A Villeneuve Saint-Georges, le 19 Juin 2013 Ermira - TopicsExpress



          

A Villeneuve Saint-Georges, le 19 Juin 2013 Ermira Qerimi Association: «Alliance de çameri (tchameri)» 02, Place Solférino 94190 Villeneuve Saint-Georges Tel: 09.54.41.35.38 Courriel: [email protected] A l’attention de Zotnise Jakup Krasniqi. Per dijeni dhe bashkfajsi antareve te te ashtuqujtmit Kuvend i Kosoves. Ne rifreskim te kujteses se juj, do te gjeni te bashkngjitme, letren e maparshme te dates 07 Qershor 2013. Lenda: Keqtrajtimi dhe marrja peng nga ana e juj, institucionit me te larte legjislativ te Dardanise, fitume prej gjakut te bilve dhe bilave te Shqypnise loke skenderbiane. Zoja dhe zotrinj - Duke pa rregulloren e parlamentit; - Duke kshillu rendin e dites pergjate mbledhjes se fundit te dates 17 Qershor 2013 te kriesise se kuvendit; A- Vlersohet, qe per rendin e dites te seances se ardhshme plenare te dites se enjte, me 20 Qershor, nuk i asht’ shperndame byrose se kuvendit projektmarrveshja ne fjale; B- E rendsishme te nenvizohet, qe mbledhja e kryesise me qellim te saj programin javor te kuvendit, asht’ zhvillu para fillimit te punimeve te komisionit te ligjeve, i cili do te shqyrtonte vazhdimsine e marrveshjes famkeqe te dobiçit pushtus Thaçi; - Duke vrejte me vemendje te jashtzakonshme, vijushmerine e landeve per shqyrtim, nga ana e komisionit ne fjale; A- Asht’ e vlefshme ne rendsine e mbarvajtjes se demokracise dhe votes se lire brenda transparences te theksohet paragjykimi i ba per rezultatin e raportit te k’tij komisioni. - Duke vlersu dorheqjen e parevokushme, te bame nga diplomati Peci ne rolin e oficerit nderlidhes ne Beograd; A- Teper e rande, arsyja e k’saj dorheqje, qe dobici pushtus Thaçi, ne person zhgenjen ne media rolin e diplomacise, tuj kercenu zerat perparimtare diplomatike, qe kerkojne njohjen e Kosoves prej Beogradit… Zoja e Zotrinj deputete, Ju pretendoni qe perfaqsoni popullin e Kosoves, aspiratat e tij per liri dhe paqe, harmoni e bashkjeteue te nje fqinjesie te mire e reciproke me Beogradin ne Ballkan, kur nderkohe nuk jeni ne gjendje te jeni barinjte e mire te grigjes se vetme te kulles se ligjeve. Keshtu qe, duke pa, k’te anarshi diktatoriale kolonialiste, te rendit te dites se k’saj jave, ne lidhje me vendosjen ne seancen plenare te se enjtes, te marrveshjes famkeqe te dpbiçit pushtus Thaçi, si rezultat i analizes se bame ne kriesine e kuvendit, te mbajtme diten e hane te k’saj jave, ne oren 11, sipas lajmeve dhe te dhenave te juja zyrtare. Keshtu qe, vendosja ne rend te dites per senacen e se enjtes, te ksaj marrveshje, kur komisioni i ligjeve ende nuk ishte mbledh e jo me te dihej vendimi i saj. (Nje shpejtsi e habitshme per me ndihmu Beogradin zyrtar, qe te legalizohet ne negociatat e tij te ardhshme per ne B.E, me Kosoven ne gjirin e tij kushtetus, asht’ teper e habitshme, kur ju pretendoni se shumica prej jush jane te burgosun dhe kane luftu nen shkaben dykrenare te Skanderbeut legjendar zeusian per çlirimin e Dardanise!!!