10 kuzhinat me te shijshme ne bote.... Për të gjithë - TopicsExpress



          

10 kuzhinat me te shijshme ne bote.... Për të gjithë fanatikët e ushqimit, udhëtimi është thelbësor, në mënyrë që të shijohet gjithçka ofron bota. Ja pse kemi mbledhur simfonitë më kumbuese të shijeve, gjellët më shumëngjyrëshe dhe kafshatat më të shijshme, në guidën tuaj të kuzhinave të mrekullueshme ndërkombëtare. 10. Kuzhina libaneze Kuzhina libaneze është vendi ku mund të shijoni të gjithë të mirat që ofron Lindja e Mesme. Ushqimet janë përgjithësisht mesdhetare, shumë perime, pak mish dhe plot aromë. Ndoshta gjella më e famshme nëpër botë është aperitivi ‘mezze’, një përzgjedhje salcash, turshish dhe sallatash të cilat hahen me kafshatë me bukën arabe. Gjithashtu përfshin shumë fruta, peshk dhe produkte të freskëta deti dhe pak yndyrë kafshësh. Vendi është gjithashtu i famshëm për ëmbëlsirat arabe. Tripolit ndryshe i referohen si “Kryeqyteti i ëmbël” i Libanit. 9. Kuzhina greke Me ndikim të madh nga kuzhina turke dhe italiane, kuzhina greke është e përqendruar te vaji i ullirit, perimet dhe erëzat karakteristike të rajonit të Mesdheut. Të ngrënit në Greqi është një përvojë ndryshe nga ajo e restoranteve greke në vende të tjera – gyro-t për shembull konsiderohen si ushqim i padobishëm nga grekët. Restorantet ofrojnë një përvojë origjinale të të ngrënit, të rifreskuar me tendencat kulinare të kohëve të fundit dhe të mbushur me specialitete rajonale. Tavernat dhe Estiatoriot janë të pranishme kudo, duke qenë se janë vende ku mund të gjendet kuzhinë autentike dhe e përballueshme në çmim. 8. Kuzhina spanjolle Kuzhina spanjolle përmban shumëllojshmëri mishrash, peshku dhe perimesh. Gjithashtu ndikohet nga produktet e detit që gjenden në ujërat rrethuese. Kuzhina spanjolle përdor më shumë vaj krahasuar me të gjitha kuzhinat e tjera të Europës Qendrore dhe Perëndimore. Një nga pijet më popullore në Spanjë është sangria, e përbërë nga vera dhe frutat, e cila shkon jashtëzakonisht me ushqimin që shoqëron. 7. Kuzhina japoneze E njohur për marinimin e ushqimit dhe cilësinë e përbërësve të tij, kuzhina japoneze po kthehet në një tendencë botërore. Orizi i bardhë dhe soja janë të pranishëm pothuajse në çdo gjellë. Sipas guidës së ‘Michelin Guide’ që rendit qytetet në mbarë botën për restorantet e tyre, Tokio është qyteti më “i shijshëm”, me 150 restorante të klasit të lartë, kundrejt Parisit dhe Londrës që kanë 148. Pavarësisht kryeqytetit, është vërtet mrekulli të zbuloni kuzhinën vendase nëpër të gjithë Japoninë. 6. Kuzhina meksikane E njohur për erëzat dhe aromat e shumëllojshme, kuzhina meksikane është rezultat i bashkëveprimit të kulturës azteke me kulturën e spanjollëve pushtues. Shumica e ushqimit meksikan që ne hamë sot është një kombinim i shijshëm i traditave antike azteke, majave dhe traditës spanjolle. Edhe francezët kanë pjesën e tyre në histori, duke shtuar ushqime brumi si bukën e ëmbël dhe bolillo. Lehtësisht mund të zgjidhni restorantin në të cilin do hani nëpërmjet popullaritetit të tyre: restorantet me ushqim të mirë zakonisht tërheqin shumicën e klientëve. Gjithashtu mund të gjeni opsione ekzotike në meny, si për shembull iguana, insekte, mish gjarpri me zile, mish dreri, madje dhe mish majmuni. 