Arkivi i Shërbimit Sekret Provat, si e pastroi Enveri dosjen e - TopicsExpress



          

Arkivi i Shërbimit Sekret Provat, si e pastroi Enveri dosjen e tij Shtatë faktet Enver Hoxh HALABAKU me dorën e tij, e pastroi arkivin e Shërbimit Sekret Një botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursyer asnjë detaj, ndryshe nga librat e botuar së fundi për të, ku ndihet frika dhe kompromisi EnveriNjë botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursyer asnjë detaj, ndryshe nga librat e botuar së fundi për të, ku ndihet frika dhe kompromisi. Më poshtë botojmë disa nga faktet që dekonspirojnë shumë dëshmi të diktatorit të shpalosur në libra, por që bien në kundërshtim me dokumentet arkivore, madje dhe atyre të klasifikuara si të shërbimit sekret. Bëhet fjalë për misterin e lidhjes së Enver Hoxhës me fashizmin, ku prej fondit të fshehtë të Arkivit si me “kirurgji” zbulohen fakte të retushimit dhe zhdukjes së pjesëmarrjes së diktatorit në lëvizjen antifashiste, dhe si i shpëtoi arrestimit. *** Shtatë argumente – fakte konspiracioni sekret Krere te komunisteve ne rrjeten e konspiracionit te fshehte dhe s’eshte ndonjë habi! Naku Spiru, ne fillimet e fashizmit ishte kreu i rinise fashiste ne Durres, Bedri Spahiu ne vitin 1939 behej fashist i oreve te para, keshtu Omer Nishani e te tjere. Per te shkelur ne gjurme te Enverit me fakte të rendesishme. “Enveri do te tregohej hakmarres sidomos me njerezit qe kishin dijeni per jeten e tij. Me porosi te tij u vrane me atentat gjate luftes ish-qarkomandanti i Korçes Skender Qami, 1942, dhe ish-prefekti i Korces Veli Vasjari, 1944. Keta kishin dijeni te plote per Hoxhen kur ishte mesues ne Korçe. Por edhe persona te tjere ne funksione, si ish-qarkomandantet Tahsim Bishqemi, Daut Çarcani, Shyqyri Borshi, Gjush Dedja etj., ish prefektet Zef Kadarja, Javer Hurshit, Kolë Tromara etj. u shkuan ne plumb per informacionet e tyre per Korçen e Gjirokastren, ai ishte shume i madh e i rrezikshem”. (Kastriot Dervishi, Shërbimi Sekret shqiptar, 2007) Enveri me doren e tij pastron mire arkivin sekret te Sherbimit Sekret, arkivat e prefekturave te Gjirokastres, Korçes e Tiranes, pasi me pare ka shkuar ne plumb kreret e tyre dhe me gjithe spastrimet mbeten ca gjurme fare te qarta dhe qe vijne me shtate argument-fakte konspiracioni sekret te Enverit. Partizanet e mendimit kunder me çfare argumentesh mund t’i rrezojne shtatë fakte konspiracioni? Fakti 1 Enveri me “kostumin” e profesorit te Liceut eshte aktiv ne demonstrime hapura antifashiste ne qytet ama dhe ne paqe me organet fashiste. “Ngjarjet e diteve te para te prillit 1939 e gjejne Enverin ne Korcegjithn krye te perpjekjeve per organizimin e njefronti te perbashket antifashist”. Nje paralele e Enverit me Zai Fundo “Ne prag te 7 prillit, [Zai Fundo] pasi beri c’ishte e mundur qe te sabotonte punen tone per rezistencen kunder pushtuesit, papritur nderroi rol. Ne kulmini e demonstrates popullore u ngjit ne shkallet e Bashkise dhe mbajti nje fjalim “antifashist” gjithe figura, gjeste e ekstaze. Ne qe e njihnim fytyren e vertete te renegatit, nuk i hengrem fjalet e tij, por sidoqofte, ato efektin