Allahu i Lartësuar, thotë: Por mund që ju ta urreni një send, - TopicsExpress



          

Allahu i Lartësuar, thotë: Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.(El-Bekare, 216) Ky ajet përmban disa urtësi, disa mistere dhe gjëra të tjera të dobishme për robin. Kur robi e kupton se gjëja e dëmshme mund ti sjellë diçka të mirë dhe ajo që është e mirë mund ti sjellë diçka të dëmshme, atëherë nuk është i sigurt nëse gjëja e preferuar mund ti sjellë diçka të dëmshme, dhe nuk i humbet shpresat që gëzimi mund ti vijë prej andej nga mendon se po dëmtohet. E gjithë kjo i ndodhë sepse ai nuk i di përfundimet e çështjeve, por është Allahu Ai që di ato që robi nuk i di. Kur ta ketë kuptuar këtë, atëherë do të vijë në disa përfundime të rëndësishme. I pari: Nuk ka diçka më të dobishme për njeriun se përmbushja e obligimeve me gjithë vështirësitë që mund të hasen në fillim, sepse përfundimet e urdhëresave janë plot mirësi dhe gëzime, kënaqësi dhe prehje. Shpirti mund të mos i pëlqej ato, por në realitet ato janë të mira dhe të dobishme për të. Dhe nuk ka diçka më të dëmshme se kryerja e veprave të ndaluara, megjithëse shpirti i pëlqen, anon drejt tyre, por përfundimi i mëkatit është gjithë dhimbje, mërzi, fatkeqësi dhe të këqija. Logjika e shëndoshë e shtyn njeriun ti përballojë dhimbjet e lehta për të arritur te kënaqësitë e mëdha dhe mirësitë e shumta dhe njëkohësisht e shtyn atë tu largohet kënaqësive që e kanë jetën e shkurtër dhe pasohen me dhimbje të shumta dhe të këqija të vazhdueshme. Shkurt-pamësia nuk e lë injorantin të kalojë momentin fillestar për të arritur te synimet, ndërsa i mençuri, gjithmonë hedh vështrimin te synimet, duke i parë përtej perdeve qëllimet e lavdëruara dhe ato që janë të përçmuara. Ai ndalesën e shikon si një ushqim të shijshëm, të përzier me helm vrasës dhe, sa herë që ëndjet e tërheqin drejt këtij ushqimi, ai ndalon për shkak te helmit. Ndërsa urdhëresën e shikon si një ilaç me shije të hidhur, por që shëron dhe i kthen shëndetin. Sa herë që shija e hidhur tenton ta frenojë nga përdorimi, ai nxitet nga dobitë që përfiton. Mirëpo që të realizohet kjo, kërkohet dituri në mënyrë që të arrijë ti dallojë përfundimet në momentet e para, gjithashtu kërkohet durim i fortë që ta përmbajë veten dhe ti përballojë vështirësitë që hasen gjatë rrugës duke shpresuar të mbërrijë te qëllimi. Nëse e humbet durimin dhe bindjen, e ka të pamundur të arrijë diçka të tillë, ndërsa në qoftë se i forcohet bindja dhe durimi, e ka të lehtë të përballet me çdo vështirësi që has gjatë rrugës në kërkim të së mirës dhe kënaqësisë së përhershme. Prej mistereve të këtij ajeti është se robit i kërkohet që përfundimin e çështjeve tia dorëzojë Atij që i di përfundimet, të pajtohet me caktimet dhe zgjedhjet e Tij duke synuar përfundimin më të mirë. I dyti: nuk i propozon ndonjë zgjidhje për situatën e Zotit të tij, nuk bën ndonjë zgjidhje tjetër dhe nuk i kërkon diçka për të cilën nuk ka ditur (për dobinë e asaj gjëje), sepse ndodh që i gjithë dëmi mund të jetë në të madje vetë shkatërrimi i tij pa e ditur edhe ai vetë për këtë gjë. Pra, nuk bën ndonjë zgjedhje tjetër veç asaj të Zotit të tij dhe i lutet Atij që ti jep sukses për të zgjedhur të mirën dhe të jetë i kënaqur me zgjedhjen e tij, sepse kjo është gjëja më e dobishme për të. I treti: Nëse ia dorëzon çështjen Zotit të tij dhe pajtohet me caktimin e Tij, Allahu i Lartësuar do ta përkrah në zgjedhjen e tij dhe do ta bëjë të durueshëm dhe të vendosur. E largon nga çdo e keqe që mund ta godas atë, si pasojë e zgjedhje që ai ka bërë. Ai i sjellë atij përfundime të dobishme pikërisht për shkak të zgjedhjes së Tij, përndryshe sikur puna të lihej vetëm në zgjidhjen e robit, nuk do të shihte as vetëm disa nga këto përfundime të dobishme. I katërti: Njeriu këtu çlirohet nga mendimet që e lodhin për zgjedhjet e ndryshme që duhet të bëj, e çliron zemrën nga supozimet dhe planifikimet, me të cilat smund ti ikë caktimit të Allahut. Nëse do të mjaftohej me këtë, do të ngelej i kënaqur me zgjedhjen e Allahut, do ti vinte ajo që është caktuar për të, dhe ai do të ishte i lavdëruar dhe falënderues, ose në të kundërtën përsëri do ti ndodhë ajo që është caktuar, por në këtë rast do jetë i përçmuar, sepse u mjaftua vetëm me zgjedhjen e vet. Nëse robi vërtet ia dorëzon çështjen Allahut dhe pajtohet me atë çfarë është caktuar për të, do të përfshihet nga butësia dhe dashamirësia në atë caktim. Pra do të jetë ndërmjet dashamirësisë dhe butësisë, ku dashamirësia e mbron nga ajo me të cilën nuk është i kënaqur ndërsa butësia ia lehtëson atë që është caktuar për të. Një nga shkaqet kryesore që ndikojnë në realizimin e caktimit (kaderi) për robin, është përpjekja e tij për tiu shmangur atij, ndaj nuk ka gjë më të dobishme për të sesa ai ti dorëzohet kaderit si i vdekuri që nuk lëviz, sepse egërsirës nuk i pëlqen të ushqehet me të ngordhurën. Ibn Kajjim el-Xheuzi në El Feuaid Përgatiti: Teuhid.NET
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 19:25:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015