AAK-Gjilani Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është parti - TopicsExpress



          

AAK-Gjilani Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është parti politike e formuar në vitin 2000, në fillim nga një koalicion i pesë partive atdhetare, për tu regjistruar në vitin 2002 si parti politike e pavarur, me dy shtyllat kryesore të saj, Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi. Dega e parë e AAK-së në nivel të Kosovës u themelua në Gjilan, më 15 maj 2000. Shtrirja e AAK-së në të gjithë territorin ka rritur edhe numrin e përkrahësve të kësaj partie politike dhe numrin e atyre që vazhdimisht punojnë për një Kosovë demokratike, të pavarur dhe multietnike. AAK në Gjilan vazhdimisht ka qenë e përfaqësuar në Asamblenë Komunale nga këshilltarë, të cilët kanë respektuar dhe mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Rritja e numrit të nëndegëve nga 13 në 25, vetëm brenda qytetit, tregon se ne po shkojmë drejt fitores, jo me fjalë, por me vepra dhe punë. AAK Dega në Gjilan nuk ka pushuar asnjëherë së kontribuari në të mirë të qytetarit të saj. Që nga zgjedhja e zotëri Rexhep Kadriut, për kryetar të AAK në Gjilan, ky kontribut është shtuar, falë vullnetit dhe angazhimit të kryetarit Kadriu, në përmirësimin e situatës mjegulluese që po mbizotëron në Gjilan. Kjo situatë ka filluar të ndryshojë që nga 30 marsi 2013, ku me zgjedhjen e Kadriut kryetar të Aleancës për Gjilanin, është trefishuar aktiviteti i AAK-së dhe është rritur dukshëm numri i anëtarësimeve të reja. Më 18 maj 2013, AAK në Gjilan, votoi për strukturat e saj partiake, duke zgjedhur kështu përfaqësuesit që do të punojnë për të ecur drejt fitores së AAK-së për Gjilanin, drejt angazhimeve për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, drejt një të ardhme më të sigurtë, zhvillim ekonomik lokal, për ti thënë jo padrejtësive dhe për të ndaluar korrupsionin. Ky do të jetë misioni ynë! Të nderuar qytetarë të Gjilanit, E fuqishme, e vendosur, vizionare dhe krenare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bë alternativa më e drejtë dhe më serioze, në të cilën qytetarët e Kosovës drejtuan sytë e tyre. Asnjë nga këto virtyte të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk na i dhuruan të tjerët, as nuk i kopjuam e as nuk i imituam, por ato buruan nga gjiri i saj, nga vetë themelusi i AAK-së, nga njeriu në të cilin qytetarët e Kosovës shohin herion, politikanin dhe vizionarin, zotëri Ramush Haradinaj. Në ecjen tonë 13 vjeçare, Dega e AAK-së në Gjilan u ballafaqua me shumë sfida, të cilat nuk ishin të lehta të përballoheshin duke pasur parasysh faktin që në mesin tonë nuk gjendej lideri ynë Ramush Haradinaj. Por, falë angazhimit shumë të madh të të gjithë anëtarëve të AAK-Gjilan, maturisë dhe pjekurisë politike, e në veçanti ndihmës së pafund të xotëri Ahmet Isufit, këto sfida u tejkaluan dhe u normalizuan, sepse vullnetin tonë e mbante zgjuar bindja qe në një ditë shumë të afërt, nuk do të na mungojë më prezenca, zëri dhe vizioni i zotëri Ramush Haradinaj, për ta drejtuar vendin tonë dhe për të qeverisur me Kosovën, si kryeministër i ardhshëm i saj. Sot, dega e AAK-së në Gjilan falë edhe punës së vazhdueshme të Ahmet Isufit, ka të rreshtuar në krahun e saj kuadro të të gjitha profileve, njerëz të dëshmuar në punë profesionale, aktivistë të devotshëm, të rinjë të niveleve universitare, qytetarë të rrespektuar, vullnetarë, njerëz human…të gjithë të bashkuar rreth vizionit të përbashkët të AAK-së, të gjithë të pëkushtuar rreth punës së palodhshme në shërbim të qytetarit të Gjilanit, të gjithë rreth një alternative të re për qytetin tonë, e cila do të fuqizohet nga vet kryeministri i ardhshëm i Kosovës Ramush Haradinaj. As sot dhe asnjëherë, mospuna, mossuksesi dhe dështimi nuk do të jenë fytyra jonë, ashtu siç po i shihet fytyra kësaj keq qeverisje komunale në Gjilan. Qytetarin e Gjilanit e kanë lodhur diskriminimet në baza familjare të pushtetarëve aktual, e kanë lodhur premtimet e kota që nuk jan realizuar asnjëherë, keqmenagjimet dhe skenaret partiake për të mbështetë vetëm ata që janë pjesë e klaneve të tyre, bizneset e qeveritarëve komunal i kanë ngulfatur bizneset e vogla të qytetarit të thjeshtë…prandaj Gjilani do ti thotë STOP kësaj avarie. Të nderuar qytetarë, Vendimin për nominim për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga rradhët e AAK-së, e kam marrë me përgjegjësi të lartë, i bindur se sëbashku do të punojmë që të udhëheqim me Gjilanin. Ta ngrisim përgjegjësinë institucionale dhe me fitore në zgjedhjet lokale në Gjilan, ti japim përkrahje si në shumë komuna tjera, që me Kosovën të udhëheqë kryeministri Ramush Haradinaj. Si kryetar i degës, angazhimin tim e kam nisur jo me fjalë, por me punë të drejtpërdrejt me qytetarët. Ju premtoj se kështu do të vazhdojë, që me punë ta ndryshojmë jetën e qytetarëve të Gjilanit. Bashkë drejt fitores!
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 17:51:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015