Agjenda e muslimanit gjatë Ramazanit. 1- Shtimi i kërkim faljes - TopicsExpress



          

Agjenda e muslimanit gjatë Ramazanit. 1- Shtimi i kërkim faljes “istigfarit” gjatë ditës dhe natës me shpresë se mund të na godasë ndonjë dhunti që na gëzon deri në ditën e gjykimit. 2- Falënderimi i Allahut për dhuntine e: fesë, mendjes, shëndetit, familjes, mbulimit, dhe rrizkut. 3- Vizita e të sëmurëve. 4- Shtimi i lëmoshave dhe bamirësia ndaj të varfërve. 5- Shpeshtimi i përmendjes së Allahut. 6- Buzëqeshja: të jetë ajo përshendetje për njerëzit, sepse vërtetë është kapar i dashurisë dhe njoftim per vllezeri, por njëherit është edhe sadaka-lemoshë e pranuar. 7- Itikafi në dhjetë netët e fundit të ramazanit në xhami. 8- Të jetuarit me Kur’anin: duke e mësuar përmendesh, lexuar , dëgjuar dhe medituar. 9- Prezentimi në ligjërata, këshilla, të përfituarit prej tyre, mandej përcjellja e asaj që keni mësuar tek të tjerët. 10- Angazhimi i fëmijeve në aktivitetet e ramazanit është edukatë për ata që ta duan këtë muaj të shenjtë. 11- Përpjekja dhe angazhimi për ta përfunduar leximin e Kur’anit më shumë se një herë brenda ramazanit.
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 08:13:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015