A duhet ta vizitojmë stomatologun shpesh gjatë - TopicsExpress



          

A duhet ta vizitojmë stomatologun shpesh gjatë shtatzanisë? Higjiena orale në shtatzani është shumë e rëndësishme. Për këtë ju duhet që çdo muaj të shkoni në vizitë tek stomatologu, i cili do të ju informojë për mirëmbajtjen e higjienës orale gjatë shtatzanisë. Gjithashtu, nëse vie deri tek prishjet në dhëmbë apo dhëmballa, do ti rregulloni me kohë. Kur të lindni nuk do të keni kohë të mjaftueshme, kjo është edhe arsyeja përse shumë nëna injorojnë dhëmbët e tyre. A më duhet kujdes i veçantë për dhëmbët? Nëse në fillim të shtatzanisë keni patur neveri të përcjella me të vjellura, mund të ndodh që thartira pas të vjellurave prish smaltin e dhëmbëve. Që të ruani buzëqeshjen e bukur edhe gjatë shtatzanisë, pas të vjellurave, gjithmonë pastroni gojën mirë me ujë. Preferohet përdorimi i furçave të dhëmbëve më të buta, por edhe pastrimi i dhëmbëve me anë të perit. Gjithashtu, në konsultim me gjinekologun tuaj, mund të përdorni preparate fluori me doza të përshtatshme të cilat sigurojnë ndërtimin e substancës së smaltit kualitativ tek foshnjat. A prishen dhëmbët më shpesh gjatë shtatzanisë? I ngulitur është mendimi që gjatë shtatzanisë duhet rënë dhëmbët patjetër, sepse foshnja hargjon kalciumin e organizmit të nënës. Megjithatë, stomatologët këtë e kundërshtojnë dhe pohojnë që deri te gjakderdhja e dhëmbëve tek shtatzënat vie për shkak të kujdesit të mangët për higjienën
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 19:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015