Andartët grekë në Hormovë, si shkuan për një natë në - TopicsExpress



          

Andartët grekë në Hormovë, si shkuan për një natë në thikë 100 burra e fëmijë Fakte e dëshmi të vrasjve makabre të ushtrisë greke në Shqipëri . Masakrat e andartëve në Skërficë, Cepo e Hormovë, me urdhër të Gjeneral Grivas, atje ku pala greke kërkon eshtra për të ngritur varreza. Në këtë përshkrim unë s’jam veç një regjistrues i shpjegimeve të luftëtarëve të kësaj lufte, i kam njohur personalisht dhe kam regjistruar bëmat dhe shpjegimet e tyre Nga Resul Bedo Në Grykën e Skërficës u turrën 450 andartë Me poetin patriot Ramiz Harxhi kam bërë takime të shpeshta, kam këmbyer letra, më ka folur deri në hollësi për luftimet e Skërficës. Ai më fliste me respekt për luftëtarët e kësaj beteje, i njihte me bëma dhe emra. Ishte i lidhur shpirtërisht me këtë ngjarje, prandaj një fragment të poezisë së tij e vumë jo pa qëllim në krye të këtij shkrimi. Më duhet të pohoj se burra si Ramiz Harxhi, atdhetarë të flaktë janë të rrallë. Ndihem krenar që u miqësova me atë atdhetar të vërtetë. Falë përkujdesjes së tij i hyra punës hulumtuese për të ndriçuar këto luftime. Shpjegimet e tij për luftën e Skërficës përkuan me ato të pjesëmarrësve të kësaj lufte. Njëri nga luftëtarët, Hadër Yzeiri është veçuar në luftimet në Skërficë. Ai fliste me respekt për “doktorin” kështu i thërriste ai Ramiz harxhit. Disa herë kisha parë Ramiz Harxhin të vinte mysafir te Xhako hadëri, i kam parë ata të dy Dervishin e Yzeirë, Duron e Zanë, Muratine Came e të tjerë të mblidheshin, të kuvendonin me njëri-tjetrin dhe flisnin “për doktor Ramizin” njeriun që u kishte lidhur plagët. Kur isha i vogël, nën hijen e mollës ulur në prehër të xhako Hadërit humbisja në tregimet e tij dhe e vlerësoja doktorin si një nga mysafirët e rrallë të xhako Hadërit. Atë çka bëri Ramiz Harxhi në qafën e Skërficës e shprehte me vargje kur thotë: Desha ti shërbeja dhe unë Shqipërisë Duke ia lidhur plagët trimërisë Mora pra, përsipër dy burra me fletë Dhe iu lidha plagët kadalas dhe lehtë Lidhsen ua bëra të palltos astarë Se kështu nderohen trimat luftëtarë I puth dhe në ballë si i mallëngjyer Për kalorësinë që kishin rrëfyer Njëri ish Hajdarë dhe tjetri Murati Skërfica është një nga 5 portat natyrale për të hyrë në Kurvelesh. Ajo është quajtur edhe “Shtegu i Labërisë”. Terreni afër qafës ë Skërficës është shkëmbor, malor dhe shumë i ashpër,majtas e djathtas ka male të larta e me maja në re, nga njëra anë Gramtia e nga tjetra Pilloi, nga ku hidhet vështrimi mbi fushën e Delvinës, në detin Jone gjer në ishujt e Korfuzit. Skërfica është si një urë që lidh dy krahinat motra, Kardhiqin dhe Rrëzomën. Këto dy krahina kanë një traditë e histori. Ditët nën pushtimin e ushtrisë greke në vitin 1914 i përjetuan njëlloj. Kësaj here fshatrat e Rrëzomës, Pavavlia, Kopacëza, Vergoi, Kalasa, Kongocaj e Tatzati ishin djegur të gjitha, shtëpitë u kthyen në gërmadha, njerëzit emigruan në drejtim të Vlorës. Toka ishte shndërruar në tokë të zhuritur. Asgjë nuk gjallonte veç kompanive të andartëve