e bene”. Zai Fundo si “shperblim” te fjalimit entuziast antifashist para shkalleve të Bashkise se Korces dhe qe beri efekt pozitiv mori internim me 3 vjet ne ishullin e vdekjes Ventotene dhe e vuajti ate deri ne fund, kurse Enveri s’pesoi asfare si “antifashist” i hapur, perndryshe nga “agjenti” Zai Fundo! Perse vuajti Fundo dhe Enverit demonstrues i “flakte” s’i hyri asnje gjemb ne kembe! Sepse Enver ishte “demonstrues” antifashist figurant! Fakti 2 Profesor Enveri betohet se ishte me qendrime te hapura antifashiste ama shperblehet nga organet e larta fashiste me nje vize per arsye shendeti Itali. Enveri, rrefimi i tij: “Kur isha mesues ne Korce dhe Italia na kishte pushtuar, mua m’u fry keq dhe doktoret me rekomanduan se duhet te beja banja me nje balte speciale. Fahrija dhe Bahriu nuk ishin kthyer akoma ne Shqiperi. Mora ca para hua tok me Fahrien shkuam në Salcomaxhore. Duhet thene se banjat ishin te mira, po ashtu e shërbimi dhe pata përmirësim te tille sa semundja e gjurit nuk m’u përsërit më, bile as gjatë viteve të rënda të luftës” (Enver Hoxha, Vitet e rinisë, 1988) Enveri, në memorie të Luan Omarit “Ne vitin 1939 erdhi ne Bari per mjekim…] Shkuam dhe kur anija iu afrua skeles pame se Enveri ishte ne kuverten e anijes ne nje karrike, me gjunjët e mbuluar me batanije. Hipem ne anije dhe morem vesh se nuk ecte dot dhe se kishte dhimbje te forta ne kembe, nga gjuri e poshte. Nga anija deri ne skele e mbajti nje hamall i fuqishem. Ne Bari iu nenshtrua vizitave dhe analizave mjekesore te patolog i njohur i Universitetit te atjeshem, profesor Gargasole. [...] fjala ishte per reumatizem akut qe mund te sherohej me kura te ndryshme dhe me banja termale. Ne Bari filloi kurat. Qendroi ne shtepine tone nje kohe relativisht te gjate, ndoshta dy-tre muaj dhe gradualisht u permiresua, ngrihej ne dhome me paterica e me bastun dhe pas nje fare kohe dilte shetitje. Kur u permiresua krejt dhe hoqi edhe bastunin Enveri u largua nga Bari per ne Shqiperi. Ne vere (me duket se ishte po viti 1939) se bashku me nenen time dhe vellane e vogel Fatosin, shkoi ne Salsomaggiore (nje vend me banjo termike prane Bolonjes), ku Enveri beri banja per reumatizem. (Kujtime për Enverin, vol.1) Enveri, “protagonist” i njohur antifashist: “Enveri u shqua per demaskimin ne popull e veçanerisht me rinine shkollore të qellimeve te fashizmit” (Enver Hoxha 1908-1985, Tiranë, 1986) Enveri merr vize ne Ministrine e Brendshme fashiste e shkon ne Itali per mjekim dhe kjo s’mund te ndodhte kurre pa lidhje te fshehta me Ministrine e Brendshme fashiste. Nje protagonisti te njohur antifashist as qe mund te besohet kurre se do t’i jepej vize shendetesore per ne Itali! Fakti 3 Më 28 nëntor 1939 me profesorë dhe nxënës të Liceut të Korçës organizaohet një demonstrim antifashist dhe prefekti i Korçës dhe Mëkëmbësja e Përgjithshme fashiste në Shqipëri evidenton shkaktarët dhe i pari në rend të organizatoreve eshte listuar Enver Hoxha. Por ne dosjen hetimore te gjyqit fashist jane gjithe organizatoret e demonstrates dhe mes tyre ne dosje nuk eshte profesor Enver Hoxha qe ishte i pari ne shkresen denoncuese të poicisë dhe heqja