A është i fiksuar rezultati i Eurovizionit? Një hetim sjell - TopicsExpress



          

A është i fiksuar rezultati i Eurovizionit? Një hetim sjell prova tronditëse Ka shumë njerëz që dyshojnë se festivali evropian i këngës është i manipuluar, jo vetëm për faktin se votimi bëhet sipas afërsisë gjeografike. Por duket se këto shqetësime janë të justifikuara, pasi një hetim i nisur nga organizatorët ka nisur të nxjerrë në dritë fakte tronditëse. Dhjetëra vende kanë blerë vota nga vendet e tjera për t’u renditur më mirë. Një nga vendet më të përfshira në këtë skemë manipulimi është Azerbajxhani, që ka marrë vazhdimisht pozicione të mira në renditje. Për çudi, gjithçka nisi pasi Azerbajxhani mori nga Malta maksimumin e pikëve për katër vjet rresht. Por në dritë kanë dalë edhe fakte të tjera. Azerbajxhani ka paguar jo vetëm anëtarët e jurive, por edhe është faktuar se ka paguar studentët e Lituanisë që të votojnë disa herë për ta. Edhe Maqedonia është nën akuzë se ka tentuar që të ngrejë një skemë të këmbimit të votave me vendet e tjera për të garantuar një vend të mirë në renditje. Një zyrtar nga ekipi organizator i festivalit të këtij viti në Suedi tha se Azerbajxhani ofron para mjaftueshëm për të jetuar për një vit në këmbim të pikëve të larta. Zyrtari tha se dinte të paktën tre vende të tjera që bëjnë të tilla marrëveshje në prapaskenë. Një faqe interneti në Lituani ka publikuar një video ku tregohet se si njerëz nga Azerbajxhani ofrojnë karta SIM për studentët lituanezë, që të votojnë për kandidatin e tyre përkundrejt 20 eurove shpërblim. Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në kompeticionin e këtij viti, Bonnie Tyler tha se kishte dëgjuar në prapaskenë rusët duke u ankuar se përse nuk kishin marrë pikët për të cilat kishin paguar. Supervizori i Eurovizion thotë se të gjitha këto akuza po hetohen nga European Broadcasting Union
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 10:03:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015