grekë që lëviznin në kolonë në drejtim të qafës së Skërficës. Në lëndinën te qafa e maleve në Skërficë me dy çezma ujë-akullta, ku prehen dhe eshtrat e komandantit të forcave shqiptare që luftuan. Në grykën e Skërficës forcave greke, që përbëheshin nga 450 andartë, u vihen përballë luftëtarë të komanduar nga Halil Sulli. Kjo kolonë sipas shpjegimeve të pjesëmarrësve ra në përpjekje në disa vende. Përpjekja e parë Komandanti i çetës së Fushëbardhës, Halil Sulli një pjesë të çetës e zbriti nga qafa e Skërficës dhe u vuri pritë grekërve. Luftimet u zhvilluan të ashpra që në fillim. Me t’u hedhur në sulm andartët filluan t’u binin borive dhe të bërtisnin ; “Alpanos Pedhja!… Thotë kënga: Nëpër maja, nëpër gryka Grekët bien në prita. Përpjekja e dytë Andartët mbështeten me artileri dhe me zjarr të dendur të armëve. Në drejtim të Gjinishtës e të Vrahollit ku vuri pritën Dervishi, presioni ishte i madh. Ai u hoqi pritave mbështetëset e kolonave të drurëve, gurët që u lëshuan poshtë me efekt më të madh se një goditje e fuqishme artilerie. U bë aty një pështjellim. Dhe Dervish Yzeirit për trimërinë që tregoi i kënduan: O Dervish çepe-furtuna Ju ngjite shtegut te shtrunga Nëpër gjyle, nëpër plumba… Ditën e tretë luftimet në Skërficë u bënë dhe më të ashpra, sulme e kundërsulme nga të dy anët, e me gjithë presionin e armikut, luftëtarët që ndruan të patundur. Skërfica goditej ballas dhe në shpinë nga topat që ishin vendosur në pozicione në Cepo. Lexoj sërish poetin: E kish sjellë ora, sedra, vetëdija Të ndodhesha dhe unë tej tek Labëria. Masakra e Hormovës Me marrjen e këtij lajmi, grekët dërgojnë në Hormovë një çetë komitësh, njerëz të hurit e të litarit, kriminelë, të cilët mbasi e rrethojnë (rreth 1500 vetë) i grumbullojnë të madh e të vogël te sheshi i rrapit, te xhamia. Këto forca komandoheshin nga kapiten Kollovoj. Mbasi i grumbulluan të gjithë burrat u kërkuan të dorëzonin armët. Dorëzuan disa armë, por kjo nuk e bindi kapitenin Vasil Klloivin dhe 10 ditë radhazi bënë torturat më të tmerrshme, duke i shpuar me thikë, me sfungji, tredhje, heqje dhëmbësh, thyerje gjymtyrësh, etj. Torturat ishin nga më çnjerëzoret. Pesë burra dhe një fëmijë vdiqën nga këto tortura. Hormovitët i mjekuan plagët me qepë e me kripë. Ngjarja ka mbetur në këngë: Punon këllçi i kasapit U mbush me gjak sheshi i rrapit Ajo, thirrja e gjeneralit famëkeq Grivas: “Para me kryqin në dorë dhe në tjetrën thikën të marshojmë!” në drejtim të tokave shqiptare, kishte ndodhur në shekullon e kaluar. Kjo shprehje u bë thirrje e ditës e andartëve. Dikur një gjeneral tjetër grek shkruan: “babai im kur vdiq më la trashëgimi thikën.” Mbasi grumbulluan të gjithë burrat dhe fëmijët mbi 15 vjeç i futën në trojet e xhamisë dhe me pretekstin se i kërkon komanda greke për bisedime në Kodër i çuan aty grupin e parë. Katër ditë me radhë, me grupe, i dërgon të gjithë në kodër dhe iu mbyllën në Kishën e kodrës. Kur u siguruan se ishin që të gjithë filluan masakrën, i nxjerrin nga 10-15 vetë dhe si i detyronin të bënin një gropë i lidhnin dhe