Aktualitet Universitetet, procedurat e regjistrimit on-line të - TopicsExpress



          

Aktualitet Universitetet, procedurat e regjistrimit on-line të studentëve të rinj! Të rinjtë që janë shpallur fitues në një nga 340 degët universiteteve publike, nuk kanë nevojë të shkojnë në sekretari për t’u regjistruar, pasi tashmë kjo procedurë kryhet on-line. Ministria e Arsimit ka hapur portalin e maturës, si dhe shpjegon hap pas hapi se si mund të bëhet regjistrimi. Aplikimi lejohet vetëm një herë, dhe kush aplikon gabim duhet të paraqitet personalisht në sekretari. PROCEDURA Për të kryer regjistrimin on-line duhet të shkoni tek linku:matura.akp.gov.al. Këtu duhet të klikoni tek butoni “Regjistrohu në fakultet” dhe do t’ju shfaqet një tabelë ku kërkohen të dhënat e maturantit. Te fushat e shfaqura duhet të plotësohen me kujdes të dhënat e kërkuara. Në fushën “Kartë e identitetit” duhet të vendoset numri personal (kliko mbi fjalën shembull dhe do të të shfaqet një kartë identiteti ilustruese). Nurmi personal i kornizuar si më poshtë, gjendet në pjesën e poshtme, djathtas saj). Duhet bërë me kujdes që të plotësohen të gjitha fushat dhe informacioni në to të jetë i saktë. Pas plotësimit, kliko tek butoni “Identifikohu” Nëse të dhënat tuaja nuk janë të sakta do të shfaqet mesazhi: Të dhënat që futët janë të pasakta. Saktësoni të dhënat ose paraqituni për regjistrim pranë sekretarisë së fakultetit përkatës. Kjo do të thotë se për të bërë regjistrimine fazës së parë ju duhet të paraqiteni detyrimisht pranë sekretarive mësimore të fakultetit në universitetin ku jeni shpallur fitues me dokumentin personal tuajin të identifikimit. Nëse të dhënat tuaja janë të sakta do të vazhdoni me procedurat e regjistrimit on-line sipas hapave të mëposhtme. Në ekran do t’u shfaqet një dritare që iu kërkon të dhënat peronale të kandidatit dhe preferencën, pikën, degën ku është shpallur fitues. Ky informacion duhet të jenë të dhënat tuaja personale të cilat plotësohen automatiksht nga sistemi pas konsultimit me bazën e të dhënave. Për tu regjistruar në fakultet, në fazën e parë, duhet të klikoni butonin “regjistrohu”. Pasi klikoni tek ky buton në adresën tuaj të email-it do tju dërgohet një mesazh konfirmues, i cili ju njofton se jeni regjistruar tek programni në të cilin jeni shpallur fitues. Më pas iu shfaqet një tabelë në të cilën thuthet: regjistrimi u krye me sukses. Do të vazhdoni konkurrimin për preferencat më të larta, apo konfrimoni regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar. Nëse jeni shpallur fitues në një preferencë të ndryshme nga preferenca e parë dhe dëshironi të regjistroheni në mënyrë përfundimtare aty, pra të mos vazhdoni konkurrimin në një preferencë më të lartë, duhet të zgjidhni (klikoni) opsionin:Konfirmoj regjsitrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe më pas klikoni te butoni “Ruaj” Nëse do të vazhdoni konkurrimin për preferencat më të larta, klikomno opsionin: vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” dhe më pas klikoni te butoni “Ruaj”. Më pas do iu shfaqet mesazhi “Veprimi u krye me sukses” dhe pas kësaj mund të dilni nga faqja dhe të mbyllni broëserin e kompjuterit. Kujdes! Veprimi i regjistrimit on-line lejohet të kryhet vetëm një herë. Studenti gjatë javës së parë të frekuentimit të studimeve universitare në programin e studimit ku është shpallur fitues, dorëzon pranë sekreetarisë mësimore të fakultetit përkatës diokumentet polotësuese të mësposhtme: Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e njërit prej dokumenteve të identifikimit të dorëzuar, i panoterizuar; 2 fotografi ; mandat-arkëtimi i faturës së regjistrimit prej 1.600 lekësh paguar pranë postës shqiptare. 77news.al
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 09:45:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015