Aksidenti në Shkodër, shoqja e Raelvit: Endërronte Anglinë, i - TopicsExpress



          

Aksidenti në Shkodër, shoqja e Raelvit: Endërronte Anglinë, i pëlqente adrenalina Aksidenti në Shkodër, shoqja e Raelvit: Endërronte Anglinë, i pëlqente adrenalinaSHKODER - Do më ngeli peng gjithë jetën që unë nuk e takova dot para se të vdiste. Kështu e nis rrëfimin e saj, Sabina Kraja, një nga shoqet e ngushta të Raelv Dulit, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e dy ditëve më parë. Mikja e tij, e cila për asnjë moment nuk arrin ta pranojë realitetin, tregon për Gazetën Shqiptare se cilat ishin ëndrrat e Raelvit dhe se çfarë tipi ishte ai. Ai ëndërronte të ikte në Angli. Donte të jetonte atje. I pëlqenin makinat, sepse i pëlqente adrenalina, rrëfen Sabina. Ajo pohon se Raelvin e donte e gjithë Shkodra për shkak se ai ishte i kujdesshëm. Për asnjë moment Sabina nuk arrin dot të harrojë ditën kur pesë djemtë kishin shkuar për të festuar ditëlindjen e shokut të tyre dhe gjatë udhëtimit kanë pësuar aksident, duke u marrë jetën atyre të pestëve. Raelvit i pëlqenin vajzat e bukura, pohon Sabina Kraja, e cila në një status në faqen e rrjetit social të Facebook-ut është shprehur se tashmë asaj nuk ka më se kush ti thërresë ferishtja ime, pseudonim që e dinin vetëm ajo dhe Raelvi. Sabina i njihje djemtë që humbën jetën tragjikisht në aksident. Me kë kishe më shumë muhabet prej tyre? Me Raelvin kam ndenjur më shumë nga të gjithë, edhe ata djemtë e tjerë i njihja. Kam ngelur e shokuar nga kjo tragjedi, sot (dje) kemi futur në dhe edhe shokun tonë tjetër, Orlendin. Sabina, ti ke qenë një ndër shoqet e ngushta të Raelvit, kur e ke takuar atë për herë të fundit? Ralevin e kam pasur shumë shok. Kam qenë në një gjimnaz me motrën e tij. Raelvi më thërriste ferishtja ime. Unë nuk e kam takuar dot për herë të fundit dhe kjo do më ngelet peng për gjithë jetën. Kisha shumë që se shihja, sepse kam qenë jashtë dhe nuk kam shumë që jam kthyer. Cilat kanë qenë ëndrrat e Raelvit? Ai ka pasur gjithmonë ëndërr që të ikte në Angli, sepse mendonte se mund të ndërtonte një jetë më të mirë atje. Ka qenë tip që i pëlqente adrenalina dhe i pëlqenin shumë makinat. Po ditën që ndodhi aksidenti, ku ka qenë Raelvi? Një shok i yni kishte ditëlindjen. Këta kanë shkuar të festonin se mbushte 18 vjeç ai shoku dhe pas kësaj ka ndodhur aksidenti. Raelvi ka pasur shokë të ngushtë dy djemtë që vdiqën në aksident, Ledio Piranin dhe Orlend Meçen. Raelvit i kishte vdekur babai dhe ka bërë edhe një herë aksident me motor. Çfarë tipi ka qenë Raelvi? Raelvi rrinte me të gjithë, ka qenë tip i shoqërueshëm, e donte e gjithë Shkodra. Në shkollë nuk ka qenë shumë mirë me mësime, por ka qenë shumë djalë i dashur dhe i kujdesshëm. Mbaj mend që njëherë kishte rënë shi dhe unë kisha ftohtë dhe ai hoqi xhaketën e tij blu, që e mbaj mend akoma dhe ma dha mua. Sabina, të ka treguar Raelvi për ndonjë vajzë që i pëlqente? Ne kemi qenë shokë dhe patjetër që më tregonte çdo gjë mua. Raelvit i pëlqenin vajzat e bukura. Më ka thënë dikur se kur të vdiste, ti vinim këngën e filmit shqiptar Unë, ti dhe Kasandra.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 18:26:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015