Antigonea u themelua nga Pirro, mbreti I Molosëve, në vitin 295 - TopicsExpress



          

Antigonea u themelua nga Pirro, mbreti I Molosëve, në vitin 295 para Erës Sonë. Molosët ishin një nga tre fiset e Epirit (në jug te Shqipërisë së Sotme dhe veriun e Greqisë), të cilët e kthyen në një shtet të fortë gjatë kësaj periudhe. Antigonea u zhvillua si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike. Në fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të para Krishit mori formën e një qytet – shteti dhe u kthye në një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit. Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza e një familje fisnike maqedonase të Berenikës dhe Fillipit. Më vonë Berenika u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilëve Pirro u njoh me Antigonenë. Përveç gruas se tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën – Berenikën duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit. Kur Pirro ishte 17 vjeç, sipas Plutarkut, historian i lashtë, një kryengritje e permbysi atë si mbret dhe ai u vendos nën kujdestarinë e Mbretit Dhimitër i Maqedonisë. Më vonë dergua në oborrin e Ptolemeut. “Duke qenë se Pirro ishte i shumë i aftë të bënte për vete njerëzit e fortë dhe i urrente frikacakët, dhe meqënëse ishte shumë i sjellshëm dhe i urtë në jetë, sipas shkrimeve të Plutarkut, ai u zgjodh midis shumë princërve të tjerë të martohej me Antigonën. Kjo martesë i dha Pirros një emër shumë të mirë dhe e bëri shumë të njohur. Me ndihmën e gruas së tij të mirë, Pirroja ia doli të mblidhte para, të ngrinte ushtrinë dhe të kthehej drejt Epirit per te rimarrë fronin mbretëror. Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese te quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. Lugina e Drinos, për shkak te pjellorisë dhe pozicionit gjeografik strategjik ishte një vend i populluar duke u dalluar nga rreth 29 qytete antike me fortifikime, varre, monumente, tempuj të lashtë dhe teatro. Pa dyshim, Antigonea ka qenë qendra kryesore e luginës mes Selosë se Dropullit të Sipërm afër kufirit grek në jug të Adrianopolisit dhe deri lart në Lekël, në fundin verior të luginës pranë Tepelenës. Qyteti i lashtë i Antigonesë shtrihet në pozicion zotërues dhe startegjik në raport me Luginën e Drinos, qyteti në formë delfini shtrihet në një varg kodrash me dy maja që lidhen me njera-tjetrën me një shteg të ngushtë. Sipërfaqja urbane e qytetit brenda dhe jashtë fortifikimit llogaritet të ketë qenë rreth 90 ha. Qyteti ishte i rrethuar nga mure solide rreth 4,000 m gjatësi, që mbronin qytetin nga të gjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe perëndimore ku rreziku ishte më i madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive të zbuluara deri tani, jane bërë me blloqe të madhësive të mesme e të mëdha guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë. Askund tjetër si në Antigone, krahasimisht me shume qytete të tjera të fortifikuara në maja malesh, tipike për qytetet e lashta të zbuluar në Shqiperisë së sotme, arkeologë kanë mundësi të studiojnë zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor. Kjo sepse Antigonea dallohet nga qytetet e tjera të lashta për planin e saj urban të tipit hipodamik, katërkëndësh dhe të rregullt, i ngjashëm me shumë qytete helene të Greqisë. Per herë të parë në qytetet e lashta në Evropë elementet urbane dhe arkitektonike të zbuluara, japin një ide të planifikimit te qytetit, duke treguar se Antigonea është ndërtuar me një urdhër, dhe nuk është zhvilluar më ndër vite. antigonea.org/#
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 10:00:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015