…) Ne vazhdimsi, te ktyne rrjedhave kolonialiste prej dobiçit pushtus Thaçi, ai guxon dhe ndeshkon cilindo qofte qe kerkon njohjen e Kosoves prej Beogradit. Pytja e shtrume mori pergjigje teper te qarte, qe dobiçi Thaçi, ka veç nje qellim ne vetvete, ta rifuse Dardanine nen Thundren moderne te Beogradit. Simfonia e juj e mavonshme dihet, qe ju te gjoret ishit nen presionin e tij dhe prej frige e votut nje ripushtim modern te Dardanise, siç bani Ashkalia Rrahmon Morina mu ne qender te Prishtines, nen synin e kasapit te ballkanit MILLOSHEVIC… Duhet me ju kujtu, gjithashtu qellimi i juj ne vetvete, qe nepermjet heshtjes se juj, jeni tuj dhane mbashtetje totale, si bashkluftenxites te denje te dobiçit pushtus Thaçi, kur ai po ne k’te jave pergjate pjesmarrjes ne konferencen e paqes ne Austri, ne nje interviste, deklaron qe Dardania ka qene ne nje konflikt Shekullor me Serbine. Megjithe kambenguljen e gazetarit austriak, tuj i kujtu qe DACIC, nuk asht’ veçse ish bashkpuntori i kasapit te ballkanit Millosheviç, ky dobiç pushtus, me gluhen e tij neperke, tuj perçmu luftrat tona per liri, dhe nuk deshiron kurre me pohu nje te vertete historike, qe Dardania ka qene e pushtume shekullore prej dobiçave te Beogradit. Duhet t’ju kujtoj zotrinj, t’ashtuqujtem te zgjedhum, qe nuk mund te vihet kurre paqja, ne qofte se krimineli nuk denohet per krimet qe ka ba dhe vazhdimsia te njohe, te pranoje krimet dhe te demshperbleje damet fizike, morale et psikologjike, duke mos harru qindra mijrat e te zhdukurve. Ju, po keni shume deshire dhe andje me e krahasu k’te pushtim te tmerrshem dhe te panjofte e te pakrahasum as me apartejdin e as me hitlerin, si bashkjetesa e Frances dhe Gjermanise pas luftes se dyte botnore. Po ju rifreskoj kujtesen e juj teper te dhjamosve, qe Gjermania ka nxjerre nje ligj te negacionit, qe nostalgjia dhe nderimi per Hitlerin dhe krimet e bame prej tij jane te denume, nga cilido qofte qe guxon, ne kuadrin e kercenimit dhe marrjes ne rrezik te Lirise. Valle Beogradi, e ka nxjerre nje ligj te tille per diktatorin TITO dhe kasapin Millosheviç????!!!! Jo!!! Dhe as nuk ka ndermend!!!! Mirpo edhe ju si parlament, nuk keni ndermend te merrni nje nisme te tille!!!!! Gjithashtu asht’ e randsishme t’ju kujtoj, qe Gjermania nuk rresht tuj kerku falje edhe sot per krimet e bame prej Hitlerit dhe qe asht ajo ma e guximshmja dhe ma e pafalshmja te denoje ende edhe sot bashkpuntoret e tij mbi 90-te vjeçare. T’ju propozojme qe t’i kerkoni ne rradhe te pare ne nje seance Dobiçit Thaçi, qe t’ju tregoje pemen e tij gjenealogjike, rranjet e gjinise se tij ose çertifikaten e lindjes apo deshmite shkollore, jemi te bindur qe vllazen e motra dobiça te tille ka boll me ju bashkengjite, si dhe vertetime ka boll me ja dhane shefi i tij, pasi veç tij dhe jush asnje shqyptar nuk e shet Dardanine. Duhet me ju kujtu, qe shqyptari asht’i vetmi popull qe nuk i deklaron kurre kujt lufte, por veç mbron trojet e tij. Dhe qe asht’shume shpirtgjere per at’qe pendohet….. Historia do t’ju gjykoje, jo si tradhtare dhe bashkpuntore prej frige te dobiçit pushtus Thaçi, por si te tille, te te njejtit kallup prej tij. Kryetarja Ermira Qerimi Ne Paris, me 07 Qershor 2013 Ermira Qerimi Organizimi: «Beslidhja e çamerise» France. Tel: 0033.(0)9.54.41.35.38 e-mail: [email protected] [email protected] Ne kujdesin e: - Zotnise, Jakup Krasniqi, kryetari i kuvendit te Kosoves (Dardanise); - Zotnise, Arben Gashi, kryetari i komisionit te legjislacionit prane kuvendit te Kosoves (Dardanise); - Zonjave dhe zotrinjve deputete te Kuvendit te Kosoves (Dardanise). Leter e hapur. Lenda: - Marrveshja e 19 Prillit, parafu (dhane pelqimin nepermjet inicialeve te emrit), prej dobiçit pushtus Thaçi, ne t’ashtuqujtmen n’emer te popullit, tuj legalizu nje pushtim te ri modern ne trojet autoktone te shqyptarise; - Deformimi i interpretimit te perkufizimit te k’saj marrveshje ne Nderkombtare, detyrim dhe epersi e metejshme per ndryshimin e te tanave ligjeve te brendshme; - Firmosja e ksaj marrveshjeje, ne ne nje mungese te plote te