Alegri: Mario duhej ta qepte. Do jemi perfektë në - TopicsExpress



          

Alegri: Mario duhej ta qepte. Do jemi perfektë në tetor Masimiliano Alegri mundohet të ruajë qetësinë pas humbjes së radhës në kampionat, kundër Napolit kryesues, edhe pse trajneri i kuqezinjve është i kënaqur nga loja e ofruar në fushë prej futbollistëve të tij. Gjithsesi, ai nuk e toleron aspak kartonin e kuq të marrë nga Mario Baloteli, me ndeshjen që kishte përfunduar. “Nuk kam folur me Marion, por në dhomat e zhveshjes më tha thjesht se Banti e kishte ndëshkuar me të kuqe. Unë e pashë ndeshjen shumë mirë dhe mund ta justifikoj që pësoi 3- 4 faulle shumë të rënda në pjesën e dytë, edhe ndonjë bërryl që u tolerua nga të gjithë, por kur vjen puna për të protestuar, Mario bën mirë ta qepë përballë arbitrave. Mbase ai mund të jetë i nervozuar me të drejtë, por në lojë është fati i skuadrës dhe jo vetëm i tiji, kështu që këto përjashtime të kota nuk i toleroj aspak, – nënvizon Alegri, që nuk i trembet situatës në renditje. – Në fund të ndeshjes, jo vetëm Baloteli, por të gjithë duhet të bëjnë kujdes me fjalët. Prandaj, teksa shoh që kemi 4 pikë në 4 ndeshje, ky fakt nuk më shqetëson, sepse jemi ende me gjysmë skuadre jashtë. Por unë mendoj se Milani i vërtetë do të shihet në mesin e tetorit, pas pauzës së radhës të kombëtareve. Napoli i pathyeshëm? Jo, pengu im i vetëm është që luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit dhe e humbëm. Në zotërimin e topit ishim thuajse perfektë kur dilnim në kundërsulm, por në ato pak raste që mbrojtëm keq, pësuam edhe ata dy gola që mund të ishin shmangur mjaft mirë. Unë mendoj se ky Milan nuk ka asgjë më pak se Napoli, sepse edhe me gjysmë skuadre jashtë arritëm t’i mbajmë kokë. Personalisht kam kuptuar shumë nga kjo sfidë dhe në pritje të rikuperimit të të gjithë grupit, i kam të qarta në kokë ato që na duhen për ta bërë këtë skuadër të fortë dhe të besueshme, në mënyrë që të nisim një cikël të gjatë fitoresh. Fundja, asgjë nuk është e humbur, jemi vetëm në fillim të kampionatit dhe kemi të gjithë kohën e duhur për të rikuperuar gjithçka”, – përfundoi trajneri 46-vjeçar i kuqezinjve./A.Bullatovci/Ketu bashkohen te gjithe milanistat
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 18:26:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015