Balotelli: Në dhjetor jemi në krye të tabelës Sulmuesi i - TopicsExpress



          

Balotelli: Në dhjetor jemi në krye të tabelës Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, beson se Milani mund të jetë në krye të tabelës deri në krishtlindje, pas këtij starti të keq të sezonit që e kanë pasur Rossonerët. Milani është në vendin e 12-të me bilanc të “qind për qindtë” prej pesë pikëve nga pesë ndeshje. Rossonerët kanë 10 pikë më pak se sa liderja Roma dhe Balotelli përkundër distancës parashikon një rikthim të kuq e zinjve. “Ne mund të rikthehemi deri në fund të vitit. Ne nuk jemi inferior ndaj askujt, ne duhet t’i ndërrojmë gjërat”. “Këtë sezon gara për titull do të jetë shumë e balansuar, do të jetë shumë e mirë. Nuk është më sikurse në ditët e Roberto Mancinit dhe Jose Mourinhos kur Interi ishte ekipi më i fortë në botë”. “Unë u largova nga Liga Premier për shkak se gazetat më goditën shumë. Tani, në Itali, gjërat s’janë më mirë. Por, jam i kënaqur që jam kthyer te Milani, klubi të cilin e kam mbështetur qysh si fëmijë”, ka thënë Balotelli. adm Vali
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 11:15:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015