BOTA: Kërkesa e presidentit Barack Obama për ndërhyrje - TopicsExpress



          

BOTA: Kërkesa e presidentit Barack Obama për ndërhyrje ushtarake në Siri kalon provën e parë në Komisionin e Jashtëm të Senatit që ka miratuar një propozim të tillë me 10 vota pro dhe 7 kundër. Zv presidenti iranian, Hassan Rouhani ka uruar hebrenjtë për festën e Rosh Hashanah, i njohur si Viti i Ri hebraik, që festohet sot. Urimi është postuar në faqen e tij në Twitter. Vendet e punës dhe rritja ekonomike janë ndër temat në rendin e ditës për takimin dy ditësh të G20 që fillon sot në Shën Peterburg. Në programin e G20-s nuk parashikohet asnjë takim i veçantë mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, deklaroi sot nga Shën Petërburgu zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peshkov. “Papa Francesco ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin sirian Bashar al Assad”. Kështu shkruajnë sot mediat argjentinase. Por, ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga burime të Vatikanit.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 10:16:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015