A e dini sa është largësia mes qiellit dhe - TopicsExpress



          

A e dini sa është largësia mes qiellit dhe tokës? 38_CG_illustrator_space_universe_planet-Earth-Space-Planet_Pictures_1280x800 ► Na përcillet nga Ibn Mesudi se ka thënë: “Largësia midis qiellit të dynjasë dhe atij që vjen më pas është pesëqind vjet. Midis kursijit dhe ujit janë pesëqind vjet dhe Arshi është mbi ujë. Allahu është mbi Arsh dhe asgjë nga veprat tuaja nuk i fshihet Atij.” E ka përzgjedhur Ibn Mehdiu nga Hamad bin Seleme e ky nga Asimi, e ky nga Zuri, e ky nga Abdullahi. Diçka të ngjashme e ka përcjellë El-Medusi nga Asimi, e ky nga Ebu Uaili, e ky nga Abdullahu. Hafidh Dhehebiu – Allahu e mëshiroftë – thotë: “Ka disa rrugë transmetimi.” Na përcillet nga Abas bin Abdul Mutalibi r.a. se ka thënë: “I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “A e dini sa është largësia mes qiellit dhe tokës?” Thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Tha: “Midis tyre është sa rrugëtimi për pesëqind vjet. Midis çdo qielli deri tek qielli tjetër është sa rrugëtimi për pesëqind vjet dhe largësia e çdo qielli është sa rrugëtimi për pesëqind vjet. Midis qiellit të shtatë dhe Arshit është një det, që largësia midis pjesë së tij poshtme dhe asaj të lartë është sa midis qiellit dhe tokës, ndërsa Allahu i Lartësuar është mbi këtë dhe asgjë nga veprat e birit të Ademit nuk i fshihet dot Atij.” E ka përzgjedhur Ebu Daudi dhe të tjerë. Fjala autorit: “Na përcillet nga Abas bin Abdul Mutalibi” është një hadithi i renditur prej tij në formë të shkurtuar, ndërsa versioni në Sunenin e Ebu Daudit është: Na përcillet nga Abas bin Abdul Mutalibi r.a. se ka thënë: “Isha në shkretëtirë bashkë me një grup, ku ndërmjet tyre ishte edhe i Dërguari i Allahut a.s.. Para tyre kaloi një re. I Dërguari i Allahut e pa dhe tha: “Si e quani këtë?!” Thanë: “Re.” Tha: “A e quani re shiu?!” Thanë: “Po, re shiu.” Tha: “Po mjegullën?!” Thanë: “A e quani gjithashtu mjegull.” Thanë: “Po, mjegull.” Ebu Daudi thotë: “Pastaj e shqiptoi mjegullën më së miri.” Tha: “A e dini sa është largësia mes qiellit dhe tokës?!” Thanë: “Nuk e dimë.” Tha: “Largësia mes tyre është ose shtatëdhjetë e një, ose dy, ose tre vjet, pastaj vjen qielli që është mbi të -derisa numëroi shtatë qiej-, pastaj sipër të shtatit është një det, largësia e të cilit midis pjesës së tij të poshtme dhe asaj të sipërme është sa largësia midis një qielli dhe qiellit tjetër. Pastaj mbi kurrizin e tyre është Arshi, largësia e të cilit midis pjesës së tij të poshtme dhe asaj të sipërme është sa largësia midis një qielli dhe qiellit tjetër, pastaj Allahu qëndron i lartësuar mbi këtë.” E ka përzgjedhur Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh. Tirmidhiu thotë se është një hadith i mirë dhe garib. Hafidh Dhehebiu thotë: “Atë e ka përcjellë Ebu Daudi me zinxhir të mirë transmetimi, ndërsa Tirmidhiu ka përcjellë një të ngjashëm me të nga hadithi i përcjellë prej Ebu Hurejres në të cilin thuhet: “Largësia midis një qielli dhe qiellit tjetër është pesëqind vjet.” Nuk ka asnjë kontradiktë midis dy haditheve, sepse përcaktimi i ecjes në këtë është pesëqind vjet – sipas ecjes së karvanit p.sh. – ndërsa shtatëdhjetë e ca vjet është përcaktuar sipas ecjes së kalorësit postar. Mund të thuhet se midis nesh dhe Egjyptit është njëzet ditë me ecje të zakonshme dhe tri ditë me ecje të shpejtë si ajo e kalorësit të postës.” Ky është fundi i fjalës së tij.