BORXHET / REZART TACI SHET KOMPANITE E GRUPIT TE TIJ... Gazeta - TopicsExpress



          

BORXHET / REZART TACI SHET KOMPANITE E GRUPIT TE TIJ... Gazeta “Dita” shkruan sot se Rezart Taçi ka mbyllur marrëveshjen me një kompani azere për shitjen e tre kompanive të tij. “ARMO”, “Taçi Oil” dhe “KUID” . Burime të mirinformuara bankare kanë bërë të ditur për gazetën se biznesmeni shqiptar i ka mbyllur marrëveshjet me azerët dhe ka përcaktuar të gjitha detajet dhe modalitetet e shitjeve por finalizimi i tyre është bllokuar në banka dhe në QKR kryesisht për dy arsye. Burime bankare kanë bërë të ditur se që prej javës që shkoi Rezart Taçi ka njoftuar bankat se kishte arritur në një marrëveshje me partnerët në Azerbajxhan për shitjen e kompanive të veta. Taçi nuk mund të kryente operacionin e shitjes pa njoftuar më parë bankat, pasi në disa banka ai është debitor në disa dhjetëra milionë euro si pasojë e disa kredive që ka marrë në vite, interesat e të cilave janë fryrë së tepërmi si pasojë e vonesës së kësteve. Ndaj dhe bankat kanë një rol kyç në operacionin e shitjes dhe finalizimit të shitjes që ka nisur javën e kaluar. Për të marrë kreditë në fjalë, Rezart Taçi ka lënë si kolateral, si garanci pronësore, disa nga trojet, depozitat dhe makineritë e kompanive “ARMO”, “Taçi Oil” dhe “KUID” , ndaj dhe shitja dhe kalimi i pronësisë së këtyre kompanive në duart e azerëve do të kalojë doemos nëpërmjet kontrollit të procedurës dhe të të gjithë operacionit nga bankat.
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 13:30:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015