një nga një i thernin me thikë. Kjo bëhej me qëllim që të mos bëhej zhurmë. Britmat e burrave që thereshin u dëgjuan jo vetëm nga hormovitët e mbyllur në kishë, por dhe nga fshatrat përreth. Hormovitët që ende ishin gjallë në kishë vendosën që të rregullonin punën që të shpërthenin e të shpëtonte kush të shpëtonte. U vendos që kur të vini rojet natën në kishë për të marrë grupe të tjera për t’i shkuar në thikë, të kapeshin. Gjer në atë natë kishin shkuar në thikë mbi 100 burra. U caktuan njerëzit që do të godisnin e do të mbysnin rojet. Veprimi pritej me ankth nga të gjithë. Djemtë që u caktuan ishin të fuqishëm, guximtarë. Të tre ta prisnin në hyrje. Vështrimi i njerëzve u përqendrua te ata të tre. Sakë Shikuaq, Arif Llaco e Sute Zeneli. Ata sapo hynë rojet për të marrë grupin që i vinte radha për të shkuar në thikë, u hidhen rojeve sipër dhe ata të tre s’mundën të bëjnë as gëk as mëk. Me pushkët e tyre edhe me tre burra të tjerë: Begë Seferi, Meto Elmazi si dhe tre të parët dalin jashtë portës së kishës. Që në hapin e parë roja qëlloi mbi ta. Po kishte forcë plumbi të ndalte hormovitët? Të kapët i gjallë kapiten Capi!- thirir burri i moshuar Begë Tena dhe ra i goditur njëherësh me shumë pushkë. Ushtria e rrethoi vendin me gardh pushkësh dhe kushdo që delte nga hormovitët në derë i bëhej trupi shoshë nga plumbat . vetëm dy mundën të shpëtonin nga ata që tentuan të dilnin vëllezërit Mero e Hamit Lamçe. Heroizmi i guximtarëve regjistrohet në këngë: Shiko Siko sypetriti Rojen me duar me mbyti… Hormovitët që mbetën gjallë në kishë mbyllën derën dhe nuk lejonin rojet të futeshin brenda. Kapiten Capi urdhëroi të hapej çatia e kishës dhe të vriteshin nga lart me pushkë. Dhe kështu u veprua. Të 217 vetët u masakruan në kishë brenda. Këto vrasje bëhen me qindra krisma pushkësh që në disa orë këputën jetën dhe të 217 hormovitëve. Shkonte gjaku valë valë Sa s’e çaje dot me kalë Me këtë masakër grekët lëshonin përpara ushtrinë pushtuese, frikën.Kush dot ë guxonte, çdo fshat i Labërisë e priste i njëjti fund. Vajtimet e hormovitëve Gratë për burrat Dhjetë e dhjetë ju masakruan Duke prerë këmbë e duar Gjaku derdhej valë valë Se kaloje dot me kalë Sorkadhe tre qind e njëzet Qysh ju hëngri kodra e shkretë Ç’të durojnë zemrat tona Na dridhet këmba dhe dora Fara juaj nuk është shuar I kemi djemtë në duar Pj.2 Dëshmi të masakrave Për këtë masakër ka shumë dokmente. Disa prej tyre, ato më të rëndësishmet janë:1.Janë mbi 2800 faqe proces-verbalë mbajtur nga Komisioni ndërkombëtar, i përbërë nga shumë oficerë të lartë anglezë, holandezë, italianë, austriakë , francezë, etj. 2.Revista “Çështja e Epirit” botuar në Sofje në 1915 me titull “martirizimi i një populli” (Hormovës) 3.Janë rreth 44 dëshmi të lëshuara nga Komisioni Ndërkombëtar nga persona që kanë përjetuar këtë masakër si nga Hormova dhe nga fshatrat tjera. 4.Është një poemë, vjershë e patriotit sheh Ali Hormova që ka jetuar ngjarjen, “Historia e masakrës së Hormovës” rreth 80 faqe, me mbi 200 vargje. 