Agustin Bushgjokaj JA PSE UNE NUK JAP URIME PER CDO - TopicsExpress



          

Agustin Bushgjokaj JA PSE UNE NUK JAP URIME PER CDO FESTE? Shqiperia, ky vend i lashte e me shume histori... Krenaria jone? Atdhedashuria! Besimi ne Zot? I lire, i ndryshem, me shume ateiste pavarsisht perkatesise fetare, me shume oportuniste pavarsisht ne jane katolik, ortodoks, myslimane a bektashinj. Ideali fetar? Jeto ne paqe e harmoni me kedo. Ahhhh po, ne harmoni... Kjo genjeshter e madhe qe pak nga pak ka filluar ti dale maska. A thua jemi vertete popull qe nuk i veme re perkatesite fetare, dhe thjesht jetojme ne harmoni? Ne fakt realiteti tregon qe nuk eshte e vertete. Por jam i kenaqur me kete fakt sepse une nuk e dua "harmonine fetare". Me lini ta shpjegoj. Vjen Krishtlindja dhe Pashka, besimtaret mysliman e bektashinj urojne te kishteret "gezuar kete dite shprese, Zoti ju dhente paqe e harmoni etj etj", vjen festa e Bajramit dhe te krishteret urojne myslimanet "gezuar diten e madhe te Bajramit, Zoti ju dhente paqe, gezim etj etj". Hmmmm, pak kontradiktore.....e teproj po ta them hipokrizi? A ka kuptim kjo harmoni? Une te uroj, ti me uron, ne nuk jemi dakord me njeri-tjetrin fare por le ta urojme njeri-tjetrin pavarsisht se sa larg jane rruget tona. Le te themi ta bejme sa per sy e per faqe, se une te uroj kot, dhe e di qe ti me uron kot..., sepse nuk e besoj qe ajo festa jote eshte vertete e vecante dhe e shenjte, thjeshte te uroj se e thote zakoni, "harmonia fetare". Po miqte e mi, une nuk urova dje apo sot Fiter Bajramin, sepse une shpall Krishtin e Ringjallur, Ate qe varri nuk e mbajti dot! Ky eshte Zoti i vertete. Une nuk pajtohem duke te uruar ty i dashur miku im mysliman duke e ditur qe nese ti vazhdon ne ate besim fetar qe ke do perfundosh ne ferr, une nuk te uroj ty i dashur miku im mysliman nese nuk beson ne sakrificen e Krishtit... Une nuk te uroj ty miku im katolik ose ortodoks qe mban kryqin ne qafe per hir te tradites a per force zakoni, jo jo ky nuk eshte krishterimi i vertete. Krishterimi i vertete nuk lidhet ne qafe, e nuk rreklamohet me krenari ne gjoks me nja vargua, nje kryq me Jezusin te kryqezuar... Jo jo, krishterimi i vertete eshte ai qe lind ne zemer dhe jo ne genet familjare. Edhe pse une dhe ti (katolik apo ortodoks) themi Jezusi eshte Zot, urimi per ty nuk eshte i plote sepse as qe e ke menduar ndonjehere ate qe var ne qafe ta ftosh ne zemer. Dhe pa kete hap miku im katolik apo ortodoks.., po ashtu ferri te pret. Jezusi tha "Une jam rruga, e verteta dhe jeta...", dhe une si i krishtere do te uroj ty nese ke gjetur udhen, te verteten dhe jeten. Fjalet e vete Zotit per cdo katolik, mysliman,ortodoks, bektashinj, budist e cfaredo besimi tjeter jane: "Sepse Perendia aq shume e deshi boten saqe dha Birin e Tij te vetemlindurin qe kushdo qe beson ne Te, te mos humbase por te kete jeten e perjetshme". Kjo e vertete nuk me ben dot te fshihem pas maskes se nje urimi thjesht per "harmoni fetare", sepse shkurt fatkeqesisht po te them "gezuar dhe.., vazhdo rrugen per ne ferr..." Pas urimit fshihesh ti shoku im, ti vellai im, ti motra ime, ti babai im, nena ime, apo neser femija im..........dhe TI qe po e lexon kete material. Ndaj duke qene se te dua shume, te them shko tek fjalet e Jezusit dhe do kesh vertete arsye pse te festosh festen e vertete te shpetimit.
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 18:42:44 +0000

Trending Topics



OUTRIGHT SALE / PARTNERSHIP / CORPORATE TITLE SPONSOPSHIP - CUM -
Update re. the incident with the Token Booth Clerk at the Park
Campus Interviews for NeoApp Mini Project or Main Project or Java
Access: Rakaa Iriscience of Dilated Peoples Artists played:

Recently Viewed Topics




© 2015