6. Iftari - Nxitimi i iftarit. Kjo vepër është prej Sunetit - TopicsExpress



          

6. Iftari - Nxitimi i iftarit. Kjo vepër është prej Sunetit të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe është në kundërshtim me traditën e çifutëve e të të krishterëve, të cilët presin deri sa të dalin yjet. I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Në këtë Umet ka hajr (të mirë) përderisa e shpejtojnë Iftarin”. (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Po ashtu hadithi nga Pejgamberi alejhi selam, i cili thotë: “Umeti im do të mbesin në Sunetin tim përderisa nuk vonojnë iftarin derisa të dalin yjet”. (Hadithi është hasen, shënon Ebu Davudi). -Ngrënia e iftarit duhet të jetë para faljes së akshamit. Enesi radijallahu anhu thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e hante iftarin para se të falej”. (Hadithi është i mirë, shënon Ebu Davudi). -Me çka është mirë të fillohet iftari? Enesi radijallahu anhu thotë: “I Dërguari i Allahut bënte iftar me hurma të freskëta, nëse nuk kishte të freskëta, atëherë me të thata, e nëse nuk kishte hurma, atëherë pinte ujë”. (Hadithi është sahih, shënon Ebu Davudi). -Ç’duhet thënë para se të fillosh të hash iftar? Pejgamberi alejhi selam ka urdhëruar që të bëjmë dua, sepse ka thënë: “Agjëruesi në kohën e iftarit posedon dua që nuk i refuzohen”. (Shënon Ibën Maxhe). Pejgamberi alejhi selam ka urdhëruar që të bëjmë dua, sepse ka thënë: . (Shënon Ibën Maxhe). Po ashtu duan që e ka bërë është: “Shkoi etja, u lagën venat, dhe mbeti shpërblimi te Allahu inshallah”. (Hadithi është i mirë, shënon Ebu Davudi).
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 13:10:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015