5.Nëpër biblioteka të reja e të vjetra ka qindra e mijëra gazeta të vendit dhe të Evropës që përshkruajnë këtë ngjarje. Qëndresa në drejtim të Golemit Kurveleshi këto ditë Brengat e hallet i derdhi Nëpër flakën e dyfekut Trimat në flakë u funë Përveç dyfekut ç’na mbeti?! Kur ra Cepua dhe Skërfica Sulo Beqiri i tërhoqi forcat. Luftëtarët e lrisë zunë pozicionet e dyta. Këto pozicione shtriheshin nga Qafa e Stufit, në Vilëza duke e mbyllur shteg-kalimin nëpër grykën e Kaparjelit për të dalë në Golem dhe në drejtim të malit Skikovik, pastaj vija e pozicioneve të shqiptarëve kalonte në anën jugore të malit të Pusit në afërsi të lumit. Përleshja e parë në Cepo… Cepua ka qenë pozicion lufte dhe vend i Kuvendeve të Mëdha të krahinës. Nga ky vend, përmes grykës së Rehovës, si të bësh tre orë nëpër shkrepa del në fshatin Golem dhe të ngjitesh në malet e Kurveleshit. Ekspeditat ndëshkimore kundër krahinës së Kardhiqit dhe Kurveleshit të Sipërm në të gjitha kohët zënë fill te ky vend. Të njëjtat veprime u ndërmorën edhe nga pushtuesit grekë. Vendasit në çdo kohë e kanë mbyllur shtegkalimin e Cepos. Të parët që zunë pozicione luftimi në Cepo ishin luftëtarët e Picarit, Plesatit, Kardhiqit, Prongjisë, Kolonjës e Zhulatit, të Fushëbardhës. Këto forca zunë shtigjet e qafat dhe i pritën forcat pushtuese me zjarr në fytyrë. Në këto luftime u vranë pesë luftëtarë nga Plesatit të tjerë nga Zhulati e Gushëbardha dhe disa picarjotë. Por sulmet përsëriteshin. Për qeverinë e Zografos ishte e paparanueshme qëndresa në Cepo, në afërsi të Gjirokastrës. Goditet Cepua… Nga Gjirokastra erdhën njoftime se shtabi i oficerëve madhorë grekë, që ishin vendosur në Gjirokastër dhe Zografua, gatiteshin për të marrë një goditje të fortë mbi Cepon me synim që të dilej në Kurvelesh. Ky Shtab Madhor përbëhej nga komandantë të forcave ushtarake në të gjitha viset e shtrirjes së qeverisë së Zografos. Në Gjirokastër koloneli grek Dhuli. Ky edhe ministër i mbrojtjes në qeverinë kukull. Në Delvinë koloneli grek Joanidhi. Në Përmet koloneli grek Mavroidhi; në Tepelenë koloneli grek Zirra, në Leskovik koloneli grek Leonjdokanaki. Një shtab kryesor i ushtrisë greke, i drejtuar, nga gjenerali Papulla, ishte vendosur në rrugën ndërmjet Janinës-Delvinës e Gjirokastrës, në Jorgucat vend i përshtatshëm për të lëvizur forca ushtarake në drejtim të Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit e Leskovikut. Ky shtab ushtarak, si përqendroi forcat në Gjirokastër, urdhëroi të goditej në Cepo dhe me doemos të shtrihej zona e qeverisë së Zografos në të gjithë Labërinë. Nga ky çast zënë fill luftimet e ashpra ndërmjet forcave shqiptare e greke në këtë zonë. Luftimet për të pushtuar fshatrat e krahinës nga trupat greke filluan në prill të vitit 1914 dhe vazhduan deri në tetor, gjithsej katër muaj. Luftime të pandërprera… Lajmi i afrimit të forcave greke nxori në vijë e luftës forcat e çetave të Kurveleshit e të Krahinës së Kardhiqit. Krahas forcave të krahinës së Kardhiqit, nga bregu i lumit në qafën e Zenele e deri te Manastiri i Cepos e me shtrirje përpara në drejtimin e Mashkullorës, u