50 batutat më pikante të fushatës zgjedhore “Gjyshi me - TopicsExpress



          

50 batutat më pikante të fushatës zgjedhore “Gjyshi me antiplumb” dhe “shoku i autobusit mavi” kampionë në batuta Edi Rama, 2 maj, intervistë tek “Opinion” 1. Fevziu: Aldo Lipe më thoshte në mëngjes se të gjithë në Klan duhet të vijmë me kapuç se do na kapë veshët Rama… Rama: Ti ke ardhur pa kapuç dhe po të dua mund ta shkul veshin. 2. Fevziu: Nuk ka pasur kurrë një kryetar partie që ka kapur për veshi një diplomat? Rama: Fevzo mos do të kapesh ti për veshi… 3. Fevziu: Një miku ynë thoshte se të kanë kapur për veshi që të vogël (Artan Hoxha)? Rama: Në fakt që të vogël kanë kapur për veshi Artan Hoxhën dhe ndaj s’u bë president. Domethënë vazhdon spiunon. Nëse një thotë që e kanë kapur për veshi që të vogël, në fakt tregon një informacion. A se ka kapur për veshi sigurimi i shtetit dhe s’u bë president? Unë nuk thashë se nuk kam kapur për veshi njeri, po nuk kam kapur këtë djalin që më thua. Sot te njësia nr. 5 kapa një djalë, e kini dhe në kamera. 4. Fevziu: Le të ndjekim disa sekuenca ku shfaqeni gjatë viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, ku shfaqeni në momente debati… Rama: Goxha gërmime kini bërë për këto. Këto janë vitet e hershme, është koha e sëpatës dhe unë kam nostalgji për atë kohë siç ke ti për flokët. Këto janë të miat dhe skam asnjë problem. Kam qenë shumë më i ri dhe shumë më i zellshëm në shprehjen e padurimit. Sot kam të njëjtin pasion dhe padurim, por jam më i përmbajtur. 5. Sali Berisha, 8 maj 2013, mbledhje qeverie “Në Sevaster, atje isha sot. Sodita pamje mahnitëse, lëndina të gërshetuara me ullishte, kullota, plantacione qershish, tufa delesh, lartësi që nuk i kisha parë kurrë. Tufa e deleve më kujtoi rininë time, (Bregu qesh me zë), madje… por, ti Majlinda nuk ke qenë bareshë, nuk ke pasur dele, në jetën tënde nuk ke qenë bareshë”. 6. Ilir Meta, 12 Maj, Tiranë Le të votojmë për ndryshimin, t’i japim fund garës që ka shpallur Berisha me Gjermaninë, të cilën e ka lënë me kohë mbrapa. 7. Ilir Meta, 12 Maj, Tiranë Ndaj kërkohet një lidership, që na sjell zgjidhje konkrete për problemet tona dhe jo që flet me yjet në qiell. 8. Fatos Nano, 12 maj, intervistë Duke folur për cilësimin e tij nga Rama si mumje e zgjuar, Nano tha “Këta sillen njëlloj edhe kur më njohin personalisht si Rama, edhe kur nuk më njohin fare, si puna e këtij Edvin Fugës. Dhe e fundit, do t’i kërkoja minimalisht këtij Edvin Fugës, pavarësisht sa të thella i ka marrëdhëniet me Edvin Ramën, që të vinte të më takonte, që të kuptonte se edhe unë në jetën private të kem të njëjtat hobi si edhe ai, dhe po i kujtoj që “Mumja” edhe kur rikthehet, ka tmerrësisht spektatorë. Po na ngjiti muhabeti, mund të kalojmë edhe një natë së bashku tek “Mumia”” 9. Pandeli Majko, 12 maj 2013, takimi me nënat e socialistëve “Kur erdha këtu e pata të vështirë, sepse asnjëherë nuk kam folur si politikan para nënës sime. Madje futa gruan të negocionte me nënën time, Janulllën që ta sillte këtu. Ajo i tha, hajde se kemi takim me prindër…Të lutëm Edi mos pi kafe kur unë flas, se na e nxin jetën nëpër mbledhje kur ne flasim në celularë, ndërsa ti mban fjalime”. 