prej dosjes hetimore mund te behet vetem nga eprorë të organeve te fshehta fashiste, si SIM-i apo OVRA fashiste, me te cilat, aq sa shihet kishte bashkepunuar Enveri. E asnje argument nuk mund ta çliroje Enverin nga kjo akuze dokumentare. Me 28 nentor 1939 ne Korce behet nje manifestim antifashist, qe vjen ne memorien e Abaz Ermenijit, njeri nga organizatoret e tij: “Demonstrata e madhe antifashiste e 28 nentorit 1939 ishte nje nga veprimet e para te fuqishme. Selman Riza ishte ne rreshtin e pare bashke me organizatore te tjere te demonstrates: Faslli Frasheri, Llazar Fundo, Stavro Skendo, Loni Kristo”. Dhe mes tyre eshte edhe vete rrefimtari, Abaz Ermenji, aso kohe profesor i Liceut te Korces. Policia arreston organizatoret e demonstrates por jo Enverin dhe Enveri ku ishte ate nate arrestimi te shokeve? “… Naten e asaj dite karabinieret arrestuan Seiman Rizen, po ate nate ar-prestuan dhe Loni Kristo, Pellumb Dishnica, Masar Shehu, Stavri Skendo, Fejzulk Shahini. Naten vone pasi u lodh se pyeturi i lane te lire. “Mbaj mend, tregon Masar Shehu ne kujtimet e tij, se ne shtepi me priste Enver Hoxha per te marrë vesh se çfare kishte ndodhur” Në dokumentin fashisht Enveri është i pari në listimin e organizatorëve të demostratës, por ai nuk thirret nga zyra e karabinierisë fashiste dhe e pret në shtëpi shokun e tij Masar Shehu të mësojë ç’u ishte thënë shokëve në zyrën fashiste ku qenë marrë në gjendje arresti. Prëse Enveri nuk u mor në gjendje arresti si shokët e tij organizatorë antifashistë, kur ishte i listuar i pari?! Dhe pa asnjë aryse të fortë kjo s’mund të jetë! Prefekti i Korçës në shkresën nr.235 XVIIrez, dt.7.12.1939 njofton eprerët se në përfundim të hetimeve dyjavore shkakarë të manifestimeve të 28 nëntorit ishin profesorët e Liceut të Korçës Enver Hoxha, Masar Shehu, Stavro Skendi, Selman Riza, Foto Bala, Loni Kristo, Abaz Ermenji si dhe studentë të klasave të larta: Pëllumb Dishnica, Tomorr Zavalani, Dhimitër Lamani, Fejzulla Shehu, Rexhep Drrasa, Kristaq Tutulani, Riza Kira, Eleni Panduku, Nurie Shehu. Figura 12 Mëkembesia e Pergjithshme fashiste ne Shqiperi ne relacionin mbi hetimin e prefektit Kodeli, qe ne rreshtin e pare te raportit te tij konstaton: “Per incidentin e 28 nentorit jane pergjegjes profesoret e Liceut te Korçes Masar Shehu, Stavro Skendi, Selman Riza, Abaz Ermenji, Vedat Kokona dhe studentet..”. Seksioni Politik i Ministrise se Puneve te Brendshme njofton prefekturen e Korçes, me 8 dhjetor ‘39, se personat e akuzuar ne lidhje me incidentin e verejtur jane 39 persona (jepen emrat) dhe profesori Enver Hoxha perjashtohej nga lista e te akuzuarve, (Arkivi i Ministrisë së Brendshme, Fondi hetimor i gjyqit, dosja 125551, 1939) kur ishte i pari ne listen e prefektit dhe të Mekembesise se Pergjithshme fashiste te Shqiperise. Sherbimi Sekret fashist ishte ne krye te detyres per sherbimet e posaçme qe Enveri i jepte atij! Heqja e Enverit nga lista e te akuzuarve nga organet policore fashiste eshte tjeter argument i forte i lidhjeve te fshehta te Enverit me sherbimin e fshehte fashist dhe kalon keshtu nga dora e “ngrohte” e Sherbimit Sekret Shqiptar ne nje tjeter