rreshtuan edhe dy nga çetat e Golemit, çeta e komanduar nga Refat Shahini dhe çeta që komandohej nga Bajko Nikolla, kurse në anën tjetër të lumit, në vargkodrat e Humelicës gjer te hani i Subashit, krahas çetës së Picarit e të Kolonjës zuri pozicion luftimi çeta e komanduar nga Hasko Nikolla dhe çeta e Nivicës. Në malin e Picarit mbylli shtigjet çeta e Progonatit dhe e Lekdushit. Të gjitha këto forca bashkarisht edhe me çetat e Nivicës, Rexhinit e Gusmarit që ishin në pritje për ët ardhur në Cepo, komandoheshin nga patriot Sulo Beqiri. Kronika e luftimeve… Më 16 prill, herët në mëngjes, si goditën pozitat e shqiptarëve me artileri, forcat greke që ishin të përqendruara në garnizonin e Gjirokastrës hynë në luftim, krahas forcave që ndodheshin në vijën e luftës në Cepo. Luftimet zgjatën disa orë dhe pozitat e të dy palëve qëndruan po aty, ku ishin në fillim. Dita tjetër, më 17 prill, mbeti e qetë me disa luftime sporadike dhe shqetësime të artilerisë greke, që vazhdonte të godiste pozitat e shqiptarëve. Më 19 prill, në Cepo, përsëritet e njëjta pamje e luftimeve të ditës së parë. Kësaj here me ndihmën e forcave të Gjirokastrës vjen nga Delvina një forcë tjetër greke. Luftimet zgjatën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pati humbje në njerëz nga të dy palët. Megjithëse ngulmohej të shpërthehej, edhe më 19 prill qëndresa e shqiptarëve në Cepo qëndron në po ato vende të fillimit të luftimeve. Në ditët e mëvonshme sulmet e grekëve u bënë përherë e më të shpeshta, por ato u zmbrapsën nga qëndresa e Kurveleshasve dhe e luftëtarëve të krahinës së Kardhiqit, nga kundërsulmet e tyre që lëshoheshin nga lartësitë e përfundonin gjer në fushë e në afërsi të fshatit Mashkullorë. Më 21 prill 1914, grekët me forca më të mëdha në numër e duke goditur pozitat e vendasve me artileri më të fuqishme, ngulmuan të shpërthenin qëndresën e shqiptarëve dhe ia arritën të zënë disa lartësi përpara Cepos, të kapin Qafën e Zenele. Pozitat e Kurveleshit goditeshin pa prerë nga artileria. Në lartësitë që zunë pushtuesit filluan të ndërtojnë pozicione. Ata ndërmorën disa ditë radhazi sulme. Duke krijuar epërsi në njerëz e armë mundën të zënë manastirin e Cepos dhe bregoret në anën verilindore të Gurrës. Në kohë të dy palët vazhduan të qëndrojnë në pritje. Të dy anët ishin lodhur e dëmtuar. Megjithatë grekët ende kishin epërsi në ballafaqim, por pa mundur të çanin e të dilnin në Golem e Zhulat. Kjo e detyroi shtabin e forcave greke të afrojë forca të mëdha me shpresë që një ditë tjetër, duke prurë edhe forca të tjera nga Gjirokastra, të vazhdohej sulmi. Në këto kushte, forcat shqiptare, të përforcuara edhe me çetën e Nivicës dhe Gusmarit, ndërmarrin më 22 prill një kundërsulm tronditës për pushtuesit. Njëzet e dy ditë prilli Në Cepo te Manastiri Sokëllin Sulo Beqiri - O djem sonte mos flini Shkallën e Kristos ta zini Më ndjenjën e lartë të dashurisë për Atdheun dhe me urrejtjen për pushtuesit filloi dhe vazhdoi lufta kundër grekëve në Cepo. Kundërsulmet e Kurveleshasve në Cepo u bënë me një organizim të