transparences se saj, duke ofenduar edhe rezoluten e kuvendit te kosoves te tetorit 2012; - Kosova ne k’te marrveshje, nuk prezantohet si nje shtet i pavarun, njoftun ne te drejten e saj te vetvendosjes prej gjykates nderkombtare, bazume ne te drejtat themeltare universale te kartes se te drejtave te njeriut dhe te tillave te ngjashme nderkombetare (E vane ne levizje kjo gjykate, ne vazhdimsi te kerkeses se bame prej Beogradit, ne kundershtim me shpalljen e pavarsise ne shkurt te 2008-es); - Domosdoshmeria, per ngritjen e nje komisioni parlamentar ne drejtim te Thaçit, per shkeljen e kushtetutes, deformin dhe ofendimin e saj, banum prej tij, si nje krim i rande ne drejtim te pavarsises se vendit; Zonja e zotrinj parlamentare: - Pare organizimin e popullit shqyptar ne luften e tij per çlirim kombetar te Dardanise prej pushtimit te Beogradit; -E rendsishme te kujtohet per efektet ne interpretimin e saj juridik, qe themelimi i Mbreterise se Serbise, Kroacise dhe Malit te Zi, me pastaj Yugosllavise, pergjate Konferences se Versailles, nuk e ka pas te njoftun administrativisht ne gjirin e saj territorial Dardanine, kuptume k’tu edhe Luginen; - Pare shpalljen e pavarsise se Kosoves ne Shkurt te 2008-es; - Gjithperfshirja ne kushtetuten e saj te planit Ahtisari, i cili i jep nje rendesi dhe vend te veçante mbrojtjes dhe pjesmarrjes se minoriteteve dhe perfaqsimit te tyne; - Duhet vlersu toleranca e nje civilizimi teper te larte dhe te ndjeshme ne vazhdimsine e fisnikerise dhe bashjeteses se deshirume ne paqe te saj, dhane prej autoktonise vendase te shqyptareve, te pranojne dhe adoptojne juridikisht perkufizimin multietnik, kur numri i i te hujve nuk perbejne kurre nje shumice te tille te barabarte per te permbushur normat e nje perkufizimi te tille juridik shtetformus (ne totali tetin e te gjithe minoriteteve te gjendme ne Kosove si rezultat i mbetjeve te pushtimeve te ndryshme ose te kolonializimit prej Beogradit, nuk perbajne as edhe 5% te popullates se republikes); -Teper e rendesishme te theksohet, legjitimiteti i ksaj pavarsie prej gjykates nderkombetare si nje e drejte e vetvendosjes se popujve qe perben bazen themelore te kartes universale te te drejtave te njeriut; - E nje rendesie aktuale te konsiderohet, qe kjo gjykate u vu ne levizje nga vete kerkesa e Beogradit; - E vlefshme per t’u kujtu, qe ne baze te Konferences se Rambouillet, baza themeltare e 1244 te keshillit te Sigurimit, asht percaktu qe tri vjet pas nderhyrjes se NTO-s, nje referundum mbarepopullor do te vendoste per statusin e Dardanise….; - E rendesishme te merret ne konsiderate me vlere te larte juridike, qe perkufizimi dhe administrimi JUGOSLLAVI, nuk ekziston me, si baze territoriale e rezolutes 1244 rene ne kundershtim me konferencen e Versailles te 1920-es themelusja e parardheses se OKB-se ne lidhje me perkufizimin e integritetit territorial qofte i Serbise, qofte i Jugosllavise. - I - - Pare deklaraten e fundit te zojes Ashton, deri ne statusin perfundimtar te Kosoves, ku ne politiken e saj te jashtme megithe njohjen juridike te Kosoves se pavarme, 1244-a qendron ne bazen themeltare te relacioneve te saj: a- Krijimi i hapsirave te interpretimeve dykuptimshme, si rezultat i saj, ne konsiderimin e integritetit te Kosoves pjese e pandashme e Serbise, b- Mosndryshimi i kushtetutes se saj, neni 82 e ma tutje, edhe ne qofte se perkufizimi i termit gjeografik dhe territorial Jugosllavi nuk ekziston me; - Marre ne konsiderate vlersuese rezoluten e fundit te parlamentit evropian per heqjen e