dore, ate fashiste. Komisioni i internimeve merr masa te egra per organizatoret e demonstratës se 28 nentorit, ne shkurt 1940 ata internohen me tre vjet ne ishullin e vdekjes Ventotene ne detin Tirren dhe atje behen bashke demonstruesit antifashiste te 28 nentorit ‘39: Selman Riza, Abazi Ermenji, Stavri Skendi, Masar Shehu, Loni Kristo, dhe si rregull me ta bashke pritej te ishte dhe “antifashisti” Enver Hoxha. Fakti 4 Drejtoria e Liceut te Korces i jep pergjigje negative lutjes se Enver Hoxhes per t’u paguar per ore mesimi te pabera dhe drejtoria i drejtohet Ministrise se Arsimit dhe me urdher te Ministrit te Brendshem fashist urdherohet Ministria e Arsimit qe profesorit Enver t’i paguhen oret e mesimit qe ai kerkonte. Eshte e kuptueshme se Enveri kerkonte ndihmen e jerarkeve te larte fashiste dhe pergjigjja jepej ne urdhrin e ministrit te brendshem fashist. Ja dhe kronologjia e faktit dhe konstatimet. Nendrejtori i liceut i shkruan Ministrise se Arsimit: “… Kemi nderin t’i paraqitim bashkengjitur asaj Ministrije lutjen me da 30/11 /’43-XVIII te Enver Hoxha profesor me ore speciale ne Lice i cili kerkon qe te paguhet qe prej dates 25/9-1/10/39-XVII. Veç kesaj ky zotni na paraqiti sot nje liste per 116 ore te muajit Tetor k.v [ketij viti] tue kerkue qe te paguhet edhe per keto ore. Siç dihet mesimet ne kete Institut filluan daten e sotme andaj, ju lutemi te kemi pergjigjen e asaj Ministrie te mund t’ja komunikojme t’ interesuarit. Zv. Drejtor i Liceut. Sarafim Ligori! Drejtoria e Liceut i shkruan Ministrise Arsimit se profesor Enver Hoxha kërkon t’i paguhen ore qe s’i kishte bere dhe kerkon pergjigjien e asaj Ministrie. Profesor Enveri e mori pergjigjien negative te drejtorise se Liceut dhe mesoi se drejtoria do t’i drejtohej Ministrise se Arsimit, ama Enveri di ta zere ujin te burimi. Dhe ç’ndodhi? Me shkresen 5.XII.1939 me porosi te ministrit te brendshem pergjigjja nga zevendesministri i Ministrise se Brendshme dhe ne zbatim te urdhrit eprorit fashist Ministria e Arsimit leshon urdhrin e brendshem: “Llogarise ketu. Autorizoheni me leshue ne favor te personelit mesimor Liceut te Korces si shperblim oresh speciale… Enver Hoxhes, me llogarine: X3= 426 [franga] Figura 14. Konstatimi i parë Drejtoria e Liceut i shkruan Ministrise se Arsimit dhe pergjigjja jepet me porosi te Ministrit te Brendshem dhe ç’lidhje ka profesor Enveri me Ministrine e Brendshme qe urdheron t’i behet pagesa per ore te pabera! Dhe nese pergjigjja do te jepej nga ministri shqiptar i Arsimit ky citim s’do te vinte ketu. Dhe shihet qarte se ka nje lidhje te fshehte te Enverit me Ministrine e Brendshme fashiste me jerarket me te larte te saj. Konstatimi i dyte Ministria e Arsimit urdheron financen e saj te paguhen ne favor te profesor Enverit 142 ore te pabera (=426 franga) si “shperblim per oret e shtator-tetorit te k.v. kur mesimet filluan me 30 nentor! Duhet te kete arsye te forte pse te dy ministrite urdherojne pagese per profesor Enverin per pune te pabere, derisa nendrejtori i Liceut i shkruante Ministrise: po “mesimet sot filluan”. Konstatimi i trete Urdhri per pagese te oreve te pabera jepet pas demonstrates