përkryer. Qëndresa në Cepo ngriti peshë zemrat e popullit. Për këto ngjarje populli këndon me dhjetëra këngë. Për njërin nga sulmet që bëri çeta e Nivicës dhe e Golemit: Nivic‘ e Golem u zgjidhë E bënë fora me forë Pelivan Sejkua me Kordhë O djem ti zëmë me dorë Dhe sulmi vazhdoi i papërmbajtur. Kurveleshasit çajnë përpara përmes plumbave. Nga çdo çetë ka të vrarë e të plagosur. Atje në istikam të parë Katër niviciotë Nuredini me Selamë Nebi halo, o lule djalë Nuredin e Mato Kuka Goxha trim Selam Matuka Ose: U vra Vejo Strokë trimi Halo Godo lule trimi Në këto luftime u vranë dhe u masakruan nga Golemi 13 luftëtarë, nga fshatrat e tjera të Kurveleshit e të krahinës së Kardhiqit 15 luftëtarë. Dëmet e grekëve ishin disa herë më të mëdha. Sulmi i shqiptarëve u bë aq i papërmbajtur, saqë forcat shqiptare i ndoqën pushtuesit gjer në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Prifti Kosta Papa, dëshmonjës i kohës për këtë ngjarje, shkruan: “Dita e hënë, 22 prill, sapo u zbardhëllua, kurveleshasit ju vunë zjarrin dyfekëve dhe ju dhanë andartëve. Dyfeku zuri i rreptë nga të dyja palët. Andartët u thyen gjer në manastirin e Cepos, atje qëndruan t’u bënin ballë shqiptarëve. Po shqiptarët nuk i pushuan plumbat e tyre, por u hodhën përmbi ta. Këtu kafshuan dhenë andartët 160 vetë, dhe u kthyen nga manastiri i Cepos? Shqiptarët po i ndiqnin si kecërit. Kur e mori vesh Zografua që shqiptarët arritën në Oviro e zuri data. Nuk mënoi, por ngriti qeverinë dhe e shpuri në Delvinë. Edhe këtë ngjarje e gjejmë në këngë: Kur tanët Cepon e zunë Zografua u drodh si qëni Mblodhi shpejt qeverinë Me vrap shkoi në Delvinë Në këtë rrethanë qeveria greke urdhëron gjeneralin Papulla t’i ndihmojë. Kjo ndihmë u erdhi. Gjeneral Papullua u nis vetë me ushtarë në Gjirokastër, në Përmet shkoi koloneli Cirruli. Luftimet në Cepo vazhduan disa javë, ishin luftime të ashpra, me sulme e kundërsulme nga të dy palët. Pozitat e shqiptarëve në Cepo mbetën për një kohë të gjatë të patundshme. Në një kohë me forcat që veprojnë në Cepo veprojnë forcat e Tepelenës, të komanduara nga Selam Musai i lavdishëm. Koordinimi i veprimeve luftarake të forcave të Tepelenës me ato të Kurveleshit në një plan të përbashkët u përket në radhë të parë dy komandantëve të shquar, Selam Musait e Sulo Beqirit. Luftimet në Hormovë Përparimi i forcave greke në drejtim të Tepelenës u bashkërendit në një plan të vetëm me sulmet në Cepo, duke i shtuar forcat në sulm. Në këto kushte Selam Musa Salaria mblodhi rreth 200 vullnetarë dhe si u përqendrua në qytetin e Tepelenës, u hodh në veprime luftarake. Këto forca e kaluan lumin e Drinosit në dy pika, te Ura e Leklit dhe Ura e Subashit. Këto veprime të forcave që komandonte Selam Musai ishin një ndihmë e madhe për qëndresën e Kurveleshasve në Cepo. Atë e vë re këngëtari popullor kur thotë: Dhe të mbahet Kurveleshi Se vjen Selam Musa Salaria Vjen për grekër si rrebeshi Luftimet zunë fill më parë në shkrepat poshtë fshatit Lekël. Qëndresa e andartëve grekë u paraqit e fortë, por edhe sulmi i tepelenasve i papërmbajtur. Një