Artikulohet në shkrime të ndryshme vituale për Katovicën , jo - TopicsExpress



          

Artikulohet në shkrime të ndryshme vituale për Katovicën , jo për pozicionin e saj gjeografik por për pozicionin e saj gjeopolitik që ajo ka marrë. Si e gjykoni këtë dimension realist apo virtualist? Asnjëherë nuk mund të abstragosh në faktorët gjeopolitik, varet sa ndikim ka nga një periudhe në tjetrën. Është e domosdoshme që këta faktorë të llogariten me kujdes. Ata faktorë janë plotësisht real. Këtë e vërteton se në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë u përhap një retorikë nacionaliste. Ajo ishte e llogaritur si një koperturë për zgjedhjet por edhe si një presion ndaj disa faktorëve që në kemi në dore të shpërthejmë Ballkanin e të krijojmë problem në rajon . Jemi akoma në influencën ish sovjetike ruse, sot ne profesor? Influenca nuk ka si mos të jetë. Aq më tepër se Rusia ka qenë gjithmonë prezente në Ballkan. Më konkretisht ëshët diskutuar krerët e partisë komunistë të lindjes, që ka qënë edhe Ramiz Alia. Eshtë folur gjatë që Ramiz Alia ka një rol të rëndësishëm në pluralizmin shqiptar. Ju keni një koment për rolin e Ramiz Alisë ? Unë jam përmbajtur gjithmonë tezës që Ramiz Alia ka qenë çelësi i të gjitha situatave që janë zhvilluar në Shqipëri. Ramiz Alia ka qenë në dijeni edhe për strategjinë e Katovicës të 87-s. Madje në një pritje në prezencë të ish presidentit Moisiu e kam pyetur “ Të ka dërguar Grobaçovi një material për Katovicën ?”, sepse Ramiz Alia ka qenë me të në një periudhë në shkollën e partisë. Më tha se erdhën disa materiale atë kohë, por asgjë konkrete. E mohonte të ketë pasur informacione për Katovicën dhe për materialin përkatës. Por, në të vërtetë ai ka qenë në dijeni të plotë dhe ka vepruar në përputhje me atë strategji. Dokumenti që po ju tregoj është një faksimile e një skeleti të fjalës së Ramiz Alisë në Byronë politike. E ka pasur edhe një përgënjeshtrim. Kanë thënë që nuk ka pasur një dokument të Katovicës. A është e vërtetë që ekzistojnë disa pika orientimi ? Ky dokument është shtruar në Byronë Politike dhe ndër të tjera unë po citoj disa pjesë. Ai është mbështetur në materialin e Gorbaçovit dhe thotë : “Socializmi ka dështuar. Cila do të jetë strategjia jonë për kalimin në demokraci ?”. Ndër të tjera thotë “ Do të nxisim të krijojmë parti sa të duam, gjithsesi këto parti duhet kontrolluar nga ne “. Dhe kështu u bë. “Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do ët marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndive”. Momenti i dytë për të përndjekurit polikë. “ Të përndjekurit politik, të dënuarit politik, duhet të përkrahen por kurrë nuk do të lëmë të marrin pushtetin sepse ata sapo të marrin fuqinë do të hakmerren. Ne nuk mund të bëhemi yzmeqarë të tyre”. Problemi i tretë lidhur me pronat. “ Të shpronësuarve do tu japim letër ne dorë që ju njihet prona por asnjëherë nuk do tua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne.” Dhe moment tjetër. “ Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë”. Dhe përfundimi është ky “Me këtë strategji brenda dy apo tre legjislaturave do të kemi ish klasën komuniste në klasë kapitaliste”. Pra, realisht me këtë strategji të Katovicës është vepruar edhe në Shqipëri megjithëse në Katovicë të Polonisë, delegacioni i Partisë së Punës nuk mori pjesë. Por, realisht materiali ka ardhur. Ndër të tjera Ramiz Alia thotë se këtë material kam dy vjet që po e studioj. I ka ardhur ne 1987 dhe në tetor të viti 1988 ai e beri publik në Byronë Politike si strategji e kalimit të Shqipërisë në demokraci. Dhe kujdestarët që do zbatonin këtë strategji i ka zgjedhur Ramiz Alia. Ka 23 vjet edhe çështja e të përndjekurve polikë nuk është zgjidhur, çështja e pronës po ashtu. Kush ka qenë në krye të vendit? 15 vjet Sali Berisha dhe 8 vjet Fatos Nano. Kush janë “ne”, dhe kush është sot në pushtet? Ne në atë kohë e kishte fjalën për komunistët. Sot stafeta e Katovicës nga kush është marrë ? Stafetën e ka ai që edhe sot e kësaj ditë flet për bllokmenë, për larva të bllokut. Pra, është po ajo gjuhë që ka edhe Katovica. Ka ardhur koha që kjo spirale të ndërpritet dhe demokracia shqiptare të ecë në rrugë të mbarë. Kur përfundoi Katovica në Shqipëri? Realisht Katovica e realizoi objektivin. Me detaje nuk ka përfunduar, por realisht dhe partitë si Balli apo Legaliteti çfarë kanë marrë? Realisht nuk kanë marrë gjë. Partitë duhet të drejtohen nga ne, thotë ai. Kjo strategji ka vepruar dhe në disa vende të tjera, por jo kudo ka arritur të zbatohet. Dhe këtu nuk mund të them se është zbatuar plotësisht. Zoti Alia e kishte llogaritur dhe burgun? Nuk e quaj aksidental, por pjesë të skenarit. Nëse do qëndrojmë në një pikë të përmendur nga zoti Alia ku thuhet se pas disa legjislaturash pushteti do jetë i yni, atëherë Berisha duhet të ketë të drejtë kur flet për bllokmenë? Ka realizuar objektivin. Si duhet bërë zbardhja e krimeve të komunizmit? Rezolutën e Këshillit të Evropës e di, ajo kishte një objektiv të caktuar kështu që nuk ishte ndonjë platformë e tillë e detyrueshme. Ajo tërhiqte vëmendjen që në shumë vende nuk po ecnin reformat si duhej. Kishte domethënie për zhvillimet në disa vende. Ju si mendoni, hapja e dosjeve është e mundur? Hapja e dosjeve realisht u bë aq sa ishte e mundur, u krijua komisioni “Bezhani”. Për mendimin tim ajo me aq mbyllet se dhe vende të tjera kështu e bëjnë. Në rastin tonë kjo Katovica shumicën e dosjeve i dogji. Atëherë u akuzua dhe zoti Ruçi, por ai 20 ditë ishte atje. Tani të shtrosh çështjen e dosjeve është pa kuptim. Nuk ka bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit në Parlament? Nuk e di, nuk mund të them. Askush nuk mund të thotë me siguri që ka apo nuk ka.
Posted on: Fri, 11 Oct 2013 16:56:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015