16 “Rastesisht te dashuruar”. Edhe pse me lidhjen e fundit - TopicsExpress



          

16 “Rastesisht te dashuruar”. Edhe pse me lidhjen e fundit ishte djegur keq, ai perseri nuk i hiqte shpresat qe nje dit kishte per te njohur vajzen e duhur, ate qe ja vleresonte ndjenjat. Ate qe do e donte. Edhe per Brusin, e dinte qe edhe ai nje dit do binte ne dashuri. Dhe e ndjente qe vajza “nevrike” sic e quante ai,do ja rrembente zemren. Ai e njihte shokun e tij dhe nuk shkonte kaq shume pas nje femre. Nese njera i thoshte jo, ai i buzeqeshte tjetres. Ndersa kte here e dinte qe po ndodhte dicka me te. Ashtu sic po ndjente se po ndodhte dicka edhe mes tij dhe asaj kacurrelses -Eva... Peshperiti ai si me vete. -The gje ore? -Jo jo, shiko bang bangun ti. Brusi e gjuan me pult. Ai qesh. Zhytet perseri ne mendime. Duhet te gjente te pakten nje menyre te miqesohej me ate vajze, ta njihte me shume. Duhet te shihte edhe njehere se c’ndjej kur e ka afer, ndryshe ky fiksim do e mbyste , do e linte perseri pa gjume. -- Te nesermen, ora 17 :30. -Ore, keto po vonohen shume. E sigurt qe sdo vine. -Femrat vonohen gjithmone. Ato duan dy ore te rregullohen, dhe kur vjen puna pastaj perseri nuk u pelqen vetja. Dalin nga shtepia te penduara per fustanin qe kan veshur, per trukun qe kan bere. -Ato nuk duken nga ato qe pispillosen. Ndoshta na e bejne kastile. -Ne 5 lejn punen ato. Leri te marrin fryme ne shtepin e tyre. Nuk do vin direkt nga puna ketu. Duhet te bejne edhe dushin pa. Mos te vine era sufllaqe . Ja preu Leo. -Ti filozofi i shtepis ti. Habitem sa shum qe i kupton dhe i njeh femrat. -Pse nuk fillon ti njohesh edhe ti? Zer rrenje me nje, dhe harroi te tjerat. -Te njoh une nje femer? Cthua. Mision i pamundur vlla. Me mjaftojne per nje nat dhe kaq puna. -Ja do e shohim. Ja kthen me ironi Leo. Brusi I tundi koken sit e donte ti thoshte “posi posi”. -- -Pse acarohesh? Je me mire me xhinse. -Jemi ne fundqershor. Eshte vap. -Epo nuk kam ndermend te te le te nxjerresh shalet jasht. Ato jan dy djem qe jetojne vetem aty lart. Te pakten mos t’u shkojme si te servirura ne pjate. Te shkojme si vajza normale. -Aaaa, ti me kto idet e tua. Ja ktheu e merzitur Sidorela. -Merre kekun edhe dalim. Te ka sjell zoti si me porosi te une. Ke duar te arta ne guzhine. Vetem kur te perfundoj mbi pesh, ti do e kesh fajin. Eva buzeqeshi dhe mori kekun ne dore. u nisen dhe Sidorela nuk pushonte se komentuari veshjen. Eva vetem qeshte dhe nuk fliste. -Do i biesh ti deres apo ti bie une? -Bjeri ti. -Jo jo bjeri ti qe ke kekun me mire. Mos tu dal une perpara duar bosh dhe ti bej qe tu bie te fiket. Shiko si jam veshur njehere. Eva qesh dhe i bie deres. -Erdhen vlla. Ik hap deren. I thot Leo Brusit. -Jo ore, ik hape ti. Vajza ka mbas deres. Une do rri ketu. -Mir te pakten rregullo pak se duket si stall, dhe jo si shtepi. Te mos i trembem se do jen edhe te lodhura nga puna. -Jalla sa shqetesohet cuni. Hall i madh. Si stall le te duket. Ne femrat na quajne kafsh, dhe eshte normale qe nje shtepi me dy djem brenda te jet si stalle. -Ti sdo ndryshosh kurre. Ja kthen Leo dhe shkon te hape deren. Eva ben te trokase perseri, por ne ate moment hapet dera dhe ajo perplaset me syt e Leos. Dora te cilen mbante kekun filloi ti dridhej, dhe buzeqeshi spontanisht, pa e kuptuar as vet. Sidorela po e shihte cuditshem. E kuptoi qe kishin per te ndejtur aty gjith diten dhe ato te dy skishin per te reaguar.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 21:42:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015