Andi Ribaj është veshur zyrtarisht kuqezi. Sulmuesi që sezonin - TopicsExpress



          

Andi Ribaj është veshur zyrtarisht kuqezi. Sulmuesi që sezonin e kaluar luajti tek Apolonia ka dalë dje në stërvitje me Flamurtarin, dhe që në stërvitjen e parë ka treguar cilësitë e tij, pavarësisht se vinte pas një dëmtimi. Lojtari dje zhvilloi dy seanca me grupin. Paradite u përgatit në palestër, ndërsa pasdite në fushën e Pyllit të Sodës. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Ribaj shprehet mjaft i emocionuar për afrimin tek një ekip me emër siç është Flamurtari. “Jam shumë i lumtur që jam te një ekip me mjaft emër dhe traditë të mirë në futbollin shqiptar, që është Flamurtari. Unë e di mirë peshën e kësaj fanelle dhe do të jap maksimumin për të arritur objektivat që do të na vendosë klubi. Patjetër që Flamurtari këtë sezon kërkon më të mirën dhe kontributi im do të jetë maksimal. Kam ardhur te Flamurtari të lë gjurmë, por edhe të ndiej shijen dhe aromën e një ekipi pretendent, pasi nuk i mungon asgjë, duke qenë se grupin e ka ndër më të mirët”, – thotë fillimisht Ribaj.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 14:28:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015