10. Ilir Meta, 13 maj, konferencë për shtyp -Presidenti amerikan Regan ka thënë që “nuk është qeveria ajo që zgjidh problemet, por qeveria është vetë problemi” dhe këtë duket sikur e ka thënë për qeverinë e z. Berisha. 11. Sali Berisha, 14 maj, Elbasan “E kishit ju dje këtu fatorinon e autobusit, e kishit. Përshëndeteni zotin Blushi dhe pyeteni ku e ke teserën e PD? Pse, kur morëm vendimin për ndërtimin e tunelit, Ben Blushi deklaroi publikisht se nëse Berisha ndërton tunelin, unë do marr teserën e PD-së. Kurse tani as që guxon t’i afrohet, struket si fatorino në autobus me shefin e tij. Ata në autobus ne përfundojmë autostradën. Ata në autobus ne do ndërtojmë By-Passin, landfillin e Paprit”- 12. Ben Blushi, 15 Maj, Elbasan “Kam Saliun që është marrë me batutën e autobusin tim. Dua të them sidoqoftë autobusi jonë duhet të garojë me një karrocë këtë radhë. Ndryshimi me autobusin tonë është se kur ke të drejtë të flasësh ti, kemi dhe ne. Në rastin tjetër Saliu është edhe karroceri edhe kali edhe kamzhiku dhe balta, se karroca e tyre ecën gjithmonë në baltë. Ne do ecim m shpejt dhe do shkojmë në stacionin e këtyre zgjedhjeve me 23 qershor më shpejt se Saliu. Kemi një skuadër shumë përfaqësuese”. 13. Ilir Meta, 14 maj, Gjirokastër Tani më të gjatë janë shiritat që priten se sa rrugët që asfaltohen. 14. Ilir Meta, 14 maj, Gjirokastër Kryeministri aktual, i cili ka bërë mijëra e miliona rrugë të asfaltuara anembanë globit, e ftojmë që të vijë jo me helikopter, por me makinë nga Memaliaj në Tepelenë. 15. Pandeli Majko, 18 maj, Tiranë “Vlora ka mbetur shkolla e trenistëve të së majtës, por Tirana është lokomotiva e ndryshimeve të mëdha Vlorës do ti lemë amanet, Edi Ramën që të na e sjellë si deputet lab!” 16. Ben Blushi, 19 maj, miting në Tiranë “Teserën e partisë Ramës ia ka dhënë Musa Ulqini. O Musa ku e gjete guximin”? 17. Edi Rama, 24 maj, Rrashbull “Edhe sa kohë do t’i hani rrenat e këtyre. Jo Edi Rama por edhe Enver Hoxha sikur të ngjallej nuk i prish dot 400 mijë ndërtime pa leje” 18. Sali Berisha, 25 maj, Librazhd “Ju e ndoqët zotin Rama, i cili tha për mua se po t’i kërkosh punë, të thotë rrugë, se po t’i kërkosh shkollë, të thotë rrugë, se po t’i kërkosh ujësjellës, të thotë rrugë. I nderuar zotëri, i ke nervat e lodhura dhe i ke të lodhura nga rrugët, ku ti ecën. 19. Edi Rama, 31 maj, Shkozë-Tiranë “Ne themi jo, është e kundërta. Në këtë pikë, ne me LSI-në nuk jemi dakord. Karrigen ta marri po me 1 euro. Fëmija s’di të lexojë dhe ti i thua, s’ka problem babi se është i yni ky. T’ia japim këtij, sepse na vjen ai komunisti. Unë komunist dhe Saliu anti-komunist. Unë dhe Ditmiri kemi persekutuar njerëz, po ky çfarë bënte? Ku ishte ky? Apo te varka, ishte mbi varkë ky dhe nuk dinte se çfarë bëhej në breg”. 20. Sali Berisha, 31 maj, Mirditë “Shkoi Rama dikur në Rrashbull, bëri një takim me qytetarët, një mirditor u ngrit dhe pyeti ç’do bësh ti me ne”. Do shkosh atje në mal i tha, se tokën do ta marrin ata që e kanë pasur. Mirditori e pa njëherë dhe i tha unë këtu jam në shtëpinë time. Pasi e kuptoi çfarë bëri doli me origjinë nga Mirdita, shkon në Tropojë dhe ju thotë të njëjtat gjëra, një njeri që nuk di se nga është, por nuk do ta dijë se nga është. Ai është nga një fshat shumë i mirë, që unë e kam vizituar, por i duhet të thotë njëherë jam këtej, njëherë jam andej” 21. Edi Rama, 3 qershor, Vaqarr “E dini ju që peshkatarët shqiptarë shkojnë në Itali, mbushin anijet me naftë dhe kthehen këtu, sepse nafta e Saliut është më e shtrenjta. