Analisti politik nga Lugina e Preshevës, Belgzim Kamberi, - TopicsExpress



          

Analisti politik nga Lugina e Preshevës, Belgzim Kamberi, konsideron se nuk ka zgjidhje tjetër pos bisedimeve. Ai konsideron se këto bisedime kanë pësuar vetëm ngrirje, por jo edhe ndërprerje. “Mendoj që problemi më i madh në këto bisedime është vet korniza e tyre, prandaj nuk befasohem me ngrirjen e tyre, sepse me kornizën e filluar e këtyre bisedimeve është pritur kjo ngrirje”, ka thënë Kamberi, duke shtuar se që në momentin e parë këto bisedime janë bllokuar. Ai ka thënë se me këto mekanizma të ndërtuara për këto bisedime, fatkeqësisht ky është vetëm fillimi i vështirësive, ngase nuk ka mekanizma që e garantojnë vijueshmërinë dhe efikasitetin e tyre. “Është e pashmangshme që të rifillohen bisedimet, por duhet një unifikim të faktorit politik shqiptar dhe duhet një koordinim me Prishtinën dhe Tiranën gjatë kësaj ngrirjes së bisedimeve për ta hartuar një plan dhe program se si të vazhdohen këto bisedime”, ka thënë Kamberi, duke shtuar se nga ana serbe nuk ka ndonjë vullnet për ta zgjidhur çështjen shqiptare në Luginë. “Serbia nuk do zgjidhje të problemeve. Ajo ka për tendencë që të duket sa më mirë dhe për të krijuar një imazh para bashkësisë ndërkombëtare, sepse ky imazh i duhet në vitin e ardhshëm për t’u inkuadruar në BE”, ka thënë Kamberi.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 14:17:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015