisht ishin në impotencë të plotë sfide, në ҫdo pikëpamje, përballë detashmentit prej 160.000 anëtarësh që kishte PPSH-ja, krahas besnikërisë ekstreme të efektivave të ushtrisë dhe forcave të sigurimit të shtetit shqiptar, të cilat, siҫ do të shprehej Toni Bler, në vitet 2000, do të shkaktonin“dështimin e parë të shërbimeve intelegjente angloamerikane, ndërsa dështimin e dytë, do ta pësonim në Irak, me të ashtuquajturat armë atomike të regjimit satrap të Sadamit”. Kështu, mjerisht, është fakt që edhe dalja e të parës alternativë demokratike, PD-së në fundvitet 80-të, realisht, nëse së brendshmi u trysnua nga shtresa e intelektualëve të privilegjuar, që, për arsye bieografie, lidhjeje familjare, kontributi gjatë LANҪ-it etj. qenë pranë nomenklaturës së kuqe, ҫka u dha mundësinë “të shijojnë”e njohin Perëndimin, së jashtmi dhe po aq së brendshmi e vetmja forcë politike që mund ta menaxhonte Katovicën Shqiptare, ndryshe modelin demokratik gorbaҫovian, si versioni i një demokracie të porositur nga lart, qe PPSH-ja, ndryshe Gorbaҫovi shqiptar, R.Alia. Prandaj larg nga gricjet artificiale që i shërbejnë vetëm një të Ardhmeje të tillë dhe jo asaj të natyrshme që dëshirojmë , në gjirin e Evropës së Re. Kështu, nisur nga sensi për të çmuar dhe jo për të gjykuar, siç këshillonte Profesor Arshi Pipa, si kritik letrar me vizion perëndimor, kam bindjen që kushdo që ka një kontratë me lexuesin e vet, jo thjesht për etikë qytetare apo profesionale, nga cilido kah që ta shohësh, është i detyruar të jetë korrekt, aspak entuziast, por me këmbë në tokë. Ky obligim sa etik, sa profesional bëhet akoma më emergjent në një koniunkturë si kjo e sotmja kur: “Muri i parave, muri i pragmatizmit kult, rrezikon të zëvendësojë murin e perdes së hekurt”. Jetojmë Epokën e Tjetërsimit (kush jam unë...pyet veten njeriu modern) “kur njerëzimi, duke kaluar nga epoka astrologjike e Peshkut, e diktatit mbi njeriun, në atë të Ujorit, të vetëvendosjes së individit për fatin e vet, - sipas Dan Braun - , jeton krizën më të madhe brenda vetes. Pikerisht, në këtë epokë, tё njё posthistorie mjaft komplekse, kur, fatkeqёsisht, me shembjen e komunizmit edhe demokracitё mё liberale kanё humbur jo pak nga identiteti i tyre liberal, ndryshe janё tё motivuara, thjesht, nga inercia e qytetёrimit tё trashëguar prej kohёsh, kuptohet sa delikate bёhet brishtёsia e kombeve tё vegjёl si yni, tё cilët, jo pёr mazokizёm, rrezikojnё shuarjen, e cila, nёnvizon Kadare, “pёr paradoks tё gjёrave s’ёshtё e thёnё qё njё kohёshuarje e tillё tё jetё kohё e pushtimit, por shpesh e kundёrta, ajo e lirisё”(“Mosmarrёveshja-raporti i shqiptarëve me vetveten”, fq.77-78 ). Nga sensi i koshiencës mbi vetveten, larg tё të mbeturit pre’ e filozofisё sё robёrisë, ndryshe kundër prirjes për të kthyer çdo vlerë kombёtare në mall tregu, të ҁdo lloji, evro apo dollarё, kapitalizmi global, që synojmë mund të na shfaqet me dy pamje:“Ai mund të bëhet një Rilindje e Re, ose mund të na kthehet në një shekull të murrëtyer”( Dr.M.Zeqo”Globalizmi dhe shqiptarët”, fq.179). Koplik, vjeshtë 2012 Kadri Ujkaj, kritik letrar
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 16:29:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015