Ai që s’e ka haberin se ç’është futbolli, ai që vetëm 3 - TopicsExpress



          

Ai që s’e ka haberin se ç’është futbolli, ai që vetëm 3 herë ka shkuar në stadium, ai që s’ka asnjë ndjenjë emocioni në ndeshje përsa kohë thotë se është me ekipin që fiton, ai pra, katragjyshi kryeministër në ikje, qenka bërë papritur tifoz i Flamurtarit dhe akuzon në Facebook, Ramën dhe Koçon, se po shkatërrojnë këtë klub. Po sipas Berishës, kjo dyshe i është turrur stadiumit, duke lënë të kuptohet se duan të ndërtojnë aty ndonjë pallat. E para, as Rama e as Kokëdhima s’kanë të bëjnë me këtë çështje. Kjo është një politikë e klubit vlonjat për të ulur shpenzimet nga rrogat e larta milionëshe që jepnin për lojtarët e cila nuk i kthehej mbrapsht as me një dalje në kupat e evropës. Si rrjedhojë, klubi ka vendosur të mbajë lojtarë vendas me çmime të arsyeshme. Tani të vijmë te ‘tifozi’ Berisha. Ky është personi që në cilësinë e kryeministrit, me një VKM të qeverisë së tij, i hoqi ambientet e klubit Partizani si truall sportive dhe vendosi që territori historik në rrugën “Frosina Plaku” të konsiderohej truall ndërtimi. Menjëhër pas kësaj, dhëndrri i tij, J.M., me firmën “Homeplan”, ndërtuan një kompleks pallatesh banimi. Nga ana e saj, skuadra legjendare e Partizanit, përfundoi duke bërë stërvitje nga Kodrat e Liqenit Artificial apo duke përdorur ambientet e klubit ‘Dinamo’. Të dy këto ekipe gjatë qeverisjes së ‘tifozit’ Berisha përfunduan sipas rastit në kategorinë e tretë e të dytë. Ka diçka shumë interesante te Berisha. Të gjitha ato çka ai ka bërë vetë, imagjinon se do i bëjë edhe kundërshtari. Por vetëm imagjinon ama, se për të vetat ka lënë gjurmë. Gjurmë krimi, biles!
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 17:53:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015