rol të veçantë luajtën në këtë sulm veprimet e çetës së Hormovës, të cilat i goditën forcat pushtuese nga krahët e në shpinë. Në këto kodra luftimet vazhduan disa orë, Selam Musai ndërmori një sulm tjetër. Mbas disa orësh forcat pushtuese greke lëshuan pozicionet e tyre në Lekël e Hormovë dhe zunë vijën e qëndresës: Ara e Gjergje-Qara hark-Bregu Xanë. Në këto lartësi tepelenasit e hormovitët zhvilluan përleshje të forta. Luftimet përfunduan me tërheqjen e forcave pushtuese, të cilat zunë pozicione qëndrese te Manastiri i Labovës, bregu i Shpardhit dhe lartësitë e buzë pwrroit të Tërbuqit. Këtu u shfaq trimëria e mençuria e Selam Musait si ushtarak. Ai, me forcat që kaluan urën e Subashit, jep një sulm në drejtim të kodrave dhe fshatit Hundëkuq. Qëndresa e andartëve u paraqit e fortë, por sulmet e vendasve me daljen e vetë Selam Musait në vijat e para të luftës u bënë të papërmbajtura. Flet Selami: Tha Selami zemër trimi o burra, o shqiptarë greku kërkon të na marrë fshatin Hundëkuq e zuri dhe Labovës iu drejtua Forcat greke nën zjarrin e armëve të tepelenasve tërhiqen. Ishte një tërheqje e papërmbajtur, e cila tregoi epërsinë në sulm të shqiptarëve: Në Labovë bie boria të mbahet Kurveleshi se vjen Musa Salaria Në këto luftime nga shqiptarët vriten dymbëdhjetë luftëtarë dhe plagosen disa të tjerë, ndërmjet tyre plagoset rëndë dhe Selam Musai, të cilin e mjekuan gratë e Hormovës me ilaçe popullore. Në këto luftime bëhen heroizma të veçanta. Këto luftime të tepelenasve ishin një ndihmë direkte, që ngriti shpirtin e qëndresës së luftëtarëve që vazhdonin qëndresën në Cepo. Në këto luftime të pashembullta nga çeta e Hormovës u manifestuan trimëri të pashembullta: Sheip Veipi, Babai i Teqesë “Sheip Veipi mjekërbardhë gjithnjë sulmoi i pari. Selamit në krahë i qëndrojë, në ballë tua numërojë.” Malo Velua, kryetar i fshatit: “Kur luftoje sokëllije, grekëve gjakun u pije.” Bilbil Zekua, (një trim që shpëtoi Selamin në këto luftime): “Bilbil Zeko luani, kur e pa se ra Selami, me shokët del nga istikami, sulmon porsi tigër mali, rrugën për tek Selami, me gjak e çan jatagani, Selamin seç e shpëtojnë, në Hormovë gratë e mjekojnë.” Begë Tena, “burrë i rrallë, e hidhte vallen ngadalë, rrallë thoshte ndonjë fjalë, me jatagan çante malë.” Sako Shiko, “Sako petrit, rojen me duar e mbyti, ushtar e komit u mblodhë, dot nga thonjtë nuk ia nxore, më në fund me plumb e vranë, e ç’punuan edhe me kamë.” Shaban Guce, “Shaban Guce burrë i mirë, shumë e donte Shqipërinë, kur sulmonte rëndë-rëndë, dridhej toka nën këmbë, grekët nuk i mbante vendi.” Sheme Bejto: “Sheme Bejo, Sheme Asllani, si shqiponjë u zbrit nga mali, tek sheshi zuri pusinë, i qëlloi brinjë më brinjë. Selami kur të ka parë, tri herë të puthi në ballë.” Këto vargje të këngëtarëve popullorë ndriçojnë disa portrete të luftëtarëve që ranë heroikisht dëshmorë në luftimet e Hormovës, luftim që përfundoi në favor të forcave shqiptare.
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 17:14:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015