Arriti festa madhështore e Fitër Bajramit. Në çdo anë - TopicsExpress



          

Arriti festa madhështore e Fitër Bajramit. Në çdo anë vërehet gëzimi dhe hareja. Në këtë ditë, në çdo vend mysliman tingëllon Tekbiri dhe falënderimi i Zotit. Besimtarët muslimanë pas një muaji agjërimi dhe ibadeti po festojnë Fitër Bajramin, ndërsa engjëjt e Zotit në këtë ditë po shpërndajnë dhuratat dhe shpërblimet hyjnore për besimtarët që kanë agjëruar dhe adhuruar Krijuesin e tyre gjatë muajit të Ramazanit. I dërguari i Zotit thotë: “Kur vjen nata e Fitër Bajramit, Zoti Fuqiplotë i ndan dhuratat për agjëruesit e Ramazanit”. Pas rënies së shiut të mëshirës mbi kokat e njerëzve tani erdhi një stinë madhështore dhe erdhi dita kur i përgjigjen lutjeve të besimtarëve. Muaji i bekuar i Ramazanit kaloi me gjithë madhështinë dhe atmosferën e këndshme të tij. Muslimanët me agjërimin dhe leximin e Kur’anit në këtë muaj i qetësuan dhe lartësuan shpirtrat e tyre dhe u afruan më afër Zotit. Lutjet e veçanta të Bajramit dhe falënderimi dhe madhërimi i Zotit, festën e Fitër Bajramit e bëjnë edhe më tërheqëse. Ky Bajram është pasqyrim i dëshirës dhe vullnetit për një fillim tjetër. Sot është dita e Fitër Bajramit. Festa e lutjeve të sinqerta dhe ceremonia festive e fitores së njeriut ndaj epshit të tij. Sot është dita e gëzimit dhe lumturisë për ata persona të cilët gjatë tridhjetë ditëve të Ramazanit arritën në dritën e njohjes. Apo mund të themi se besimtari mbetet sikur një filiz i cili pas një muaji kujdesi fillon të lulëzojë në tokë. Në këtë ditë engjëlli me zë të lartë lajmëron duke thënë: Urime o besimtarë, Zoti ua ka falur mëkatet e kaluara, atëherë kujdesuni për ditët që ju kanë mbetur nga jeta juaj. Në botën islame sot vërehet një gëzim dhe hare e veçantë. Që para disa ditëve janë zbukuruar rrugët e qyteteve dhe shtëpitë janë pastruar dhe rregulluar për festën e madhe. Nëpër shtëpi janë përgatitur sofra për pritjen dhe gostitjen e mysafirëve. Fëmijët veshin rroba të reja dhe marrin shpërblimet e Bajramit, kurse të mëdhenjtë në shenjë falënderimi dhe devotshmërie e vizitojnë njëri – tjetrin. Sot është dita e dinjitetit dhe krenarisë së muslimanëve. Muslimanët e Indisë, Taxhikistanit, Sirisë dhe Libanit pasi kanë marrë pjesë në ceremoninë madhështore të Bajramit, e urojnë njëri tjetrin dhe i shprehin gëzimet e tyre. Ata pas namazit të Fitër Bajramit, duke përgatitur ushqime dhe ëmbëlsira të shijshme, shkojnë te sëmurët dhe gjithashtu vizitojnë varrezat. Ndërsa populli i Malajzisë që nga nata e 27 e Ramazanit, para shtëpive të tyre ndezin qirinj dhe dritat e sokaqeve dhe në këtë mënyrë e presin Bajramin. Në këtë vend që nga nata e Bajramit fillon të dëgjohet zëri i Tekbireve, zë i cili tashmë simbolizon ardhjen e Bajramit dhe populli i Malajzisë duke shfrytëzuar pushimet e kësaj feste, udhëtojnë nëpër vende të ndryshme. Muslimanët e Indonezisë kanë një ceremoni të quajtur “Mudik”, që do të thotë kthim në burim apo esencë. Ata në këtë ditë festë për disa ditë kthehen në vendlindjet e tyre dhe vizitojnë prindërit dhe të afërmit e tyre. Kurse Fitër Bajrami në Irak merr pamje krejt tjetër me vizitimin e Imam Husejnit a.s., nipit të profetit të Zotit. Muslimanët me zemër të mbushur plotë spiritualitet madhërojnë shpirtin sakrifikues të Imam Husejnit, udhëheqësit të dëshmorëve të botës. Por muslimanët e botës midis këtyre gëzimeve kanë edhe shqetësime dhe dhimbje të thella. Sepse