Aktualitet 70 personalitetet e Beratit që vijnë nga një botë - TopicsExpress



          

Aktualitet 70 personalitetet e Beratit që vijnë nga një botë perëndimore! Ata janë të gjithë të suksesshëm profesinalishtë. Janë të gjithë pjesë e një bote perëndimore ku çdokush që jeton në qytetin e tyre të lindjes do donte të ishte i pranishëm. Individë që mbartin vlera falë punës së tyre, pa u ndalur për asnjë moment. Ata janë të gjithë të arrirë në atë çfarë kanë zgjedhur të bëjnë në jetë, duke përfaqësuar denjësishtë individin e një bote parimesh, rregullash e ligjesh, ku çdokush bën atë që di të bëjë më mirë dhe vlersohet për atë çfarë jep. Ata janë suksesi i një rruge të gjatë pune, që i ka bërë personalitete vlerash kudo nëpër botë, të cilët i kemi humbur dhe duket se do vazhdojmë t’i humbim nëse do të vijojmë të ndërtojnë rrugë të rreme, plot facilitete, kahësh politikë, përulje dhe pazare për të qënë të suksesshëm, por që natyrshëm realiteti na përplaset me fytyrë e tij të vërtetë. “Berati, histori suksesi” është një libër me përmbledhje vlerash, që vjen si pjesa më e mirë e jona, ku 70 personalitete të fushave të ndryshme i bashkon jo vetëm lidhja me Beratin, por “lufta” e pashtershme që kanë bërë për të mbërritur atje ku janë. Në vite të ndryshme pas ndryshimit të sistemeve një nga një janë larguar, disa prej tyre janë bërë më të mirë, disa të tjerë nisën rrugën për të qënë të tillë. Sot, e gjithë ditën ndërsa realiteti i hidhur mes dy maleve na përplas sa nga mungesa e vizionarëve, politikbërja ende foshnjërake, faktori kohë i një sistemi të munguar, humbja e shpresës për të ndryshuar, duhet të dimë se këto figura janë pasqyra ku të shihemi për të qenë thjeshtë më të mirë. Godina e Universtitetit të Beratit, është e vetmja risi me të cilën përballesh pas një mungese disa vjeçare në këtë qytet. Godina e bardh, e lartë, që duket se ka lindur fuqijshëm nga një botë antike qytetërimi elitar duket për sa largu sapo shkel në këtë qytet. Troniditjen që të shkakton rruga pa rrugë drejt Beratit kërkon ta fshehësh ndërsa shikon pamjen e qetë që vjen nga Tomorri ende me borë, pamjen që vjen nga kurmi i hijshëm i kalas, ndërkoh që dielli i bukur nuk mund tja fsheh shëmtimin pallateve në lagjet e para të qytetit. Jan ditë të mesit të prillit dhe sapo përfundon shiu nxjerrin në pah ndotjen e lumit dhe gjithçkaje tjetër në dy krahët e tij që nga mbetje tryezash përfundojnë atje. Rruga e vetme që kalon nëpër trupin e qytetit ka vetëm makina, trotuare të zëna dhe nuk kupton se ku duhet të kalosh. Por, ndjesia që je në qytetit tënd të çon nëpër mend faktin se ke kaq shumë për të riparë mes lagjeve, kishave, xhamive, muzeve me shpresën se diçka pa tjetër do jetë më mirë. 70 histori vlerash sëbashku në një libër Është prezantimi më i ri i “Albania Exellence” ku nuk jan pak, por mund të ishin padyshim dhe më shumë, 70 përvoja nga profesione të ndryshme: mjekë, inxhineirë, financier, menaxherë, sipërmarës, artistë, shkrimtarë, gazetarë, antropologë, të cilët janë bërë pjesë e një botimi. Por, ndërsa i mbledh vlerat e tua njerëzore në një botim dhe kupton se sa