Art i trupit, një befasi e vërtetë! Në këtë ekspozitë, - TopicsExpress



          

Art i trupit, një befasi e vërtetë! Në këtë ekspozitë, artisi Johannes Stötter ka bërë një punë të shkëlqyer të titulluar “Arti i trupit”. Ai ka realizuar një mori fotografish me një shumëllojshmëri imazhesh trupore. Johannes Stötter studioi në Universitetin e Insbrukut në Austri, dhe që atëherë ka zhvilluar një pafundësi trukesh artistike dhe teknike. Artisti ka përzier me shumë sukses trupin apo fytyrën e njeriut në vende nga më të ndryshme madje dhe në ujë, që është një substancë e ndërlikuar për tu imituar pasi përfshihen ngjyra të shumta dhe hije me ngjyra të ndryshme. Ai tregon se nuk ka qenë e lehtë të ndërthurte trupin e njeriut në fotografi, në një objekt të palëvizshëm. Artisti ka udhëtuar në të gjithë botën me pikturat e tij të famshme me tematikë të artit trupor, duke përfshirë: Austri, Itali, SHBA, Turqia, Gjermania etj.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 07:06:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015