Alves, Neymarit: Messi është bossi Mbrojtësi i djathtë i - TopicsExpress



          

Alves, Neymarit: Messi është bossi Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves, ia ka bërë të qartë bashkëkombasit të tij, Neymar, që të mos presë të jetë lojtari më i mirë i Barcelonës, derisa Messi është gjallë në Camp Nou. Është folur dhe stërfolur për marrëdhëniet mes dy lojtarëve, teksa Alves mendon se Messi është yll, njëjtë sikurse ka qenë Ronaldinho dhe se të dy kanë qenë udhëheqës të lojës. “Njerëzit po flasin shumë për marrëdhëniet mes Messit dhe Neymar, por që të dy janë djem të mirë, kështu që kush po thotë se ata do të kenë probleme...” “Messi e ka fituar respektin dhe mirënjohjen me meritë dhe ai është bërë shembull për etikën e tij të punës. Ai ka katër Topa të Artë”. “Më parë Ronaldinho diktoi lojën e Barcelonës, por tani është Messi. Nuk mund të vini te Barca e të prisni të jeni ylli – këtu gjithmonë është një yll tjetër i madh”, ka sqaruar Alves. /Telegrafi/
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 21:13:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015