shumë i ka rrjedhur qytetit nga truri i tij, nuk ka se si të mos ndihesh me fat, ku një pjesë e mirë e tyre janë rikthyer në Berat për të përuruar jo vetëm një botim, por për gadishmërinë e treguar se janë gati për të dhënë nga vlerat e tyre për të ndryshuar qytetin. Dy ditë të ngarkuara me aktivitete, me dhënie mendimesh, ide, përpjekje për të treguar se çfarë mund të ndryshojë. Dy ditë të zhurmshme që i prishën qetësin ndonjë herë të frikshme qytit të lashtë, por që faktet tregojnë se di të kombinohet perfekt me të renë, kur ekziston vizioni. Nuk kan se si mos të ndihen të vlersuara për këtë nismë dy organizatoret Nini Mano gazetare, dhe Flora Nikolla, presidente e Albania Exellenc. Emra të njohur për fushat ku veprojnë, në vendet ku jetojnë, individë vlerash, i jan përgjigjur pozitivishtë ftesës për të qënë në dy ditë eventesh në Berat. Kita Sallabanda, mjek i njohur në Spanjë, Tajar Rehovica, inxhinier projektues, në Itali, Gazment Toska, industrialist në Franc, Alkan Nallbani, piktor në Sh.B.A, Edlira Haznedari kuratore, Zino Matathia mjek i njoh në Izrael, etj,. Këta e të tjerë emra pjesë e botimit “Berati histori suksesi” jan pjesë e vlerave të një qyteti, i cili sot më shumë se kurrë ndihet krejtësishtë i lën pas dore, që vuan sa nga mungesa e investimeve, neglizhenca, mungesa e njerëzve vizionarë e deri tek apatia që duket se ka përfshirë banorët e tij. Por, ata nuk kan ardhur thjeshtë të tundin flamunjtë e tyre të suksesit në qytetin ku kan jetuar dhe kan mësuar të thurin ëndrra. Secili prej tyre gjatë një tavoline pune organizuar gjatë ditëve të eventit ka ofruar kontribute sipas profesioneve që për fat të mirë jan nga çdo fushë. Libri Libri dhe aktiviteti në tërësin e tij u realizua nga koodrinatori i projektit të Albania Exellenc për Beratin, Thoma Jançe, presidetes së këtij fondacioni Flora Nikolla , gazetares nga Berati, Nino Mano, mbështetjes së drejtorit të ATSH-së, Gëzim Potgorica, mbështetjes së Presidentit të Albania Universiti, dhe Universitetit të Beratit, Astrit Veliaj, mbështetjes së një sërë biznesesh private në këtë qytet dhe institucione vendore. Suksesi ishte arritur në muajin nëntor të vitit 2012 ku Flora Nikolla për 100 vjetorin e pavarsis realizoi projektin Albania Exellence me personalitetet e spitakur shqipëtarë kudo nëpër botë. Fakti që 12 personazhe në këtë botim ishin nga qyteti i Beratit bën që autorja Nikolla sëbashku me gazetaren dhe miken e saj Mano të provojnë të realizojnë librin me sukseset e qytetit të Beratit. Personazhe suksesi nga Amerika, Kanadaja, Franca, Gjermania, Spanja, Izraeli, Italia jo vetëm që jan bërë pjesë e botimit, por kanë pranuar të lënë në botën ku jetojnë gjithçka për disa ditë dhe ardhur në Berat me shpresën se do të kontribojnë për ndryshimin e tij. Por, në këtë libër kan gjetur vend dhe shumë sipërmarrës shqipëtarë, të cilët jan rikthyer vitet e fundit për të investuar në qytetin e tyre. Në faqet e këtij botimi nuk gjejmë vetëm çelësin e suksesit të tyre, por dhe mendime kontrete të dhëna në çdo intervistë për atë çfarë duhet ndryshuar qytetit dhe si. Aktivitetet deri tek nata Gala