ata këtë festë të bukur nuk e shohin vetëm si mjet për tu gëzuar dhe festuar, por atë e vështrojnë me kujdes dhe maturi. Ata në zemrat dhe mendjet e tyre mbajnë preokupimin e vëllezërve që jetojnë në një gjendje të palakmueshme në vendet e tyre. Ata ndjejnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre në Palestinë, Irak, Afganistan dhe kudo që musliamët vuajnë nga shtypjet dhe dhuna. Kështu që në ditën e Fitër Bajramit, ata ngrehin duart drejt qiellit dhe Krijuesit të botëve i luten për çlirimin nga dhuna dhe kthetrat e armiqve të vëllezërve muslimanë. Muslimanët në ditën e Fitër Bajramit japin nga pasuria e tyre për të ndihmuar muslimanët e prekur nga vërshimet në Pakistan, me qëllim që në këtë ditë të bekuar të buzëqeshin edhe fytyrat e tyre. Siç thotë edhe Imam Aliu a.s. se karakteristika kryesore e njerëzve të Zotit është që ata vuajnë dhe sakrifikojnë nga vetja e tyre për të krijuar qetësi për të tjerët. Redaksia shqiptare e IRIB të gjithë besimtarëve muslimanë ia uron festën e Fitër Bajramit. Muslimanët përveç ceremonisë së haxhit, kanë edhe dy tubime të mëdha siç janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Të mëdhenjtë e fesë kanë porositur që të marrim pjesë në këto ceremoni, kurse këto festa i cilësojnë si krenari dhe dinjitet i muslimanëve. Imam Rezau a.s. thotë: “Arsyeja e të qenit festë të Fitër Bajramit është se njerëzit për hir të Zotit tubohen së bashku dhe e falënderojnë dhe madhërojnë All-llahun e Plotfuqishëm. Ajo ditë është Festa e tubimit, kthimit në esencë, dita e dhënies së Fitrave dhe po ashtu dita e robërisë, devotshmërisë dhe përuljes”. Në një fjalim të tij, Imam Aliu a.s., ditën e Fitër Bajramit e krahason me ditën e ringjalljes. Ashtu sikur që në ditën e kiametit e cila është një ditë që përcaktimit të fateve, kur të gjithë presin llogarinë e veprave të tyre, edhe dita e Fitër Bajramit ka një botëkuptim të tillë. Hz. Aliu thotë se në këtë ditë shpërblehen të mirët dhe dënohen të këqijtë. Ai, daljen e njerëzve nga shtëpitë në ditën e Bajramin e krahason me daljen e njerëzve nga varret në ditën e gjykimit. Qëndrimin e njerëzve në xhami e krahason me prezencën e njerëzve para Zotit dhe kthimin e tyre në shtëpi me shkuarjen e tyre në xhenet. Dita e Fitër Bajramit është dita e përkujtimit, madhërimit dhe përmendjes të Zotit. Namazi i Bajramit është ceremonia kryesore e kësaj feste. Me një shprehje tjetër, ceremonia më e bukur e cila e dyfishon madhështinë e Bajramit është falja e namazit të Bajramit. Madhështia e Tekbireve të njëpasnjëshëm gjatë hyrjes nëpër vendet e namazeve krijon një ndryshim rrënjësor në shpirtrat e njerëzve dhe gjithashtu krijohet një atmosferë shpirtërore dhe hyjnore. Individët që falin namazin duke qëndruar përkrahë njëri tjetrit nëpër rreshtat e namazit, përballë Zotit qëndrojnë të përulur dhe besnikë dhe falënderojnë All-llahun për të gjitha të mirat. Namazi i Fitër Bajramit ka dy reqate. Në reqatin e parë pasi të lexohet sureja Hamd dhe një sures Eala, gjithashtu lexohen edhe pesë lutje të quajtr ‘Kunut’. Në reqatin e dytë pas leximit të sures Hamd dhe Shams, lexohen katër dua të Kunutit. Lutjet e Kunutit në namazin e Bajramit përbëhen nga mesazhe dhe kërkesa të rëndësishme. Në këto lutje, njeriu e përkujton madhështinë dhe lartësinë e Zotit. Përkujton faljen, mëshirën dhe rahmetin e Tij. I dërgon paqe dhe selame Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe Familjes