fusnotes ne prezantimin e Kosoves; - Pare qe dialogu i nisur teknik, ende nuk ka perfundu dhe asnje prej marrveshjeve te ashtuqujtme te arritshme nuk ashte va ne zbatim; - Pare qe Beogradi, nuk njeh ende, genocidin, pastrimin etnik masiv, pushtimin krimet e bame ma te tmerrshmet dhe çnjerzore ne trupin e Dardanise: a- Mosnjohja e krimit , ashte nje domethenie e mosndryshimit te politikes se saj kolonialiste, b- Teper e rendesishme te kujtohet mosdhenia dhe shkembimi i dijenive per te zhdukurit, c- E nje randsie te veçante ashte te kerkohet hetimi dhe denimi i te burgosnuve pergjate nderhyrjes se NATO-s, qe Beogradi pasi i vret nepermjet torturave te burgosnit politike shqyptare autoktone, i hedh ne Dardani per t’a paraqite si nje krim te nderhyrjes se miqve tane, siç asht ba ne luften e dyte botnore, me eliten polake; -Pare qe Beogradi, nuk rresht se krijume te te gjitha punimet e mundshme juridike, rimarrjen e pasurise natyrore te çmushme te Kosoves: a- E vlefshme te kujtohet marrveshja e saj pergjate ktij harku kohor, me ndermarrjee Amerikane per shfrytzimin e minieres se Trepçes; - Pare qe ne k’te marrveshje dhe ne planin e zbatimit te saj, perkufizimi Republike e Kosoves buk perfshihet dhe nuk asht’ i pranishem ne asnje linje qofte edhe te zbatimit te saj: a- Quhet shumice dhe perdoret term i tille ne vlefshmerine e saj, vetem ne perdorimin Serbi, b- Shperberja e gjithperfshirjes se kushtutushmerise perberese te popullsise ne perfaqesimin e saj, me krijimin e nje trysnie te re ne perdorimin e nje dokumenti indentifikimi te ndryshem prej atij te Republikes se Kosoves, c- Teper e randsishme te rikujtohet, mbyllja e shkollave te gluhes Shqype prej kabinetit te dobiçit Thaçi, tuj kriju mundsine e nje enklave kolonialiste moderne, jo vendase, trashgimi e drejtperdrejte e shovinizmit te CRNA RUKES, d- Dhuna e ushtrume ndaj popullsise autoktone Shqyptare, pikerisht ne kohen e periudhes pastrevjeçare percaktume per zhvillimin e referundimit, parashikume prej marreveshjeve pajtuse per nderhyrjen e forcave te NATO-s ne 1999-en, tuj i spergule me te gjitha format, e- E rendesishme te theksohet ardhja, strehimi dhe me pas perqendrimi si banore te perhershem te Mitrovices veriore, te krimineleve nga gjithe ish territori i Jugosllavise, mundesu me mbajtjen e librave origjinale te gjendjes civile nga ana e Beogradit Zyrtar; - II - - Pare pershkrimin e marreveshjes dhe planin e saj te zbatimit: a- Mungesa e kokes se saj se struktures formuse dhe hartuse, per t’u marre si reference ne dukshmerine e proves konkrete materiale per palet pjesmarrese, te prezantume dhe te qujtme nderkombetare prej dobiçit Thaçi, b- Mungesa e qartesise dhe transparences te çertifikuar juridico-administrative, per institutionnet e tjera pjesmarrese ne zbatimin e saj, qofte lokale, regjionale apo nderkombetare, c- Mungesa e pershkrimit hartografik te pasqyres se popullates perberese dhe vendosja e tyne, d- Mungesa e shenimit te objekteve te tyne perkatese, te pikes c, si kultura, shkolla, feja dhe deshmite e penalitetit per secilin; - E rendesishme te theksohet qe Kosova ne asnje rrjesht te Marreveshjes nuk asht’ trajtu si republike: a- Hapesire e kenaqshme interpretimi per nje te ardhme te afert te Beogradit ne perputhje me nenin 82 te kushtetutes se tij, ne nje mundsi te hyrjes se tij ne BE, ku legalizohet Kosova si pjese integrale e territorit te tij, b- Vendosja thjeshte e inicialeve ne aprovimin e saj, duke mos u perdor termi i perfaqsimit te institucionit qeverises, si qevria e Kosoves, tregon