Dy organizatoret e projektit Nikolla e Mano sapo mbërrijnë në qytetin e Beratit prezantojnë për median kombëtare e lokale realizimin e librit, axhendën e aktiviteteve dhe pritshmëritë e tyre në lidhje me mbështetjen që vet qytetarët do ti japin këtyre aktiviteteve. Përkrah organizatoreve në konferencën për shtyp vihen dhe dy personazhet e para që mbërrijnë në këtë qytet, piktori Alkan Nallbani dhe këngëtarja Alma Civeja. Dhe ashtu siç ishte parashikuar aktivitetet nisin mëngjesin e 12 prillit. Personalitetet e librit japin shembullin e tyre personal se mbrojtja e qytetit është detyrë e të gjithëve. Me mesazhin se hapësirat publike na përkasin të gjithëve personalitete të suksesit marrin pjesë në aksionin për pastrimin e qytetit. Në mbështetje të tyre vihen vetëm nxënësit e shkollave të mesme dhe student. E gjitha kjo e organizuar, pasi ndërsa personalitetet e suksesit të veshur me bluze të bardha dhe kapele propagandojnë për pastrimin e qytetit, qytetarët vazhdojnë aktivitetet e tyre normale duke mos u bërë pjesë e tyre. I ndodhur në këtë qytet për disa takime me drejtuesit e institucioneve vendore, kreu i OSBE-së në Shqipëri Eugen Ëollfarth bëhet pjesë e këtij aksioni duke u takuar me organizuesit dhe personalitetet. Aksionet për pastrimin e lagjeve të qytetit zhvillohen në lagjen “Kala” e “Goricë” ku pjesmarrësit mbledhin mbetjet nëpër rrugë dhe vën re mungesën shqetësuese të koshave dhe kontenierëve. Më tepër se rezultati i këtij aktiviteti ajo çfarë ka rëndësi është mesazhi që nisma të tilla përciellin tek pushtetarët vendor, të cilët e kan detyrë mbajtjen pastër të qytetit, por dhe qytetarët që duhet të mësohen të respektojnë hapësirat e përbashkëta publike. Pasditja e 12 prillit vijon me një tjetër aktivitet po aq të rëndësishëm dhe human. Çdo personalitet suksesi që ka mbërritur në këtë qytet ka vendosur që të dhuroj libra për bibliotekën e qytetit dhe kjo bëhet realitet. Pasditja e 12 prillit i mbledh të gjithë organizatorë dhe personalitete të ardhur në ambjentet e bibliotekës së qytetit “Vexhi Buharaja”, institucion tejet i rëndësishëm që në këto vite është lënë krejtësishtë pas dore qoftë përsa i përketë godinës po ashtu dhe fondit të librit. Secili nga personalitet dhuron libra të fushave të ndryshme për fondin e blilotekës duke bërë një akt të vlerësuar për pasurimin e saj. Libra shkencorë, libra hisotrik, libra të letërsis për fëmijë e të rritur, fjalorë të gjuhëve të ndryshme jan dhuruar në këtë ceremoni për lexuesit beratasë. Kalojnë mbrëmjen dhe natën e gjatë në qytetin e tyre të lindjes në kërkim të diçkaje të re, me shpresën se Berati mund të ofrojë diçka ndryshe se disa vite më parë për të kaluar natën, por përballen me pohimet e banorëve se qyteti për natën nuk ofron asgjë. Dita e 13 prillit është e bukur dhe e mbushur plot aktivitete. Perceptuar në formën e një tryeze të rrumbullakët takimi i rradhës mbledh shumë personalitete, të cilët japin idetë e tyre dhe ndihmën konkrete se si mund të zhvillohet ky qytet. Organizuar në sallën e konferencave në mjediset e Universitetit të Beratit, personalitetet sjellin idetë e tyre të