A e dini se … ? Goja juaj, flet për sëmundjet që keni - TopicsExpress



          

A e dini se … ? Goja juaj, flet për sëmundjet që keni Goja mund të flasë qartë për sëmundje serioze që ju mund të strehoni brenda trupit tuaj, por që nuk i dini. Dhe këtë, ajo e realizon përmes shenjave të veçanta paralajmëruese, ndaj të cilave nuk duhet të jeni aspak indiferentë. Ja cilat janë disa nga ato: Era e keqe Ndoshta flet për “halitozën”, e cila mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, madje edhe e diabetit të padiagnostikuar. Në mesin e shkaktarëve të tjerë është edhe etja ose lodhja kronike. Prandaj, bëhuni gati për një kontrollim sistematik. Goja e thatë Ndoshta ju keni sindromën e “Sjogrenovit”, sëmundjen auto-imune, për shkak të së cilës organizmi nuk prodhon pështymë ose lot të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh që pështyma është e rëndësishme për mirëmbajtje të dhëmbëve, ënjtë e rëndësishme që përveç oftamologut, i cili është ekspert për këtë problem, të vizitoheni edhe dentisti. Nuk ekziston ndonjë ilaç, por ekzistojnë mjete, të cilat i reduktojnë problemet. Shija e metalit Nëse zgjat më shumë se një ose dy, ditë ka gjasa të bëhet fjalë për mungesë të zinkut, i cili e nxit rritjen e sythave të shijes në gjuhë. Një analizë e thjeshtë e gjakut do të zbulojë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Duhet të dini se midhjet, mishi i kuq dhe mishi i shpendëve janë burime të mira të zinkut. Gungat në gjuhë Zakonisht zhduken vetë për një javë, ndërsa disa ekspertë mendojnë se një gjë e tillë është një reagim ndaj ushqimit me shumë erëza. Megjithatë, nëse nuk zhduken dhe ato bëhen më të mëdha, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze, siç është kanceri oral. Ngjyra e çuditshme e gjuhës Gjuha, e cila për një kohë të shkurtër ka ngjyrë të kafes ose të zezë, mund të jetë pasojë e konsumimit të duhanit ose kafesë. Por gjuha e bardhë ose e verdhë, e cila përcillet me kruajtje ose ndjeshmëri, mund të jetë shenjë e infektimit me baktere. Ilaçet do ua zgjidhnin shpejt problemin. Dhëmbët e tejdukshëm Ndoshta ju mundon kthimi i thartirës nga lukthi. Me kalimin e kohës, thartira mund ta gërryejë shtresën shkëlqyese të dhëmbëve. Dhëmbët e dëmtuar Ndoshta ju mundon bruksizmi ose kërcëllimi i dhëmbëve. Kjo është pasojë e stresit shumë të madh. Mësoni që të relaksoheni dhe e blini një mbrojtës të dhëmbëve, që ta përdorni gjatë kohës së fjetjes. Mishi i zbehur i dhëmbëve Mund të bëhet fjalë për aneminë. Nëse e rritni konsumimin e ushqimit të pasur me hekur, kjo gjë mund të përmirësohet. Por, megjithatë, duhet të kontaktoni me mjekun, sepse një gjë e tillë mund të jetë simptomë edhe e sëmundjeve të tjera. Tërheqja e mishit të dhëmbëve Ndoshta e keni paradentozën, e cila është pasojë e higjienës së dobët orale. Paradentoza është e rrezikshme sepse përveç rënies së dhëmbëve, bakteriet hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe mund të dëmtojnë organin vital siç është zemra. Pastrojini dhëmbët rregullisht, si dhe përdoreni perin mes tyre. impakt.al/shendetesia/a-e-dini-se-goja-juaj-flet-per-semundjet-qe-keni
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 07:15:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015