3. Guximi i tepruar i konsumuesit të drogës Konsumuesi i - TopicsExpress



          

3. Guximi i tepruar i konsumuesit të drogës Konsumuesi i drogës si synim të parë dhe të fundit ka kënaqësinë e tij shpirtërore, respektivisht blerjen e dozës, e cila e dëmton rëndë shëndetin e tij dhe e çon atë buzë greminës. Kjo pikë është nga më të rrezikshmet dhe po qe se nuk jemi të vetëdijshëm, atëherë përdoruesit do të vdesin për arsye se shumica marrin doza të tepërta dhe si rrjedhojë i gjen vdekja. Dëmet e drogës Nuk duhet harruar se mëkatet sjellin shumë të këqija si për individin edhe për shoqërinë. Kur them mëkate kam për qëllim mëkatet e mëdha, ngase përdorimi dhe konsumimi i drogës bën pjesë në grupin e mëkateve të mëdha. Droga si fenomen shkatërrues me vete sjell dëme të mëdha dhe fatale: • Fillimisht ajo njeriun e largon nga dini (feja) e tij. Pra personi që gjendet në këtë rrugë nuk mundet që në të njëjtën kohë edhe të bëjë mirë edhe keq, ngase e keqja dhe e mira nuk mund të bashkohen, veçanërisht kur kemi të bëjmë me dukuri të shëmtuar si droga. • E nxit atë edhe në mëkate të tjera, siç është vjedhja, amoraliteti, vrasja e njerëzve pa faj. • Çrregullime të ritmit të zemrës, dhembje kardiake, rritje e shtypjes së gjakut, pamjaftueshmëria respiratore, dhembje koke, dhembje barku, ndjenja e të vjellit, ulja e imunitetit të organizmit, impotencë te meshkujt, sterilitet te femrat. • Vetëvrasje: Sot në botë nga vetëvrasja vdesin më shumë njerëz sesa nga luftërat, rreth një milion në vit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 40 sekonda diku në botë dikush bën vetëvrasje; në çdo njëzet minuta ndodh nga një vetëvrasje në SHBA; në çdo tre minuta ndodh një vetëvrasje në mesin e femrave në Kinë; në Shqipëri raportohen 1500 vetëvrasje në vit. Të dhënat statistikore nga Shërbimi Policor për vetëvrasjet në Kosovë tregojnë se në vitin 2000 kanë ndodhur 33 vetëvrasje, 59 në vitin 2001, 48 në vitin 2002, 67 në vitin 2003, 63 në vitin 2004, 53 në vitin 2005, 33 në vitin 2006, ndërsa për tetë muajt e pare të vitit 2007 kanë ndodhur gjithsej 33 vetëvrasje. • Narkomanët janë persona të pasigurt dhe kanë humor jostabil. Ata ndihen mirë vetëm gjatë konsumimit të drogës, ndërsa kur mbeten pa drogë shohim se ata shkaktojnë probleme dhe rrëmujë duke thyer dhe shkatërruar gjëra në shtëpi. Në shumicën e rasteve ata rrahin edhe anëtarët e familjes duke mos qenë në dijeni për veprimet e tyre. • Droga shkakton dëme të mëdha edhe në aspekte të tjera të jetës së tyre, veçanërisht kur ky fenomen merr përmasa. Pra, përdoruesit dhe konsumuesit e drogës janë njerëz me pasoja psikike dhe si rrjedhojë ata i gjejmë edhe në raste vjedhjeje, prostitucioni, kriminaliteti. Me një fjalë, dëmet që sjell ky fenomen shkatërrues e shkatërrojnë konsumuesin në të gjitha format.
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 10:22:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015