Allahu thotë në një ajet kuranor: “Përkujto se me të - TopicsExpress



          

Allahu thotë në një ajet kuranor: “Përkujto se me të vërtet përkujtimi besimtarëve u bën dobi.” 1. Kanë thënë se koha është si floriri e realiteti është se koha është me e vlefshme se floriri, se koha që kalon nuk kthehet e floriri i humbur mund të gjendet. 2. Koha humbet në katër mënyra: a) të mos bësh asgjë; b) të mos e bësh atë që duhet; c) të mos e bësh në kohën e duhur; d) të mos e bësh ashtu si duhet. 3. Jeta është aq e shkurt sa që duket se po hyn në një dhomë për një dere e po del për një tjetër. 4. Të afatizosh do të thotë ta përfundosh, të përfundosh do të thotë të marrësh atë që e meriton, e merita jote është dënimi apo shpërblimi. 5. Njeriu është i përbërë prej ditëve, iku një ditë, iku një pjesë e jotja. 6. Nuk është i ri ai i cili ka energji, por i ri është ai që ka dituri. 7. Dituria është si ulliri i cili jep frutat më vonë. 8. Jeta është moment i vdekjes, të jetosh do të thotë të vdesësh. E lusim Allahun që këto këshilla të jenë të dobishme, për ne dhe ju, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut!
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 14:01:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015