ma se miri qe marrveshja nuk ashte nenshkru nga Kosova Republike ne formen e saj juridike, por asht Thyeste personale prej dobiçit pushtus Thaçi, c- Mosvendosja e numrimit te faqeve, le hapsiren e mundshme per shtesa te ndryshme; - III - -Pare rezoluten e kuvendit te kosoves, te tetorit 2012, ku qeveria e Kosoves autorizohet te vazhdoje dialogun me fqinjin, ish pushtus Beogradin, ne efekt te basketteuse ne paqe si dy shtete te pavarme ne kuadrin e finesse se mire: a- Mungesa e transparences dhe dhenia llogari e qeverise para Kuvendit: a/1- Mosrespektimi i kushtetutes dhe planit Ahtisari ne lidhje me trajtimin e percaktume tashme te minoriteteve, b- Anashkalimi i perdorimit te termit juridik, KUSHTETUTA E KOSOVES, por kuadri i saj ligjor, perkthehet, en at’ qe kosova asht’ veç pjese perberese e Beogradit: b/1- Ringritja e institutcioneve juridike dhe te zinxhirit te tyne ndihmes, duke ba legjitime legalizimin e tyne, nuk Perben veç ringritjen e dy strukturave paralele dhe konfliktuale brenda integritetit territorial te nje shteti, qe ban te paevitushem autonomine dhe me pas shkeputjen e afert te tyne (e mundshme mund te jete pas bashkengjitjes edhe te kommunave te tjera fiktive te identifikume me pasuri natyrore), b/2- Pastrimi i deshmive te penalitetit te krimineleve te luftes, ose te personave te tille ne kerkim nga drejtsia, me precedente penale, ne kushtezimin e ligjit te amnistise, kur fatkeqesisht k’ta jane perfasuesit e strukturave paralele, te vendosme pas zgjedhjeve te Beogradit te 2010-es, te panjoftme dhe te paçertifikume nga prezenca e nderkombetareve; - IV - - Pare mosfirmosjen nga ana e zyres se Zonjes Ashton, si perfaqesuese e B.E, ose moskalimin e saj zyrtar ne komisionin dhe parlamentin Europen, tregon qe kjo marrveshje nuk asht nderkombetare por BILATERALE: a- E qene e tille, nuk ka epersi mbi ligjet e brendshme te Republikes se Kosoves; - V - - Pare krijimin e bashkesise (asociacioneve) te kommunave te Kosoves qe me 2002-shin dhe te praume e te legalizume si antare me te drejta te plota ne komitetin perkates prane kshillit te Evropes: a- Kundershton me konventen nderkombetare qe legalizon struktura paralele, b- Tejkalon kompetencat e vendosme sipas ligjeve nderkombtare dhe atyne te brendshme ne fuqi, duke ju bashkengjit communave, si pjese e decentralizacionit, edhe pushtetin shtetror, ne lidhje me instalimin e policise kombetare dhe drejtsise ne varesi te tyne si pjese e strukturave te Beogradit, c- Pavarsia totale e k’tyne kommunave, qe shperndarja e tyne asht e papercaktume, duke vendos nje kryetar dhe te gjitha instancat perberese etatike (shtetnore), provon per dhanien e nje autonomie te nje Srpska Republike legale ne gjinin e Dardanise se pavarme. - VI - - Pare piken e pare te rezolutes se fundit te kuvendit te Kosoves, ne lidhje me te drejtat e Shqyptareve autoktone te Lugines: a- Marrveshja nuk duhet te Aprovohet, b- Metejshmeria e dialogut duhet te kushtezohet me lirine perfundimtare te k’saj zone, c- Parandalimi i perdorimit te termit Shkembim territoiresh. - VII- - Pare intervisten e fundit te presidentit Ahtisari, ne shtypin austriak, i cili perforcon edhe njehere ma shume, kompetencat decentralizuese te minoriteteve, arritme ne perfundim te bisedime te gjate te Vjenes. Te nderume deputete te kuvendit te republikes se Dardanise, Pare, pershkrimin e mesiperm ligjor dhe deklaratat e fundit te perfaqsusve te Beogradit, ku sipas tyne Kosova asht’ pjese integrale e Serbise dhe veprimet e paimagjinushme te bame nga dobiçi pushtus