së pastër të tij dhe kërkon lumturi, sukses dhe gëzim në jetë, ashtu siç kanë jetuar familja e profetit. Me një thënies tjetër nga Zoti kërkon që Ehli Bejti të jenë kriteri i jetës së tij. Pastaj nga Krijuesi i Gjithëmëshirshëm kërkon që atë ta ruajë nga të gjitha ato të këqija dhe rreziqe që i ruajtur të dërguarin e Zotit dhe anëtarët e familjes së tij. Në këtë lutje lexojmë: اللّهُمَّ أَهْلَ الْكِبْرياءِ وَالْعَظَمهِ وَ أهْلَ الجُودِ وَالجَبَرُوتِ وَ أهْلَ العَفْوِِ وَالرَّحْمَهِ وَ أهْلَ التَقّوىٰ وَالمَغْفِرَه، أسْئَلُكَ بَحَقّّ هذا الْيوَمِ الّذي جَعَلْتَهُ لِلمُسْلِمينَ عيداً وَ لِمُحَمّدٍ صَلّىٰ اللهُ عَليه وَ آلِهِ ذُخْراً وَ شَرَفاَ وَ مَزيداً، أن تُصَلّي عَلىٰ مُحَمّدٍ وَ آلِ مُحَمَّدٍ وَ أنْ تُدْخِلني في كُلِّ خَيرٍ أدْخَلْتَ فيهِ مُحَمَّداً وَ آلَ مُحَمَّد وَ أنْ تُخْرِجَني مِنْ كُلِّ سُوءٍ أخْرَجْتَ مِنْهُ مُحَمَّداً وَ آل مُحَمَّدٍ، صَلَوٰاتُكَ عَلَيهِ وَ عَلَيهِمْ، اللّهُمَّ إني أسْئَلُكَ خَيرَ مٰا سَئَلَكَ مِنْهُ عِبادُكَ الصّٰالِحُونَ وَاعُوذُ بِكَ مِمّا اسْتَعاذَ مِنهُ عِبادُكَ الْمُخْلَصوُنَ “O Zot, vetëm Ti e meriton madhështinë dhe madhërimin, dhe vetëm Ti e meriton mëshirën, fuqinë dhe sundimin, Ti e faljen dhe mëshirën, Ti e meriton devotshmërinë dhe faljen e mëkateve, vetëm nga Ti kërkoj në këtë festë, të cilën për besimtarët e ke bërë festë e për Muhammedin s.a.v.s. dinjitet, nder dhe krenari, dërgo paqe dhe selame për Muahmmedin dhe familjen e tij, më jep të gjithë ato të mira që ja ke falur Muhammedit dhe familjes së tij dhe më largo të gjithë ato të këqija që i ke larguar nga Muhammedi dhe familja e tij, paqa dhe selami yt qofshin mbi ata. O Zoti im, nga Ti kërkoj gjërat më të mira që robërit e zgjedhur i kanë kërkuar nga Ti dhe mbështetem në Ty ashtu siç janë mbështetur robërit e tu të zgjedhur”. Pas dy reqateve të namazit, imami i mban edhe dy ligjërata (hytbe). Ai në këto ligjërata njerëzit i fton në devotshmëri dhe respektimin e vlerave morale. Në ligjëratat e Fitër Bajramit gjithashtu diskutohen çështjet dhe problemet e rëndësishme të botës islame me qëllim që besimtarët të njihen me problemet dhe vuajtjet e vëllezërve të tyre nëpër botë dhe të shprehin solidaritetin me ta. Kjo gjë gjithashtu dëshmon faktin se shumica e programeve të adhurimeve në fenë islame përveç se përmbajnë aspektin e tyre edukativ dhe arsimor gjithashtu përmbajnë edhe mesazhe politike dhe sociale për muslimanët. Edhe namazi i Fitër Bajramit posedon veçori të këtilla. Dmth. Ky namaz përveç se ngrit dhe përsos shpirtin e besimtarit mysliman, ai gjithashtu atij ia përkujton edhe përgjegjësitë dhe preokupimet që duhet t’i ketë përballë të tjerëve. Pas përfundimit të namazit, turma e njerëzve me fytyrë të gëzuar dhe buzëqeshur niset drejt shtëpive të tyre. Të gjithë janë të gëzuar dhe optimist në mëshirën dhe faljen e Zotit Fuqiplotë. Profeti i Zotit në lidhje me këtë thotë: “Kur besimtarët dalin nga shtëpitë e tyre për të shkuar në namaz, Zoti atyre i drejtohet me këto fjalë: O robërit e Mi, për Mua keni agjëruar dhe për Mua keni falur namazin, atëherë kthehuni në shtëpitë tuaja sepse jeni të falur dhe mëshiruar”. Të dashur miq përsëri ju urojmë Fitër Bajramin, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që të gjithëve të na ketë pranuar agjërimin dhe ibadetet tona gjatë muajit të Ramazanit. — me Umu Meli Nisa dhe Drita Hasmuca.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 19:41:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015