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo, në asnjë vend të Mesdheut. Ai e dinte detin vetëm një govatë për të mësuar not vet”, u shpreh Rama. 22. Edi Rama, 6 qershor, Kukës “Sot, shkon dhe vjen lart e poshtë një personazh komik që nuk është te Portokallia, por në krye të Ministrisë së Brendshme, një Flamur ‘pa bisht’ që tundet dhe shkundet nëpër Kukës, Tropojë dhe Has, duke treguar përrallat e katragjyshit me antiplumb. Një burrë qesharak që nuk i bën nder kuksianëve, tropojanëve dhe hasianëve, nuk i bën nder uniformave blu të këtij vendi që janë katandisur ashtu siç janë katandisur, pasi kanë mbetur në dorën e katragjyshit me antiplumb që dreqi e di pse ka kaq frikë kur takon popullin e vet”. 23. Sali Berisha, 10 qershor, Velipojë “Shoku i autobusit tonë thotë se kjo është mesjete. Ëndrrat ai i sheh rrënime shkatërrime. Kryetari i Elbasanit e çoi në një fallxhore në Librazhd i tha do humbësh, dhe tani nuk i flet me. Ta çojnë diku për të shëruar ëndrrat e sëmura se nga autobusi nuk del dot”, ironizoi Berisha. 24. Edi Rama, 10 qershor, njësia bashkiake nr. 6, Tiranë Një banore iu drejtua me një pyetje Ramës, duke i thënë se ajo ka banesën të palegalizuar, nuk ka ujë në shtëpi dhe se infrastruktura rrugore është e mjeruar. “Nuk paske rrugë, nuk paske ujë, nuk paske legalizim, po çfarë kemi? Kemi Saliun,” tha Rama. 25. Sali Berisha, 13 qershor, Elbasan “Ju ftoj më 23 qershor ta lëmë shokun në kuti në autobusin mavi, se tani edhe timonin ia ka marrë Koço (Kokëdhima) dhe nuk ia lëshon më. Nuk është më në timon. T’i themi edhe një herë çlodhu o shoku Rama, çlodhur, se ne do të vazhdojmë çdo ditë të lodhemi, të lodhemi për mirëqenien tonë”. Sali Berisha, 14 qershor, intervistë te “Zona e Lirë Pyetjet e Çanit dhe përgjigjet e kryeministrit Koço Kokëdhima: A mund ta di pse më le në harresë? Të lutem rrite pak dozën e sulmit ndaj meje, ti e kupton se këta socialistët sa më shumë të më sulmosh ti, aq më shumë do më votojnë mua për kryetar të ardhshëm të PS… 26. Berisha: Koço, je në timon tani. Edi Rama: Mirë mo burrë ma lër mua kësaj radhë, mo burrë, mos bëj kështu o doktor. Aman o burrë se do më shqyejnë këta socialistët e mi, o doktor. Ti e di, gati janë këta Blushi, Meta, Malaj, por edhe ai qorri (Fatos Nano). Thonë që mezi po presin të më mundësh. Aman o doktor, ma lër këtë herë, mos u bëj kështu o doktor… 27. Berisha: Nuk të vjen e keqja prej këtyre. E mori Koço. Ruaju nga Ilir Meta. Fatos Nano: Ke tetë vjet që bën qejf me këtë të paaftin e gjatë, por përgatitu se pas 23 qershorit ke punë me mua. Mandatin tënd të tretë nuk ke për ta mbyllur dot të plotë, të siguroj për këtë… 28. Berisha: Ëndërr e një nate Vjene. Vangjel Tavo: Doktor, doja të rikujtoj se në çdo rast Kryeministër je ose ti, ose Ilir Meta pas zgjedhjeve… 29. Berisha: Vangjel, i nxora kartonin e verdhë Genc Rulit unë për ndërhyrjet që të bëri. Pandeli Majko: Doktor të lutem vazhdo fushatën siç e ke nisur se u pa kjo punë, mandatin e katërt do përballesh me mua… 30. Berisha: Kurbani i radhës je. E di vetë Pandi. Bashkim Fino: Po shkoi puna 70-70, besoj se me votën time e meritoj Kryeministër i stabilitetit apo jo? Kemi punuar bashkë. 