se 28 nentorit: kur policia fashiste Enverin e liston me organizatoret e demonstrates dhe kur pritej te pesonte ate qe vuajten shoket – internimin, Enveri paguhet per ore te pabera dhe me porosi te ministrit te brendshem fashist! Konstatimi i katert Profesor Enveri kerkon qe drejtoria e Liceut t’i paguaje punen e papaguar dhe ja kerkesa qe i bente drejtorise se Liceut. Figura 15. Ne kerkesen e profesor Enverit numri i oreve per pagese eshte 118, ne list-kërkesë jane bere korrigjime nga drejtori i Liceut, Kurville, qe shihen ne kolona e dyte dhe nga 118 ore te kerkuara drejtori nxjerr vetem 37 ore qe kishte bere profesor Enveri. Ndersa datat 9,11 e 12 dhjetor drejtori i mbyll ne kuadrat dhe u heq nje kryq me shenimin e tij me boje: “Me date 8/XII/ iu komunikua urdhri i transferimit”. Pas transferimit profesor Enveri s’kishte bere asnje ore mesimi e kerkon pagese per pune te pabere dhe kerkesa nuk i shkon per detyren qe mban, per me teper eshte mesues i lendes se moralit dhe kete mund ta beje vetem nje njeri fare ordiner. Fakti 5 Ne inventarin e AQSH, per vitin 1939, mbeti fare rastesisht, si mungese vigjilence e censures, nje prove se Enveri shkon ne Itali dhjetorin 1939 me vizë nga Ministria e Jashtme dhe e Brendshme fashiste. Ne permbajtjen e dosjes mbeti edhe ky indikacion: “Korrespodence ndermjet Ministrise se Arsimit dhe drejtorive te gjimnazit Korçe e Gjirokaster mbi transferimin e Enver Hoxhes, shperblimin e oreve te mesimit dhe dhenia leje per te shkuar ne Itali per arsye familjare “ (AQSH, Inventari 1939, fondi 195, dosja 274) Bobina ka edhe nje prerje te shiritit me shenimin: “Dokumentat jane marre nga Komiteti Qendror”. (AQSH, kutia 9, arka 139, bobina 335, 1939) Shenimi ne bobine eshte pa emrin e marresit te dosjes, censori mendoi se zhduku çdo gjurme te dokumentit e s’i punoi mendja se dokumentet ishin dubluar edhe ne fondin e origjines: Liceu i Korçes, siç citohet me pare. Ne dosje eshte dokumenti i transferimit te Enverit dhe ai per shperblimin e oreve te mesimit, por ne kete fond s’mund e s’pritet të ishte leja e ministrise Brendshme sepse dosja merrej ne KQ te Partise. Perse duhej marre “denimi” kapital: prerje e shiritit te bobines me gershere? Qe dokumenti te ishte vetem ne arkivin personal te Enverit apo per t’u asgjesuar dhe nese dokumenti ne film (bobine) s’kishte ndonje sekret, pse duhej prere ai? Sepse kishte disa sekrete: Kerkesa e paligjshme per t’u paguar për nje pune te pabere; per te fshehur vendimin e Ministrise se Arsimit i cili s’ka motiv politik per pushimin e profesor Enverit si e deshen te ishte; kane një arsye madhore: Te fshehesh lejen e Ministrise se Brendshme qe i jepej profesor Enverit per te udhetuar ne Itali “per arsye familjare” ne dhjetor 1939. Enveri H. ne ditare udhetimin e tij ne Itali per arsye shendetesore, ne vere siç shkruhet me pare, por ama s’la asnje gjurme per udhetimin e tij te dhjetor 1939! Dhe pa arsye kjo s’mund te jete dhe arsyeja eshte e qarte! Fakti 6 Nje loje fashiste per “kapjen” e Enver H. – “protagonist” ne demonstrën e 28 tetorit l941! Me 28 tetor 1941 behej e para demonstrate politike antifashiste ne vend ne