vyera për çështje të rëndësishme të zhvillimit të turizmit, jetës artistike, menaxhimit të resurseve turisitike, zgjidhjes së problemeve të tilla si sistemimi i lumit Osum. Por, ndërsa me shumë përkushtim këta personazhe përpiqen të japin sa do pak nga profesionalizimi i tyre dhe i eksperiencës nga e vendeve nga vijnë mungon prezenca e pushtetarëve lokalë. detë e tyre dhe ndihmën konkrete për specializim të mjekëve të qytetit sjell mjeku i njohur Zino Matathia, i cili prej disa vitesh punon dhe jeton në Izrael. Kësaj nisme, por dhe me shumë ide të reja në fushën e mjeksisë i bashkohet dhe mjeku tjetër i njohur në Spanjë, Kita Sallabanda. Mbështetje teknike për çdo projekt që i nevoitet qytetit premeton inxhinieri projektues që vjen nga Milano Tajar Rehovica. Idustrialisti i njohur në Francë, Gazment Toska, i fton të gjithë të lobojnë për më shumë investime në infrastkuturë për qytetin. “Sikur të ishin të mbushura gropat e rrugëve për në qytetin ton ne do të tregonin çdo vizitori se kjo është maksiomumi i asaj që mund të bëjmë për momentin, por të pranojmë që ato të lihen në këtë gjendje që jan, tregon se nuk jemi në gjendje të bëjmë asgjë”, u shpreh ai. Alkan Nallbani, piktor, Eneida Koraqe, korreografe, Shpend Sollaku, (Noe), shkrimtar, sollën gjatë fjalëve të tyre ide konkrete për zhvillimin e jetës artistike në këtë qytet, duke premtuar gatishmërin e tyre për realizimin e projekteve. Po kështu, eksperiencat e tyre premtuan se do ti vën në dispozicion të çdo nisme për Beratin dhe Elona Eski, informaticiene, Edlira Haznedari, supervizore arti, Loreta Samo, specialiste I.T, Arian Cimbidhi, mjek, Rita Çifliku, mësuese. Të gjithë këta emra zbritën me shembuj konkretë se si mund të zhvillohet qyteti në fushën e turizimit duke investuar në mënyrë të thjeshtë nga familjet beratase për lulëzimin e turizimit familjarë dhe hapjen e degëve të reja për më shumë menaxherë turizmi, specialist fushe dhe shërbimesh. Projketin e tij për arsim më cilësor jo vetëm në qytetin e Beratit, por dhe në qytete të tjera të qarkut si Ura Vajgurore, Kuçovë e Skrapar premtoi presidenti i Universitetit të Beratit, Astrit Veliaj. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se këtij qyteti i ka munguar dhe i mungon lideri vizionarë. “Unë, do të kthehem fuqijshëm në këtë qytet për të ofruar arsim cilësor në shkolla të mesme dhe kolegje duke e kthyer Beratin në kryeqendrën e punës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të bëjmë mrekullin e madhe për qytetin”, tha ai. Pas shumë diskutimeve, të cilat tërhoqën vëmendjen e pjesmarrësve për mënyrën europiane të të trajtuarit të problemeve u vendos krijimi i “Fondacionit Berati”, ide e cila u përkra nga të gjithë. Aktiviteti u finalizua me një mbrëmje të madhe gala, e cila për nga perceptimi dhe persormanca ishte tejet e arrirë artistikishtë. Në një mënyrë të thjeshtë, plot eleganc, stil dhe klas, këta personalitete plot vlera u ngjitën në skenën e pallatit të kulturës, (një tjetër objekt që tregon degradim) duke marrë trofetë e suksesit të realizuara nga argjendari Pirro. Mbrëmja e gjatë ku 70 personalitetet