31. Berisha: Baçi nuk lahet dot në ujërat e një lumi dy herë. Erjon Braçe: Ti e di që unë nuk të kam dashur kurrë dhe të kam sulmuar ashpër sistematikisht, por vallai tani që e provova në kurriz kush është ai i gjati, po mendoj të iki fare nga politika… 32. Berisha: Aksident ke qenë në politikë. 33. Pandeli Majko, 13 qershor, takim me familjet tiranase “Si i thonë, atë që ta bën krushqia, s’ta bën as fëmija. Kështu që keni dhënë nusen në dhëndurë që tani do të qeverisin” 34. Pandeli Majko, 13 qershor, takim me familjet tiranase “Arsyeja pse unë kam ardhur i veshur pa kollare, ndryshe nga z.Rama – dikur i thosha unë atij të vinte kollare, tani jam unë që bëj të kundërtën e asaj që i këshilloja- por, thjesht për faktin se përballë jush, përballë tironsve, sado flokë të bardhë të kemi, ne ndjehemi fëmijë, ndjehemi të ardhur”. 35. Sali Berisha, 15 qershor, Tropojë “Skllav e rob është ai, pasagjeri i autobusit mavi. Për Edi Ramën, jeleku im është këmishë e blinduar, vuan nga fiksimet, por për ato nuk kemi ç’t’i bëjmë”.’ 36. Sali Berisha, 15 qershor, Tropojë “Modeli i Edi Ramës është modeli për të cilin familja është treg dhe vetëm tregti, që martohet e ndahet sa herë kërkon të fitojë më shumë vota në zgjedhjet e radhës, që i humbet gjithnjë”. 37. Sali Berisha, 17 qershor, inaugurimi i tuneli të Kërrabës “Atë (Ramën) e ka kapur sindromi i moshës sime. Dëgjojeni vëllezër se çfarë është ky sindrom. Duke patur vite rinie, pa rini, shoku i autobusit ka ardhur tek të 50-at me ide boshe në kokën e tij dhe tani, meqenëse nuk kap dot vizionin tonë, nuk kap dot rrugët, autostradat dhe integrimin europian, gërmon dhe gërmon në të shkuarën e tij dhe nxjerr ide të së shkuarës për t’ua servirur shqiptarëve, mashtrime, mallkime dhe gjëra tërësisht të pavlera, por kjo nuk është përgjegjësia ime. Ai u rrit zvarranik në bunkerë, ndërsa unë u rrita zog malesh dhe ja ku jam si zogjtë që fluturojnë”. 38. Sali Berisha, 17 qershor, inaugurimi i tuneli të Kërrabës “Gjithë këto ditë kam menduar për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD dhe t’i dorëzoj dokumentin e PD-së vetëm e vetëm për t’i dhënë atij mundësinë një herë në jetë për të mbajtur fjalën e tij. Ndaj dhe e pres në seli që t’i dorëzoj atë dokument, se ne tunelin e ndërtuam” 39. Ben Blushi, 17 qershor, Elbasan Nga tubimi elektoral përmbyllës në qytetin e Elbasanit, Ben Blushi i ka kthyer përgjigje Berishës për “ftesën” që ky i fundit i ka bërë atij për të marrë teserën e PD. “E keni parë besoj Saliun që vjen vërdallë nëpër Elbasan. Dhe sot e patë, besoj. Kam dëshirë t’i them disa fjalë nga kjo tribunë e Elbasanit. Ka një 1 muaj që më lutet mua të shkoj në PD apo jo? E para, e dini pse më lutet? Sepse në PD nuk ka më asnjë njeri. PD-ja nuk ka më njerëz, nuk ka më listë deputetësh, nuk ka më vota, nuk ka mbështetës. Më kollaj shkon Saliu në hënë me not, sesa shkoj unë në PD. 40. Ben Blushi, 17 qershor, Elbasan “Më kollaj shkon Saliu me vrap deri në Kinë dhe kthehet, sesa shkoj unë në PD. Më kollaj bëhet Saliu eskimez, sesa unë në PD. Dhe më kollaj shkon Saliu prapa diellit në 23 qershor, sesa shkoj unë në PD”. 