Aziz Aziri: Dhjetë plusat për serbët e veriut kurse 10 minusat - TopicsExpress



          

Aziz Aziri: Dhjetë plusat për serbët e veriut kurse 10 minusat për Shqipëtarët e Luginës së Preshevës 1.Veriu i Kosovës ështëi konsoliduar me organe dhe organizata të instaluara nga Republika e Serbisë,lugina e Preshevës nuk ka prezent organe apo organizata të instaluara nga Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë. 2.Të drejtat individuale dhe ato kolektive për serbët e Kosovës garantohen dhe monitorohen sipas dokumentit Ndërkombëtarë plait të ahtisarit dhe kushtetutës së Kosovës,Kurse të drejtat individuale dhe ato kolektive të Shqipëtarëve të luginës së Preshevës garantohen nga një Kushtetutë e Brishtë Serbe. 3.Gjuha serbe është e barabartë dhe zyrtare me gjuhën shqipe e garantuar me kushtetutën e Kosovës,Kurse në Luginën e Preshevës gjuha Shqipe është pjesërisht prezente në organet e pushtetit lokal. 4.Serbët e Kosovës kanë themeluar bashkinë e komunave dhe vendbanimeve serbe në Republikën e Kosovës,kurse Shqipëtarët e luginës së Preshevës nuk kanë të themeluar bashkinë e komunave dhe vendëbanimeve të banuara me shqipëtarë në republikën e Serbisë janë të pa institucionalizuarë. 5.Serbët e Kosovës marin paga nga tre burime nga Buxheti i Kosovës,Nga Buxheti i Serbisë,dhe nga Buxheti i ndërkombëtarëve,kurse Shqipëtarët e luginës së Preshevës nëse ekanë mëngjesin nuk ekan drekën, po nëse ekan drekën nuk ekan të sigurt darkën. 6.Serbia ka ministrinë për Kosovën dhe këshillin koordinues,kurse Kosova nuk ka as zyrë në Luginë të Preshevës për këthimin e të zhvendosurve në Luginë. 7.Serbët e veriut kan Universitetin e tyre,kurse shqipëtarët e luginës së Preshevës nuk kan arritur ta ken as fakultetin e mësuesisë si instancë e parë për edukim të gjeneratave të reja. 8.Studentët Serb nuk obligohen për nostrifikim të diplomave nga shteti i Kosovës,kurse studentët nga Lugina e Preshevës janë të obliguar të nostrifikojnë diplomat e tyre nga Kosova dhe nga Shqipëria. 9.Zona tokësore e sigurisë paraqet zonë mbrojtëse dhe garancë për vazhdimin e qëndrimit të serbëve në Republikën e Kosovës,Kurse në luginën e Preshevës zona tokësore është më e pasigurta në europë dhe si rezultat i sajë bëhet shpërngulja e qytetarëve shqipëtarë nga lugina e Preshevës. 10.Në veri të Kosovës vlen parimi gjykimi në gjuhën e palës,kurse në Luginën e Preshevës nuk vlen ky parim.
Posted on: Tue, 26 Nov 2013 00:16:03 +0000

Trending Topics



TS • YWAM Amsterdam will
LIght Aqua Blue Round Cultured Potato Pearls 3-5mm (16 Inch
IMD - Kolkata Regional Weather Forecast of 21-10-2013 valid
Times are changing.... This is great recorded history! The

Recently Viewed Topics




© 2015