prezentë apo jo erdhën me anë të një minibiografie të shfaqur në vidio projektorë mbrërritën për qytetarët e Beratit. Aktiviteti u shoqërua dhe me momente artistike shumë të bukura ku performoi me interpretim në vargjie Aleksanër Rrapi dhe me këngë Alma Hyska. Pas gati tre orë mbrëmja gala mblodhi në sken të gjithë personalitetet, e cila përfundoi me një foto për mos u harruar kurrë. Kush janë 70 personalitetet Gazment Toska, industrialist, Francë Thoma Jance, sipërmarrës botues, Tiranë Klodian Allajbeu, drejtor i Spitalit Amerikan Kriton Prendi, sipërmarës Tefta dhe Rudolf, sipërmarës Albert Bejo, jurist Sh.B.A Arjana Cane (Toska), mjeke, Franc Djana Pushi, analiste financiere, Kanada Edvin Koshi, mjek Kanada Eneriketa Barbey, bibliotekare, Zvicër Alda Black, (Çapi), artiketke SH.B.A Astrit Çela, president i Shoqatës Kulturore, Itali Donald Beqollari, kërkues shkencor. SH.B.A Elona Eski, informaticiene, Gjermani Entela Zinxhiria (Zeneli), punonjëse sociale, Itali Aleksandër Rrapi, aktor, SH.B.A Arjan Cimbilli, mjek, Franc Dritan Muka, koleksionist, Kanda Etjon Valle, piktor, Itali Eriselda Ziu, administratim biznesi, Itali Agron Dingo, piktor, Greqi Alma Hyska (Civeja), këngëtare, Gjermani Dhimitër Myzeqari, inxhinier, Kanada Edlira Haznedari, supervizore arti, Itali Eni Bici, inxhiniere mekanike, SH.B.A Fabjana Papastefani, përkthyese, Itali Kastriot Dervishi, piktor, Kanada Hilmi Velagoshti, gazetar, Turqi Loreta Stamo, eksperte I.T. Sh.B.A Motrat Lefta: Ania, Mellani, Fotina Lefta, SH.B.A Fatmir Mekulasti, inxhiner i punëve publike, SH.B.A Elidon Dollani, informaticien, Gjermani Kita Salladanda, mjek, Spanjë Majlinda Bejo, Olldashi, administratore biznesi, SH.B.A Nadia Xheblati, eksperte mjedisi, SH.B.A Fatos Dingo, entropolog, Itali Ilir Ikonomi, gazetar, SH.B.A Leonilla Qose, violinist, Gjermani Marine Cimbilli, shefe kontabiliteti, Franc Oneda Haxhistasa, mjeke, SH.B.A Genta Menkulasi, petagog, SH.B.A Ingrid Bego, politologe, SH.B.A Linda Banaj, asistente petagoge, SH.B.A Majlinda Haxhistasa, analiste finance SH.B.A Oriana Kuteshi, soprano, France Evis Sulejmani, shkenca politike, Austri Genti Dollani, klarinetist, Franc Jonida Shtrepi, inxhiniere, SH.B.A Lindita Keli, mësuese këngëtare, Norvegji Mimoza Osmani, përthyese, Franc Qani Oshafi, petagog, Kanada Rome Greku, inxhinier, SH.B.A Vangjel Nina, violiçelist, Greqi Vangjel Bojaxhiu, arkitekt, SH.B.A Rita Çifliku, mësuese, Suedi Ray Haxhistasa, inxhinier, SH.B.A Shpend Sollaku (Boe) shkrimtar, Itali Vlash Droboniku, piktor, SH.B.A Persefoni Bica, petagoge, SH.B.A Erjona Durdia, financiere, SH.B.A Rezana Qose, informaticiene, Franc Tajar Rehovica, inxhinier, Itali Zamira Cicko (Hoxha), eksperte ushqimi, Kanda Eneida Koraqe, balerin, Itali Edi Marku (Mata), mësuese baleti, koreografe, Greqi Rigers Bakiu, lektor dhe kërkues shkencor, Itali Valentin Veizi, kompozitor, SH.B.A Zino Matathia, mjek, Izrael Bardhyl Civeja, klarinist, France Alkan Nallbani, piktor, SHBA. cl 77news.al
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 22:19:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015