Adolf Hitleri dyshohet se e ka sajuar vetëvrasjen e tij teksa ka - TopicsExpress



          

Adolf Hitleri dyshohet se e ka sajuar vetëvrasjen e tij teksa ka ikur në Argjentinë ku ka jetuar derisa ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale. Kjo bëhet e ditur nga disa të dhëna të reja të publikuara në “Grey VVolf: The Escape Of Adolf”. Autorët besojnë se provat e vetëvrasjes së tiranit janë me të ‘meta’. Ata besojnë se ai është arratisur në vitin 1945 për të filluar një jetë të re me gruan e tij Eva Braun. Por, këto pretendime janë hedhur poshtë si “qesharake” nga historiani Guy Ëalters. Fluturimi i Hitler dhe Braun nga Berlini është treguar nga autorët britanikë Ëilliams Gerrard dhe Simon Dunstan në librin e tyre të ri. Ata refuzojnë teorinë që pranohet gjerësisht që ‘Fuhrer’ qëlloi veten në bunkerin e Berlinit më 30 prill 1945 dhe Braun kreu vetëvrasje duke marrë cianur. Në vend të këtij versioni, ata pohojnë se ka prova që sugjerojnë që çifti shpëtoi në fund të Luftës së Dytë Botërore, duke nisur një jetë të re në një enklavë naziste-fashiste të kontrolluar në Argjentinë. Madje ata shkojnë dhe më tej, kur thonë se çifti kishte dy vajza para se Hitleri të vdiste në vitin 1962 në moshën 73-vjeçare.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 09:24:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015