Tirane, qe nga e premtja e zeze e 7 prillit 1939 kur vendi pushtohej nga Italia fashiste. Frytet e demonstrates i korren komunistet dhe organizatorë udheheqes i saj njihej Enveri: “Demonstrata u be e madhe, e fuqishme, e furishme, ashtu siç e kishim parashikuar u perleshem e u gjakosem me karabinerine e me milicine fashiste” (Enver Hoxha, Kur lindi Partia) Në mjaft burime e verteta eshte tjeter, keshtu edhe ne memorie te pjesemarresit aktiv ne demonstrate: “… Demostrata ishte e rinise antifashiste dhe e asaj komuniste, rinia e organizoi, rinia mbajti peshen kryesore dhe Enveri s’kishte asnje rol udheheqesie organizatori, ai me shoke te tij ishte vezhgues ne bisht te turmes. ..”. (Todi Lubonja, 2004) Ne Kalendarin enciklopedik te Vasil Xhaçkes (‘45) eshte fiksuar me dy rreshta se Enver Hoxha u perlesh me nje fashist per t’i rrembyer nga duart shokun Gjike Kuqali dhe “fakti” mbeti edhe ne ate qe shkruan Enveri: “u perleshen e u gjakosen”. Kjo edhe mund te ishte e vertete por po kaq e vertete eshte fakti se aty ku ndodhi “perleshja”, para Xhamise se sotme, demonstruesit ishin te rrethuar me milice te shumte, si e jep dokumenti, edhe zogu s’mund t’i shpetonte atij rrethimi fashist, por ja Enveri i “shpetoi” dhe doli ne ilegalitet! Qe shpetoi Enveri nga arrestimi fashist ishte nje loje fashiste, e rrefen edhe vete Enveri, pa e kuptuar as vete thelbin e rrefimit te tij te sinqerte: “…Te nesermen u detyrova te hidhem ne ilegalitet. Ka edhe kjo historinë e vet. Ne mengjesin e 29 tetorit ne “Flora” ia behen karabinieret. Dy prej tyre, krekosur me rripa meshini kryq e terthor kraharorit e me kellefet e revolver te hapur, hyne brenda, te tjeret qerndruan jashte. Vetem ato çaste ndieme se c’gabim te madh kishim bere. Kishim menduar se ne rremujen e madhe te perleshjes së djeshme ne mes atyre qindra e mijera demonstruesve, qe tunden Tiranen, fashistët nuk na kishin identifikuar. E ja tani thuajse te gjithe ne “punetoret”e “Florës” ndodheshim përpara çarkut të tmerrshëm. “Enver Hoxha! thirri njeri nga karabinierët – Dove Enver Hoxha?! Pilo e Ilo Dardhes qe ndodheshin ne banak u ngrine pecetat ne duar. Pasoi një çast heshtjeje por une nderkaq e mblodha veten dhe nga arka e pronarit ortak zgjata koken e gjithe xhentilence provova te vetmen mundesi qe mund te provohej. -Ja, ketu brenda eshte, prisni ju lutem, ta lajmeroj, – u thashe me ze te qete e me gjeste te nje “gatishmerie” kaq shembullore, sikur mezi prisja rastin t’u beja pipinove nje sherbim te çmuar! - Kisha goditur ne shenje. Me besuan. Hyra ne pjesen e brendshme te dyqanit, duke thirrur me ze te larte, “Enver, te kerkojne”, hapa me shpejtesi deriçken e pasme, te çelur apostafat per raste te tilla, u leshova ne nje rrugice te ngushte kaperceva ne oborrin e nje plake te vetmuar dhe prej andej, duke i rene mespermes “Lagjes së çobaneve”, pershkova “i qete”, por me syte kater bulevardin e madh. Pas disa çastesh kur hyra ne lagjen popullore, matane bulevardit, u binda se fashisteve vetem emri u kishte mbetur ne duar”. (Enver Hoxha, Kur lindi partia, 1982)
Posted on: Sat, 19 Oct 2013 15:56:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015