41. Ben Blushi, 17 qershor, Elbasan “Saliu do që ta kthejë në rozë selinë e PD-së, pasi ata që ishin vërtetë blu, kanë ikur me kohë” 42. Rama me gazetarë për përkthimin e librit “Kurban”, 19 qershor “Pjesa e artistit më kujtohet vetëm kur më përgjon Saliu, se më kujtohen ata që më vinin mbrapa kur ishim në Lice artistik, kur ishim në Institut të Arteve. Në lice artistik librat e ndaluar i shikonim në banjë”. 43. Ilir Meta, 19 qershor, Lushnje “Ai edhe tri ditë është Kryeministër, dhe më 23 qershor, Lushnja, Myzeqeja, Fieri, Mallakastra i thotë njëherë e mirë Sali Berishës: ‘Ta gëzosh pensionin, sepse ne do të ecim më shpejt. Sepse ne nuk ngopemi më me lugën bosh. Nuk ngopemi më me premtime boshe’. 44. Ilir Meta, 19 qershor, Lushnje E ka hapur thesin e premtimeve më keq se Sudja në kohën kur lulëzoi, pra në kohën e Berishës së parë, por shqiptarët nuk kanë më ndër mend të investojnë për një alternativë që e ka mbyllur ciklin e saj. 45. Edi Rama, 19 qershor “Kur Presidenti i Amerikës të takon dhe të shtrëngon dorën nuk është njësoj sikur Kryeministri i shtrëngon dorën Nastradinit. Pyeteni Saliun se kush është Nastradini, se e di ai. Nuk flas për Nastradinin e përrallës, flas për një Nastradin konkret” 46. Edi Rama, 20 qershor, mitingu përmbyllës në Tiranë Mirëmbrëma atyre që kanë ardhur nga Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Saranda, Vlora, Lushnja, Fieri, Mallakastra! Mirëmbrëma mallakastriotëve të njësisë numër 5 dhe të gjithë këta nuk janë të ardhur me autobusa janë qytetarë të këtij kryeqyteti, sepse ky është miting safi me vendali safi, jo miting me robër të mbledhur nëpër autobusa. 47. Edi Rama, 20 qershor, mitingu përmbyllës në Tiranë Ju e dini ne një autobus kemi vetëm, autobusin mavi, të gjithë autobusët e tjerë i ka mbledhur katragjyshi me antiplumb, për t’i mbushur me njerëz si të gjithë ju, që marrin një rrogë nga taksat e të gjithëve ne dhe që një katragjysh i marrë fund i mban peng lidhur me bukën e gojës. 48. Edi Rama, 20 qershor mitingu përmbyllës në Tiranë Edhe për ta mbyllur, se nuk po vazhdoj me rrugët se ju e dini këtë punën e rrugëve, rrugë, rrugë, rrugë, rrugë, mbeti Shqipëria rrugëve, mbetën dhe rrugët rrugëve se mirë katragjyshi rrugëve e ka vendin, se s’ka rrugë tjetër për të. Votoni 44-trën që t’u heqë vizat me Amerikën thotë. Por, sot shqiptarët e dinë se Amerika ja ka hequr vizën Saliut. 49. Sokol Olldashi, 21 qershor, mitingu përmbyllës në Tiranë “Ai faturino i autobusit u lodh. Sot e ka lënë autobusin, ka hipur në helikopter. Por meqë ka hipur në helikopter me paratë që ka fituar nga libri, le të kalojë një herë këtu sipër dhe të shikojë se shumica e votave të shqiptarëve janë sot këtu në këtë shesh. Këtu në këtë shesh është fitorja”. 50. Pandeli Majko 21 qershor, mitingu përmbyllës “Nëna Vlorë të ta them labçe, i ka vdekur nëna do fitojmë”
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 21:48:12 +0000

Trending Topics



tyle="margin-left:0px; min-height:30px;"> VALE LA PENA LEERLO Un novio le dio un reto a su novia, vivir
Most SHIT dont excite Meeh NO MORE the simplest SHIT in life is

Recently Viewed Topics




© 2015