[1] Them së në këtë hadith deklarohet qartë se Allahu qëndron mbi Arshin e Tij, siç u përmend më parë në ajetet vendimprera, në hadithet e sakta dhe në fjalët e të parëve nga mesi i sahabeve, tabiinëve dhe tabi tabiinëve. Ky hadith mbështetet edhe nga hadithe të tjera të shënuara te të dy Sahihët dhe në burime të tjera dhe asnjë fjalë nuk u merret parasysh atyre që e kanë konsideruar atë të dobët, për shkak të argumenteve të shumta që e mbështesin këtë hadith dhe që është e pamundur që të komentohen ndryshe nga kuptimi i tij fillestar apo të devijohet kuptimi i tij diku tjetër. Ky hadith dhe shumë hadithe të ngjashme me të tregojnë për madhështinë e Allahut dhe përsosmërinë e Tij, si dhe për madhështinë e krijesave të Tij, se Ai përshkruhet me cilësi të plota, me të cilat ka përshkruar Vetveten në Librin e Tij dhe e ka përshkruar me to i Dërguari i tij a.s. Gjithashtu ato flasin për forcën e Tij të plotë dhe se Ai është i Adhuruari i vetëm, i pashoq, përveç gjithë të tjerëve. [1] – Në “Kuretul Ujun” thuhet: “Them se ky hadith ka hadithe të tjerë që e mbështesin tek Sahihët dhe në argumente të tjerë në ajetet vendimprera në Kuran dhe fjalët e atyre që e konsiderojnë atë të dobët nuk mund të merren në konsideratë. Autori e ka filluar veprën e tij të madhe me sqarimin e teuhidit uluhije (njësimi i Allahut si Zot), sepse një pjesë e madhe e mëvonshme e këtij umeti nuk e njohin këtë lloj teuhidi dhe bëjnë vepra që bien ndesh me të, qoftë shirk apo shoqërimi i Allahut me ndonjë të përngjashëm. Si rrjedhojë, Shejhu mori përsipër sqarimin e teuhidit, për të cilin kanë bërë thirrje profetët dhe i ndaloi njerëzit që të bënin shirk, i cili bie ndesh me teuhidin. Thirrja e njerëzve në të tilla gjëra është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të detyrueshme për atë njeri që Allahu i ka dhënë dije dhe të kuptuar, që i ka dhënë forcë për të ftuar të tjerët në to apo për të luftuar ata që e kundështojnë nga mesi i atyre që i shoqërojnë Allahut shok në adhurim. Kështu Shejhu është marrë me këtë lloj teuhidi përgjatë këtyre temave dhe e ka përfunduar me teuhidin e Emrave dhe Cilësive të Allahut, sepse shumica e njerëzve të thjeshtë nuk kanë dijeni rreth kësaj dijeje me të cilën janë marrë ata që i përkasin dijes. Këta të fundit e kanë marrë këtë dije nga ata që janë të thelluar në të, duke menduar mirë për ata që merren me apologjinë (kelamin) dhe se ndoshta këta të fundit janë me të vërtetën. Si rrjedhojë, ata pranuan prej apologjetëve atë që mësuan prej tyre dhe pranuan medhhebin e xhehmive, duke mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut dhe duke kundështuar argumentet në Kuran dhe në Sunet, si dhe traditën e të parëve të këtij umeti, të imamëve të hadithit dhe njohësve të parë të Tefsirit. Ndjekësit e Sunetit vazhdojnë të mbahen fort pas këtij parimi, por ata janë pakësuar. Por Allahu a.xh. e udhëzoi këtë imam drejt njohjes së llojeve të teuhidit, duke i vërtetuar ato nëpërmjet argumenteve të tyre përkatëse. Falënderimi i takon Allahut që e mbështeti dhe e udhëzoi atë drejt të vërtetës, në një kohë kur Islami sa vjen dhe po bëhet më i panjohur dhe kur shumë njerëz kanë humbur dhe janë larguar prej tij. Allahut i përket mbështetja. Në këtë vepër autori ka bashkuar të tri llojet e teuhidit për të cilat ka folur dijetari i madh Ibn Kajim El- Xheuzije – Allahu e mëshiroftë – që thotë: Dija është tri lloje dhe jo katër,e vërteta mbetet e sqaruar,dije për cilësitë e zotit dhe veprat e Tij,po kështu emrat për Mëshirëplotin,urdhëresa dhe ndalesa që janë feja e Tij,e shpërblimi i Tij Ditën e Dytë të Kthimit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi zotërinë e të dërguarve, imamin e të devotshmëve, Muhamedin, mbi ndjekësit dhe të gjithë shokët e tij.” Shkeputur nga “Libri i Teuhidit”. Autor i librit : Muhamed bin Abduluehab Et-temimi. Perktheu Genc Plumbi.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 20:11:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015