5. Kuzhina tajlandeze Shumë njerëz thonë se vetëm ushqimi tajlandez, me përzierjen e balancuar të djegëses, së thartës, së hidhurës dhe së ëmblës, është një arsye e mjaftueshme për të vizituar këtë vend. Ushqimet karakterizohen nga përdorimi i aromave dhe erëzave të freskëta, si lëngu i limonit të athët, bimës cymbopogon dhe koriandrës së freskët. E ngjashme me kuzhinat e tjera aziatike, orizi është përbërësi kryesor i ushqimit tajlandez. Shpesh do të hasni ‘nam pla’, një salcë e fortë peshku, salcë karkalecash deti dhe makarona-petka. Nëse doni të provoni diçka interesante, provoni mish viçi të gjallë, pelte të fermentuar peshku apo insekte të fërguara, që mund t’i gjeni kryesisht në verilindje, ku ngrënia e insekteve është shumë e zakonshme. 4. Kuzhina indiane Një nga kuzhinat më të sofistikuara dhe të shumëllojshme në botë, ku vetëm një pjesë e kuzhinës indiane njihet nëpër botë. Ushqimi indian që shërbehet nëpër restorantet e botës është ushqimi i Indisë Veriore, gjithashtu i njohur si Mughlai ose Punjabi. Ka tre kategori të tjera të kuzhinës indiane: jugore, lindore dhe perëndimore. Ushqimet janë në shumicën e rasteve vegjetariane, por shumë prej tyre përfshijnë mish qengji, dhie, pule apo peshku. Kuzhina indiane është zakonisht shumë djegëse, pra në mënyrë që të shijoni ushqimin, filloni ngadalë dhe për disa javë do të mësoheni me shijet dhe aromat. Vaktet zakonisht hahen pa takëme dhe ulur në dysheme, por këto tradita kanë filluar të ndryshojnë për t’iu përshtatur restoranteve indiane në Europë ose SHBA. 3. Kuzhina kineze Me prejardhje nga pjesë të ndryshme të Kinës dhe tani e përhapur në të gjithë botën, kuzhina kineze tani hahet nga një e treta e popullsisë botërore çdo ditë. Kjo kuzhinë është ekonomike dhe e shijshme. Shumica e ushqimeve gatuhen në madhësinë e kafshatave, për arsye se kultura kineze i konsideron armë thikat dhe pirunët. Zakonisht të gjithë personave në tavolinë u jepet një tas me oriz, ndërkohë që të gjitha gjellët e tjera ndahen nga të gjithë. Disa gjellë gatuhen me specie të rrezikuara, si për shembull ‘facai moss’ një lloj bakteri, dhe mish të cilin mbase do dëshironit ta shmangnit, si për shembull mishi i qenit. 2. Kuzhina italiane Ndoshta një nga kuzhinat më të vjetra në botë, kuzhina italiane mund të gjurmohet prapa deri në shekullin IV para Krishtit. U kthye në atë që ne e njohim sot, në kombinim me zbulimin e Botës së Re, që solli patatet, domatet, specat dhe misrin në listën e përbërësve. Një vakt italian strukturohet në disa seksione: antipasta (aperitiv), primo (pasta ose oriz), secondo (pjatë me mish), dolce (ëmbëlsirë). Italia është gjithashtu e famshme për mbi 400 lloje djathërash, përfshirë të famshmin Parmigianino Reggiano dhe 300 lloje salçiçesh. 1. Kuzhina franceze Duke filluar që nga Mesjeta e cila solli banketet e pasura në Revolucionin Francez, ku përdoreshin teknika të rafinuara, kuzhina franceze mund të quhet “haute cuisine” (kuzhinë e klasit të lartë) e shekullit XXI. është po aq popullore sa dhe poezitë apo arti francez; një vakt i ngrënë në restorant mund të krahasohet me “një lloj teatri ku mund të hahet”. Brumërat e ëmbla janë një pjesë e madhe e kësaj kuzhine. Djathi dhe vera gjithashtu janë pjesë e gatimit francez, ndoshta edhe pjesa më e famshme e tij. Restoranti modern i ka rrënjët në kulturën franceze, kështu që restorantet janë mjaft bujarë, por gjithsesi kërkoni ndonjë rekomandim para se të vendosni. Vetëm në Paris, gjenden mbi 5,000 vende për të ngrënë, me meny dhe çmime të përshtatshme për shijen e çdokujt.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 17:59:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015