70 mijë shqiptarë dhe 49 deputetë mbështesin peticionin për - TopicsExpress



          

70 mijë shqiptarë dhe 49 deputetë mbështesin peticionin për rrëzimin e Konferencës së Londrës që copëtoi Shqipërinë 70 mijë shqiptarë dhe 49 deputetë mbështesin peticionin për rrëzimin e Konf Shqiptarët nga të gjitha trojet, mbështesin masivisht peticionin për shfuqizimin e vendimeve të Konferencës kriminale të Ambasadorëve në Londër, e cila në vitin 1913 copëtoi trojet shqiptare, duke ua dhënë fqinjëve si dhurata. Peticioni, i iniciuar nga ideatori dhe kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe nga e gjithë bota. Deri më tani, rreth 70 mijë shqiptarë dhe 49 deputetë kanë mbështetur peticionin për rrëzimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në të cilën u vendos ndarja e Shqipërisë në pesë pjesë. Lajmi konfirmohet nga vetë ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj. “69 mijë shqiptarë, deputetë, kryetar komunash dhe personalitete nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Lugina e Preshevës kanë firmosur dhe mbështetur peticionin për anulimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. 49 deputetë dhe kryetar komunash kanë firmosur peticionin”, theksoi ndër të tjera Danaj. Ai ka listuar edhe disa deputetë dhe personalitete që kanë firmosur peticionin, i cili ka trazuar të gjithë Ballkanin. Ndërkaq, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë para provës për të firmosur bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, siç ishin para vitit 1913. Deri më tani asnjë nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk e ka firmosur peticionin. Por, Koço Danaj sqaron se do t’ua paraqesë edhe atyre peticionin për ta firmosur ditën e parë të mbledhjes së Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Ndërkaq, ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, shprehet optimist se numri i shqiptarëve që do të firmosë peticionin do të shkojë shumë shpjet në një milion. Peticioni Danaj sqaron se firmosja e peticionit ka filluar dhe nuk bëhet fjalë për Tiranën, Preshevën, apo Shkupin, por siç thotë ai, për kudo ku ka shqiptarë. “Një milionë firma është në mënyrë figurative, do të mblidhen 2-3 milionë. Por ajo që ka më shumë rëndësi janë argumentet që mbështesin këta firma dhe argumentet janë të panjohura deri më sot. Dhe pikërisht për këtë arsye dy agjencitë më të mëdha, më prestigjioze të Evropës, DPA gjermane dhe APA austriake i dhanë jehonë këtij manifestimi. Argumente që u dhanë në dy konferenca që pata me gazetarë gjermanë ishin të tilla që tërhoqën vëmendjen botërore, sepse përjashtohet lufta dhe përjashtohet edhe forca, radikalizmi. Shteti ynë kërkohet të bëhet në bazë të argumenteve dhe dialogut dhe për këtë arsye u sigurua një mbështetje kaq e madhe”, thotë Danaj. Firmosja Për firmosjen e peticionit po përdoren të gjitha format, ndërsa janë hapur qendra në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Preshevë, etj., por edhe nëpërmjet internetit. Danaj pret që peticioni të firmoset nga të gjithë shqiptarët pavarësisht qytetit ku ato jetojnë. “Nuk i ndaj dot, të gjithë do ta firmosin peticionin, pasi vjet më 28 nëntor në Vlorë kishte një milion shqiptarë dhe unë nuk arrita dot t’i dalloj, nëse janë nga Prishtina, Shkupi, Presheva, Gjirokastra apo Kukësi. Detyra jonë është që ta çojmë në vend amanetin e Ismail Qemalit”, tha Danaj. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër që u mbajt në vitin 1913 u bë copëtimi i trojeve shqiptare.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 08:02:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015