ARMET KIMIKE,BASHA:JEMI TE PAINFORMUAR,PRESIM - TopicsExpress



          

ARMET KIMIKE,BASHA:JEMI TE PAINFORMUAR,PRESIM TRANSPARENCE Integrimi i Shqipërisë në BE, situata aktuale politike, zgjedhjet në Korçë dhe asgjësimi i armëve nga Siria janë disa nga temat që trajton, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në bisedë me DW DW: Zoti Basha, sa i frutshëm ishte qëndrimi juaj sot në Berlin, ku ishit pjesëmarrës i Konferencës për situatën në Europë të mbajtur nga Presidenti i këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, me të cilin patët rastin edhe të bisedonit? Lulëzim Basha: Sot në konferencën vjetore të presidentit të Bashkimit Europian, van Rompoy ishte një rast i mirë për të nënvizuar edhe në takimin, që unë pata personalisht me të edhe me personalitetet të tjera zyrtare europiane dhe gjermane, si me europarlamentarin Hans Gert Pötering, për të përsëritur qëndrimin e partisë demokratike dhe të opozitës në mbështetje të plotë të vendimmarrjes së dhjetorit për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat si një hap, i cili përmbyll një fazë performance të denjë të Shqipërisë. Unë pata rastin të nënvizoj qëndrimin tonë si opozitë e re e vendit për të marrë çdo masë dhe për të mbështetur çdo hap në favor të integrimit europian të vendit dhe ecjes së Shqipërisë me hapa të shpejtë drejt përmbushjes së etapave të ndryshme ku natyrisht më i rëndësishmi është marrja e statusit të vendit kandidat brënda dhjetorit të këtij viti dhe menjëherë pas kësaj përpjekjet për të hapur negociatat për anëtarësim. Nga ana e tij van Rompuy fare qartë tha se vendi i Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është në Bashkimin Europian. Sigurisht ai nënvizoi se ky proces bazohet mbi meritat dhe performacën e vendeve të cilat aspirojnë të bëhen anëtare në BE. Atëherë zoti Basha, kur janë hedhur këto hapa pozitivë, kur Shqipëria ka arritur në këtë stad, pse kërkoni t’i mbuloni tani me një hije të zezë duke dalë në protesta ditën e hënë, madje edhe kur në Tiranë do të jetë për vizitë Komisioneri i BE-së për zgjerim, zoti Fyle? Kjo mund t’i kushtojë Shqipërisë. Qëndrimi ynë për statusin është fare i qartë, mbështeje e plotë dhe totale, sepse jemi koherentë në mbështetjen, që i kemi dhënë statusit dhe procesit të integrimit europian, kur ishim mazhorancë. Besojmë se dhënia e statusit është e merituar nga Shqipëria dhe shqiptarët. Kjo jo vetëm nuk pengon kauzën e drejtë të opozitës shqiptare në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor, por e forcon atë, sepse me prozhektorët tashmë akoma më të fuqishëm të një vendi, që e ka statusiin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, opozita shqiptare në bashkëpunim me patnerët europianë mund ta ngrejë zërin më qartë dhe të ketë një përgjigjë edhe më të qartë nga patnerët tanë për çështjet, dilemat dhe sfidat e mëdha, para së cilës po e vendos demokracinë dhe shtetin ligjor kjo mazhorancë. Nisur nga kjo, pyetja duhet drejtuar në fakt Edi Ramës dhe mazhorancës së tij se pse në këto shtatë javë të para të qeverisjes së tij e ka konceptuar dhe zbatuar qeverisjen jo si një fushatë për t’i shërbyer qytetarëve në raport me premtimet, që ai ka bërë para tyre dhe për të merituar statusin e vendit kandidat, por pothuajse si një fushatë kundër statusit, si një kryqëzatë apo fushatë kundër opozitës, kundër institucioneve të pavarura, kundër shtetit ligjor dhe për fat të keq siç dëshmuan me zë dhe me figurë pamjet në TV Top-channel para të gjithë shqiptarëve, pamje tronditëse. Kjo në fakt është hija e zezë, dhe më shumë se hija e zezë është njolla e zezë, të cilën kjo mazhorancë në mënyrë fare të panevojshme dhe të pakuptueshme ka vendosur dhe që jam dakord me ju kjo mund të përbëjë një kërcënim të madh për integrimin europian të shqiptarëve si një fushatë kundër votës së lirë të shqiptarëve, por një kërcënim akoma më të madh të shqiptarëve për çështje ekzistenciale siç janë demokracia, vota e lirë, shteti ligjor.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 14:15:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015