ANKARA - Policia speciale ka përdorë topa uji dhe granata me tym - TopicsExpress



          

ANKARA - Policia speciale ka përdorë topa uji dhe granata me tym kundër qindra demonstruesve anti-qeveri, sot në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin Ankara. Dje, policia anti-terror i ka arrestuar 20 vetë gjatë ndërhyrjes në një tubim në Ankara, lidhur me protestat kundër qeverisë, që tash sa javë po mbahen në gjithë Turqinë. Protestat masive filluan në fund të muajit Maj, kur policia e ka përdorë forcën kundër pjesëmarrësve të fushatës me të cilën janë kundërshtuar planet për rizhvillimin e parkut qendror në Stamboll. Protestat janë zgjeruar në demonstrata të mëdha kundër kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij me prejardhje islamike. Deri tani në demonstrata janë vrarë katër dhe plagosur afro 7500 vetë
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 10:22:18 +0000

Trending Topics



2-rakaat-Walaupun-bilangannya-sedikit-tapi-topic-294272054049140">Solat subuh hanya 2 rakaat. Walaupun bilangannya sedikit tapi

Recently Viewed Topics




© 2015