Autori i një prej librave më të mirë të macroeconomics-it e - TopicsExpress



          

Autori i një prej librave më të mirë të macroeconomics-it e profesor Campbell R. McCONNELL i Universitetit të Nebraskës, cileson cikël politik i biznesit :”Tendencen për të destabilizuar ekonomine nga ulja e taksave dhe rritja e shpenzimeve qeveritare para zgjedhjeve dhe rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve pas zgjedhjeve”. Pecaktimi mesiperm konfirmohet më së miri nga të dhënat fiskale 5 mujore të cilat përkojnë me situatën parazgjedhore në Shqiperi.Verehet rritje e dukshme e investimeve në vitet zgjedhor 2011 dhe 2013. Konkretisht në vitin 2011 investimet u rritën me 9,7% kundrejt vitit të meparshëm, për të rënë një vit më pas në -13% dhe për tu rritur përsëri në 2013 me 36% ose me ritme gati 4 here më të larta edhe se viti 2011. Po kështu shpenzimet korrente ndjekin të njëjtën tendencë rritje. Ndërkaq të ardhurat vazhdojne rënien e tyre drastike kundrejt vitit të kaluar, ku si 5 mujor ranë me 7 miliard ose 5,7 % (ne se konsiderojme inflacionin prej 2,4%, atehere në terma reale të ardhurat kanë rënë 8% ). Situata fiskale aktuale ne Shqiperi eshte produkt i “ Political business cycle” ,fenomen per te cilen kam shkruar qysh me shfaqjen e tij ne 2009.Me poshte po risjell dy nga keto shkrime botuar ne 2009 ne gazeten shqip dhe revisten Mapo. revistamapo/lexo.php?id=2173 shqiperia/shqip/opinionart/aID/673/Sindroma-e-autizmit-qeveritar-dhe-kriza-Shqiptare
Posted on: Tue, 18 Jun 2013 16:59:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015