Apel per zgjedhjet ne PD! (Ky status eshte vetem per anetare te - TopicsExpress



          

Apel per zgjedhjet ne PD! (Ky status eshte vetem per anetare te PDse dhe cdo koment nga kush tjeter do te fshihet automatikisht! Te tjeret as te mos e lexojne fare se nuk eshte per ta!) Meqe jemi vetem pak ore nga Procesi i Votimit per Kryetar te PDse, dhe duke qene se tashme Opozita e re eshte e vetmja shprese per shqiptaret per te pasur nje ze perballe Diktatures se 84 votave qe do te asimiloje cdo segment shteteror dhe shoqeror, perfshi edhe median dhe shoqerine civile, po ju bej nje apel: Te Henen do te votoni per Kryetarin e ri. Nje pjese e juaja ka gati 50 arsye te votoje Bashen dhe nje pjese tjeter ka gati po 50 arsye te votoje Olldashin. Te dy e meritojne gjithsesi por asnjeri nuk ja del dot pa tjetrin. Ndaj votoni per ke te doni po cojini mesazh te dyve, qe Tjetri te behet nr 2 i PDse! Vec keshtu ajo Parti do te kete ne krye nje lidership qe ploteson te 100 arsyet e te gjitheve Ju! Te jeni krenar qe per here te pare ne 23 vjet pame nje gare te vertete mes te barabartesh duke konsoliduar nje standard te ri per te gjithe demokracine shqiptare dhe ketu meriten kryesore e ka pa dyshim Z. Sali Berisha qe e beri te ndodhe. Gara e Bashes dhe Olldashit krijoi acarim shume te madh ne median e Piktorit se i kujtoi edhe nje here shqiptareve farsen e tij kur hengri Lakrorin!!! Suksese per te miren e Qytetareve dhe Demokracise dhe jo vetem te PDse!!!
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 18:48:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015