Thaçi, duke nxjerre ne ankand lirine, pavarsine dhe integritetin e Kosoves, ne kundershtim me kushtetuten e saj ne te cilen paketa Ahtisari ashte e shkrime dhe me tutje te njoftme si pjese bashkengjitse per gjykaten nderkombetare, e cila e njofti qarte dhe prere, pa asnje lloj ekuivoku ose dykuptushmerie, vetvendosjen e popullit te Kosoves per pavaresine e tij. Keshtu qe veprimet e tilla jo vetem qe bien ndesh me ligjshmerine e sitemit juridik te Republikes se Kosoves, por bejne te paevitushme destabilitetin ne Ballkan dhe me gjere, pare pashmangshmerine e nje neokolionalizmi modern. Pra, asht’ ma se e bindshme dhe teper e domosdoshme, ndertimi i nje komisioni hetimor parlamentar, per k’te krim te bame nga dobiçi pushtus Thaçi. (Ne parashtrim informimi, ai ashte i njoftun per precedente te tille kriminale, pasi ashte kerku per vrasjen e zedhansit te shtypit te uçk-se ne sensibilizimin e saj ne Shqypnine administrative, te pushtume modernisht gjithashtu, prej vllazneve te tij Siemeze. Gjithashtu, gjate ksaj periudhe, kur Kosova kallej ne flake, ky njeri pa identitet dhe gjini prejardhese, bridhte neper orgite e shkineve te dobiçave Nano, Berisha e kompani neper Rogner. Duhet me ju kujtu, gjithashtu organizimin dhe ndjekjen per se afermi prej tij, te gjuetise se shtrigave, ne drejtim te popullit liridashes te Dardanise, i ardhun refugjat ne atdheun meme pas genocidit masiv te kasapit te ballkanit Millosheviç, nepermjet dobiçave te tipit paramilitere te Arkanit qe kane vra e pre k’ta refugjate qe kane dijte shume. (Po ju jap inicialet e nje baze te tille F.K, si dhe shume te tjera qe…) Pra ratifikimi i ksaj marrveshje, çertifikon, jo vetem komplisitetin tuj si deputete, por do te thote qe ju nuk jeni bij gjenetike te Dardanise…(Te njajten gja, ka ba ne vitet’20 dhe ma tej pas luftes se dyte botnore, dobiçat e ardhun ne Shqypni, te paraqitun si shqyptare pa na tregu nje gjini te tyne te sakte, Zogu, Hoxha dhe pasardhesit e tyne aktuale… Si rastérisât, edhe dobiçi i juj Thaçi, ne kohen e Rabouilles, i prezantume si nje antar i thjeshte i uçk-se ne delegimin e pushtetit te Demaçit, na asht’ prezantu neve ne Shqypnine administrative, si prej komunes se Deçanit. Sot, pas fshimjes se Prekazit krejt dhe traumave qe solli massakra e 1998-es me vrasjen e pahetume kurre te gjinise Jashari, ky dobiç, na del prej Prekazi (Nuk na kujton veç Zogun, Hoxhen, Berishen, Ramen e Kompani me shperqendrime te tilla te prejardhjes se tyne koflikuale). Duhet me kuptu, qe per k’te arsye ai nuk lejon kurre hetimin e masakres se bame ne Prekaz e Drenicen mbare pergjate 1998-es e 1999-es, qe sherbyen me vetmohimin e tyne sakrifikus te terhiqnin vemendjen dhe perqendrimin e Evropes dhe Amerikes e botes mbare.) Mendoj dhe shpresoj, qe askush prej jush, nuk po don dhe nuk e kerkon titullin e dobiçit, ose te tradhtarit pjesmarres ne nje krim te tille te shitjes moderne te Kosoves, pasojat e se ciles nuk sjellin veç destabilizimin e rajonit dhe me gjere. Me respekte. Kryetarja Ermira Qerimi
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 17:59:26 +0000

Trending Topics



ef="http://www.topicsexpress.com/احبيببي-يا-عساف-و-يا-قمر-ياللي-ورطتو-topic-166424110210709">احبيببي يا عساف و يا قمر ياللي ورطتو
9323866253">RESULTS: Heres how the Libby Odyssey students did in their
God is so good and faithful to us in His mercy but it is easy to
IM SO SICK OF U HATFUL WOMEN...Ummmm lets get this straight... my
#YUSUComedyNight is only 2 hours away now! If you havent bought

Recently Viewed Topics




© 2015